Ishte kthyer në makth për banorët, arrestohet shqiptari

Gazeta Dita

Policisë italiane i është dashur ndihma e ekipeve zjarrfikëse për të arrestuar një 42-vjeçar shqiptar që ishte kthyer në tmerrin e zonës ku vepronte, për shkak të vjedhjeve që kryente.

Ngjarja ka ndodhur në Prato, ndërsa mediat italiane nuk japin të dhëna mbi identitetin e shqiptarit të arrestuar. Ai kishte grabitur disa bizhuteri në një apartament, kur fqinjët kanë lajmëruar policinë, pas zhurmës që kanë dëgjuar.

Shqiptari ka tentuar të largohet përmes çatisë, por tentativa e tij ka qenë e kotë, për shkak se kanë ndërhyrë ekipet zjarrfikëse që bënë të mundur ndalimin e tij.

Media italiane shkruan se 42 vjeçari kishte edhe dy bashkëpunëtorë në vjedhjet që bënte, por ata ende nuk janë kapur.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *