“Ishte kthyer në Berat, që t’u shërbente prindërve me Covid”, Flasin mjekët për vdekjen e 27-vjeçares: Kishte 90% të mushkërive të prekura

Ornela

Një e re 27-vjeçare u nda dje nga jeta pasi humbi betejën me COVID-19. Ditën e sotme janë mësuar të tjera detaje për ngjarjen e rëndë ndërkohë që kanë folur edhe mjekët e spitalit.

Ariola Sakollari (Gjeçi) u prek nga koronavirusi 3-javë më parë dhe fillimisht u shtrua në repartin e COVID-19 në Spitalin Rajonal të Beratit. Burimet zyrtare të Spitalit Rajonal të Beratit konfirmojnë se e reja mbërriti në këtë spital në gjendje kritike për jetën.

Mjekja infeksioniste në Repartin Covid-19 të Spitalit Rajonal të Beratit, Etleva Vila deklaron se, vajzës i është dhënë ndihma e shpejtë dhe pas ekzaminimeve ka rezultuar se 27-vjeçarja kishte 90% të mushkërive të prekura nga Covid-19.

“Pasi i është dhënë ndihma e parë, i janë bërë ekzaminimet e mundshme ku përfshihet Check-Up dhe skaneri ose CT-ja pulmonare që i themi ne. Pasi dolën përgjigjet për skanerin, shohim që rreth 90% e mushkërisë ishte me pneumoni intenseciale bilateral që tashmë është e njohur që është në kuadrin e Covid-it. Pasi konstatuam se gjendja e saj shëndetësore ishte kritike, ne si mjekë konkluduam në nisjen e saj me urgjencë me autoambulancat e Spitalit Rajonal Berat drejt Spitalit Infektiv COVID-19 në Tiranë”-, ka deklaruar mjekja Vila.

Duke marrë shkas nga rastet e shtuara të të prekurve me COVID-19 në qarkun e Beratit, mjekja Vila ka deklaruar se, pjesa më e madhe e rasteve ka qenë e qëndrueshme dhe janë trajtuar në Repartin COVID-19 në Spitalin e Beratit, ndërsa rastet e rënduara janë dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin Infektiv në Tiranë.

27-vjeçarja nga Berati Arjola Cakollari jetonte e punonte prej kohësh në Tiranë dhe ishte kthyer në Berat për t’ju shërbyer në shtëpi prindërve që ishin të prekur me COVID-19. Gjatë kohës që vajza u ka shërbyer prindërve është infektuar edhe vetë nga virusi që i mori jetën dy ditë më parë. 27-vjeçarja Ariola Cakollari gjeti vdekjen mbrëmjen e së martës në Spitalin Infektiv COVID-19,ku ndodhej e intubuar.

Sipas mediave edhe motra e saj eshte e shtruar ne gjendje te rende.

Mes dhimbjesh dhe lotësh nga të familjarë,miq e të afërm Ariola u përcoll dje në mesditë për në banesën e saj të fundit.

o.j/dita

Share This Article
25 Comments
  • 100% e te intubuarve vdesin. Si ka mundesi?

    Kjo shpjegohet vetem nga fakti se ata po vriten qellimisht nga personeli i Spitaleve. Po te investigohet kartela e trajtimit te nje pacienti, duke filluar me momentin e intubimit do duket qarte qe procedura shkakton vdekje te c’do person, qofte ai/ajo eshe 100% i shendetshem. Ky eshte edhe gjenocidi qe po ndodh neper Spitale e jo vetem ne Shqiperi.

    Dikush do pyese po perse e bejne kete? Spitalet marrin mijera Euro shperblim per c’do lloj vdekje e klasifikuar si vdekje Covid, si dhe marrin 3 fish aq per c’do pacient te intubuar. Keto para shperndahen si bonuse te personeli.

    Kjo eshte vrasje me pagese e te gjithe po heshtin, sepse te gjithe po mbushin xhepat. E gjithe kjo po behet ne rang Boteror per te justifikuar mashtrimin Covid.

    Me vjen keq qe e them, por vajzen e kane vrave dhe qe ta provoni kete investigoni proceduren e trajtimit me respirator si dhe te gjitha injeksionet qe i jane dhene gjate intubimit.

    • Jo nuk eshte vrasje nga spitali. Njerzit duhet te mbrohen, te mbrojne te tjeret, te zbatojne keshillat.

    • Gjynaf e shkreta vajze -Humbi jeten kaq e re

      Vendosni maskat kur punoni me te semuret nga COVID dhe maskave ju vendosni nga brenda edhe ndonje shtrese karpecete , qe te ritet trashesia e maskes per te ndikuar sadopake ne mos depertimin e virusit

      Ngushellime familjareve !

    • Populli, kjo teori e marrjes se parave per cdo vdekje duket si filmat horror te Hollivudit! Si u dhuronkan para per vdekje (vrasje)?! Ndoshta ka fonde te ndihmes mjeksore, qe bazohen ne statistikat e te prekurve, por jo pagesa per vrasje! POR, edhe sikur te kete te tilla pagesa, duke pranuar se ka mjaft te cmenduar nga ata qe duan te drejtojne te gjithe boten, kur ky urdher te shkoje tek personeli mjeksor do te ngece, biles do te dale menjehere jashte! Dhe, edhe sikur te ekzistoje nje pagese e tille dhe te zbatohet nga personelet mjeksore, keta do te linin te shkonin ne boten tjeter te vjetrit dhe jo te rinjte! E kupton pra, qe teoria e pageses eshte nje cmenduri e krijuar nga pakenaqsia!
      E verteta e ketyre vdekjeve te te rinjve qendron ne hyrjen e nje varianti te ri te virusit, me agresiv e rezistent! Duket se vendi yne nuk i ka mjetet e izolimit te virusit, perderisa nisen vetem nga parja e grafive!

      • O gzimo. Kam pershtypjen se mund te jesh njeri i mire, qe nuk i percepton dot horroret.

        Por nje keshille nga mua, te jesh i bindur se jane pjese e realitetit ku jetojme. Hollivudi nuk ja fut kot me filmat qe ben. Dicka dine dhe ata.

  • Qe te shtoj dicka tjeter ketu, pneumonite shkaktohen ne pergjithesi nga infeksione ne mushkri. Infeksionet jane pasoje e shumimit Bakterial dhe rralle kane lidhje me Viruse. Nje skaner nuk tregon asgje neqoftese infeksioni eshte shkaktuar nga bakterie apo virus. Zakonisht keto lloj infeksionesh trajtohen me antibiotike, te cilat i pershtaten llojit te bakterit qe shkaton infeksionin. Asnje prej atyre qe vdesin nuk ju eshte marre kulture apo moster gjaku qe te analizohet nga nje mikroskop i fuqishem per te izoluar virusin Covid-19 qe thone keta. Kjo sepse ky lloj virusi nuk eshte vene re e izoluar kurre si Pathogjen. Ky fakt eshte pranuar edhe nga CDC e OBSH. I keni ne faqet zyrtare te tyre.

    I gjithe ky mashtrim bazohet vetem ne testet RT-PCR, te cilat nuk jane per izolim pathogjeni por eshte proces amplifikimi per analizim materiali gjenetik. Neqoftese procesi PCR amplifikohet mbi 45 here, pothuajse te gjithe dalin pozitive. Por pozitive per c’fare? Per material gjenetik DNA apo RNA qe te gjitha qeniet e gjalla kane ne qelizat e tyre. Duke luajtur procesin e amplifikimit, ca i nxjerrin Pozitive e ca Negateve.

    • @Populli
      Pse flet per gjera qe nuk i kupton
      Si mund te te vrase “respiratory”?!
      Si mund te mendosh se dikush vret dike vetem qe te marre nje bonus ne fund te muajit?!

      • Lexo kete linkun poshte se ta shpjegon shume mire po e kuptove se c’fare shkruhet.

        https://www.webmd.com/lung/ventilator-complications#1

        Sa per pyetjen qe ben, Ventilatoret qe perdorin i programojne qe te rrisin presionin gradualisht duke shkaterruar mushkrite. Gjithashtu nje sasi e madhe e Oksigjenit qe mund te administrohet eshte toksike dhe demton rende mushkrite.

        • Te kam thene edhe here te tjera : hiqe ate pseudonim “populli” , se turperove te gjithe popujt e botes , nuk mund te flase me nick-name populli , nje idiot i shkare nga trute qe ne lindje . Une jam mjek dhe lexuesit meritojne nje sqarim te teknik . Intubimi i te semureve me covid , eshte gjendja me e rende dhe stadi i fundit i kesaj gjendje . Vendet e zhvilluara evropiane (pra BE-ja) , sherimin dhe daljen nga intubimi e ka 28% , pra ne 100 te intubuar , shpetojne vetem 28 te semure . Shqiperia e ka 22% , qe nuk eshte shifer shume e ulet ne krahesim me BE-ne dhe ne linje me vendet e tjera te ngjashme me neve . Tjeter gje , pneumonite e shkaktuara nga covidi , jane virale , sepse edhe vete covidi eshte nje pandemi virale dhe si te tilla , pneumonite virale nuk jane te sherueshme nga perdorimi i antibiotikeve , siç ndodh ne rastet e pneumonive bakteriale te cilat jane te ndjeshme ndaj antibiotikeve (pra , te sherueshme) , prandaj edhe vdekjet nga pneumonite virale jane shume me te larta , sepse nuk kane ç’ti bejne antibiotiket , sado te fuqishem qofshin . Sa per ate qe thua ti , more zagar i felliqur , qe personeli mjekesor , i vret me dashje te semuret , turp e faqe te zeze te kesh , qen i zgjebosur e legen i shpuar . Personeli i gjithe botes , more idiot i lindur , perbehet nga njerez , madje nje pjese e tyre , ata me sentimentalet , derdhin lot per vdekjet qe ndodhin ndersa nje pjese tjeter , kane pesuar depresion nga vdekjet e shumta qe i kane ndodhur ne pavjonet ku punojne , nje pjese tjeter personeli mjekesor , jane semurur e kane vdekur . Ne Itali , nga fillimi i pandemise e deri me sot , kane vdekur gjithsej 305 mjeke dhe rreth 300 te tjere personel i ulet njekesor te infektuar me covid ne pavjonet ku punojne , ndersa , si Evrope , kane vdekur 8800 personel mjekesor deri ne diten e djeshme . Tjeter , te arrish te thuash , qe spitalet marrin leke per çdo vdekje dhe keto leke i ndajne midis tyre personeli mjekesor , ti duhesh lidhur e mbyllur ne nje burg psikiatrik . Po kush i paguan keto leke per te vdekur sa me shume njerez ? Kush shtet na qenka i interesuar te vrase njerzit e vet ? Perfundimisht , ti , si i shkare nga trute qe je , vazhdo te shkruash (nuk te ndalojme dot) vetem hiqe nick-un “populli” , se i vjen per te vjelle lexuesve kur te lexojne .

          • Ti Epidemiollogu qenke nje sherbetor i devotshem i elites se Londres.

            Qe ne 1981 e ka paralajmeruar elita boterore me qender ne Londer ne kete liber pandemine imagjinare te covidit:

            https://insajderi.com/libri-i-vitit-1981-qe-parashikoi-ardhjen-e-koronavirusit/

            Covidi nuk ekziston.

            Mos harro qe kjo elita e Londres ndau edhe kufijte e Shqiperise ne 1913 edhe eshte pergjegjese per politiken e cmendur ne Shqiperi pas 1990 ashtu si edhe ne te gjitha vendet e botes se i komandon te gjitha qeverite ne bote.

          • Meqenese qenke mjek, mund te na sqarosh se perse ai qe shpiku testin PCR, biokimisti Kary Mullis ka thene se procedura Laboratorike RT-PCR e tij nuk mund e duhet te perdoret per izolim te nje pathogjeni viral.

            Gjithashtu, eshte fakt qe pathogjeni Covid-19 nuk eshte izoluar kurre nen nje Mikroskop Elektronik. Te te gjitha mostrat e analizuara me mikroskop nga Tamponet pozitive gjoja me Covid-19, jane vene re vetem viruset Influenza A dhe influenza B ose gripi sezonal.

            Si mjek qe je duhet te kesh turp qe mbron nje mashtrim. Kuptohet neqoftese je i afte e kupton per c’fare behet fjale. Se ka plot mjeke te cilet kane rene pre e mashtrimi nga propaganda 24/7 e Covid-19.

            Mos u tremb nga e verteta. Ajo eshte aty e nje dite do te dale pertej genjeshtres, manipulimit e propagandes se axhendes Covid-19.

      • Ate thashe edhe une me siper. Por ti lexove vetem ate qe te intereson ty, pastaj e stakove mendjen se nuk pershtatet me programimin e kutine tende prsonale.

    • Populli . te gjitha ca thua ti jane genjeshtra.

      Mos bej propagande, se nuk do askush qe te vdesin njerez ,
      me ato teorite makabre qe fut ti aty, te mbushura me ato genjeshtrat e tua te pista
      por qe natyrisht ka edhe neglizhime tek tuk.

      Dhe ate qe thua per antibiotikun nuk eshte e vertete ,se antibiotiku nuk vepron fare tek Viruset. Ndaj mos fol kot

      • Mondi, ku e di ti qe ato qe them une jane genjeshtra?

        Pa mendohu pak thelle edhe per anen tjeter te medaljes pertej propagandes e manipulimit. Gjerat nuk jane vetem bardh e zi, kane edhe ngjyra, apo jo?

  • Lëre në hallin e vet të budallallëkut.
    Nuk mkaftonb fatkeqësija por duhet të durojmë edhe këta keqdashës që u ndërsehen mjekëve.
    Ata po luftojnë me këtë murtajë për të shpëtuar jetë, me aq sa munden. Kjo gjë ndodh gjithandej nëpër botë.
    Ngushëllime të veçanta familjarlarëve për këtë humbje të njeriut të dashur. Kurajo!

    • Beni publike kartelat klinike te precedurave duke vendosur dhe parametrat e respiratoreve , neqoftese ekzistojne, te trajtimit te pacienteve te intubuar qe kane humbur jeten gjate 2020 e ne vazhdim. Keto jan e duhet te jene faktet konkrete dhe je perrallat e propaganda e mirepaguar Covid-19 qe i sherben nje axhende te caktuar politike Globale.

      Eshte e thjeshte kjo. Nxirrni kartelat e c’do mjek qe vlen emrin mjek do ta kuptoj ne eshte vrasje apo vdekje nga Covid-19.

  • Zot na fal, por prinderit, ne asnje menyre nuk duhet ti kishin futur vajzat ne shtepine, ku qendronin te infektuar. Se lexova. qe. vajzat ishin ngritur nga Tirana,per tu ardhur ne ndihme. Ndihma duhej te konsistonte ne pazare dhe gjelle te lena pas dere. Nese ishin më keq, te ishin shtruar ne spital.
    Kjo semundje kalohet ne shtepi, duke i bere vete hyzmet. E kam
    provuar. Po kush ka temperature mbi 38,5 per dy dite rresht te kerkoje ndihme nga spitali urgjentisht. se eshte shenje, qe semundja po perparon. Vete pata 38.5 vetem nje
    dite dhe me ka mbajtur 37.5 per 17 dite, deri sa me leshoi. Por duhet te theksoj, qe mora antibiotike dhe paracetamole e aspirina , per aq kohe sa mu desh ti merrja.

    • Cila semundje o fyell?

      Paske zbuluar nr 2020-en se njerezit mundet te kene edhe temperature? Nuk ekzistonin temperatura e semundjet apo infeksionet para 2020. Fare! Zbuluam ne 2020-en se njerezit edhe semuren po edhe mund te vdesin nje dite. Gjera te papara ndonjehere keto.

      Ti gezosh suflaqet, po te dergoj edhe nje paca si bonus nga mua kjo. I meriton.

  • Ose ju nuk mbushni, ose do jeni nga ata qe degjojne ate karafilin me mbiemrin Cako ose mund te jeni ai vete

    Une nuk lexoj WebMd – ajo eshte per njerez qe duan nje informacion te pergjithshem dhe kaq, per njerez qe nuk kuptojne shume nga mjekesia dhe kete jua them jo per t’ju fyer.

    Une jam mjek. Punoj larg nga vendlindja, kam dekada qe jam larguar dhe kam kaluar me pak se gjysmen e viteve qe kam mbi kurriz ne Shqiperi..Une informacionin e marr perdite, sa te shtruar jane ne sistem, sa vende ka bosh ne reanimacion ne sistem, cila eshte rruga me a shpejte e transportit – ajer apo toke, sa ventilatore jane te disponueshem etj,etj,etj
    Une nuk mund te gjykoj nje inxhinier nese e ka bere projektin gabim apo, jo – nuk kam njohuri edhe sikur te lexoj dy apo tre artikuj. Po keshtu edhe ju nuk mund te debatoni me njerez qe merren me kete pune dite e nate. Ketu njerez te tille i quajme Doktor Google

    Une nuk kam patur frike ne gerxhet e Tropojes e te Kukesit ku te cante ujku dhe ariu, e ecja i vetmuar naten per pacientet. Nuk pata frike kur na kane vene revolen ne koke ne spital atehere kur filluan vrasjet e para, po kjo situate tani me tremb. Me tremb ngaqe akoma ka njerez te kalibrit tuaj qe nuk duan ta besojne cfare po ndodh.
    Une i shoh perdite si vdesin dhe fajin nuk e ka ventilatori zoteri. Ventilatori eshte shpresa e fundit, dhe si nje makine ka nje kapacitet te kufizuar – dhe kur mushkerite e te semurit humbasin elasticitetin ventilatori nuk ka c’ben me. I veme edhe ne ECMO, kur ventilatori nuk ka cfare afron – dhe prape resultatet jane ato qe jane. Ventilatoret kane dekada te tera qe perdoren dhe nuk mund te kthehen ne arme te shfarosjes ne mase.

  • Mos mendoni se do shpetoni nga drejtesia per gjenocidin Covid qe po kryeni neper Spitale.

    Do te vije dita do te peballeni.me drejtesine. Do jete teper e hidhur per ju, po c’fare po mbillni do te korrni.

    Ju genjen mendja o te mjere, po ju genjen mendja!

    Mjere ju!

  • @popull kam frikë se lodhesh kot me bagëtitë e shkreta që e kanë gëlltitur propagandën frenetike të plandemise me një frymë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *