Ishte i panevojshëm

redaktor

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

 

Jehona e një kongresi gati të panevojshëm e një klishe kongresesh. Për ne socialistët e thjeshtë nisi si një furtunë në gotë e përfundoi vetëm me gotën bosh. Asnjë surprizë. Kjo historia e kongreseve nuk ngroh më njeri. Së shumti është një miting elektoral. Unë e kam thënë disa herë që “kongresi” i një partie janë zgjedhjet. Çdo dy vjet lidershipi, por edhe vetë partia teston veten me vota popullore. Nuk ka kongres në botë që të ketë më shumë se 2000 votues. Në zgjedhje janë më shumë se 500.000 të tillë. Nuk ja vlen fare të votosh për kryetarin një herë në katër vjet kur ai votohet çdo dy vjet. Jam i sigurt që edhe dje u “krye” votimi. Po të ishte i fshehtë mund të ishin shtuar edhe disa vota kundër, por Edi Rama e kishte fitoren të garantuar. Atëherë, kur rezultati dihet, për çfarë vlen ndeshja? I vetmi që “fitoi” diçka ishte z. Blushi. Së pari testoi se sa peshë kishte në PS dhe realizoi një tip fushate elektorale për të shpalosur idetë e tij që do t’i duhet kur të krijojë një parti të tijën. Unë do ta këshilloja të priste zgjedhjet e ardhshme e në varësi të rezultateve të vendoste për më tej. E në fund, për ta mbyllur po them që ajo puna e referendumit është pesë me hiç. Po të dëshirojë kush ja them qysh sot rezultatin. Por nuk besoj se do të ma kërkojë njeri pasi të gjithë e marrin me mend. Edhe vetë z. Blushi. Profeti

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *