“Ishte dhelpër, na e punoi”/ Iu vra motra, vëllai i Sabrina Bengajt i tronditur: Qoftë e fundit

Ornela

Vëllai i Sabrina Bengajt, Armando Bengaj ka qenë i pranishëm në protestën para Ministrisë së Brendshme në Tiranë, për motrën e tij të ndjerë.

I tronditur nga humbja e motrës, Begaj deklaroi për “Zona Zero” në Top News se kërkon drejtësi për krimin makabër.

“Ne kërkojmë drejtësi për këtë ngjarje të tmerrshme. Qoftë e fundit në shtëpinë time. Nuk kam se çfarë të them më”, tha ai.

Më tej, Armando ka deklaruar se ish-kunati i tij, Elton Metaj ka qenë një dhelpër që e luajti mirë rolin.

‘’Ata janë fajtorët që e nxorën nga burgu atë. Edhe ai doktori në burgun e Zaharisë që gjoja ka qenë i sëmurë, ai ka qenë një dhelpër që diti ta luajë mirë rolin. Na i punoi shumë bukur, neve. Na i punoi mbrapa krahëve”, tha Armando Bengaj.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *