ISHP: Personat me sëmundje specifike do marrin Pfizer dhe Sputnik V

J L

Që prej nisjes së vaksinimit masiv të popullatës, në vendin tonë janë imunizuar plotësisht një pjesë e madhe e grupmoshës mbi 60 vjeç dhe kategoritë e riskuara.

Përgjegjësja e planit kombëtar të vaksinimit në ISHP, Erida Nela shprehet se përveç kategorive të mësipërme po vaksinohen kryesisht me Pfizer edhe personat me sëmundje specifike.

Në vaksinimet që po bëjmë së fundmi me individë që janë të sëmurë, që kanë sëmundje specifike sipas listimeve që kanë bërë mjekët e familjeve. Po injektohet vaksina Pfizer, por kemi dhe vaksinën Sputnik”.

Nela tha se të gjithë qytetarët që marrin të dyja dozat e vaksinës anti-covid pajisen me kartelën e vaksinimit në portalin e-Albania.

“Të dhënat hidhen në sistemin informativ të vaksinimit me të gjitha detajet e individit duke u futur tek aplikacioni e-Albania dhe mund të kërkojnë kartelën e vaksinimit, por aty del vetëm nëse i kanë bërë të dyja dozat. Është një kartelë që mund të shkarkohet”.

Me ritmet e shpejta të procesit të vaksinimit, Ministria e Shëndetësisë synon që brenda një muaji të jenë imunizuar plotësisht 1 milionë qytetarë.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • Personat me semundje specifike, kane absolutisht prioritet te larte bilete, per udhetim ne Boten tjeter nepermjet vaksines e cila nuk eshte vaksine!

    Kush i do neper kembe keta ngrenes e frymore te padobishem?

  • Ju jeni te pa fytyre dy dite rjesht kemi pritur nga Ora 9 deri ne 12 dhe vaksina nuk ka patur per te gjithe pensionistet ne sheshin skenderbej.nuk informon njeri,duhet te bejne te dyten dhe po na kalon afati i percaktuar.ku eshte ministrja pse nuk ka organizim,apo mbare an zgjedhjet dhe kaq ishte ,jeni mashtrues te pa fytyre te pa afte.nuk jeni ne gjendje te organizoni nje vaksinim normal si gjithe bota.nuk ju fajsojme per sasine e vaksinave po aq sa jane ti menaxhoni kush Ben te paren kush te dyten.personeli tek sheshi skenderbej ka frik te flasi,te trembur.pse?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *