Ishte në gjendje të rëndë, 71-vjeçarja me COVID-19 nxirret nga intubimi

Ornela

Për herë të parë pas 5 javësh, spitali “Shefqet Ndroqi”, ose ndryshe spitali COVID 2 arrin të nxjerrë nga intubimi, pra nga frymëmarrja e drejtuar një person. Eshtë një grua 71-vjeçare, e cila ishte prej 2 javësh e intubuar.

Ajo ishte sjellë në Sanatorium nga spitali Infektiv për një trajtim më të specializuar.

Aktualisht gruaja trajtohet me oksigjen dhe vazhdon të jetë nën mbikëqyrjen e mjekëve. Në total në Sanatorium janë 9 persona. Me daljen e 71-vjeçares nga intubimi, mbeten dhe 4 persona të tjerë në intubuar.

Më herët nga terapia intensive në Sanatorium janë nxjerrë edhe dy persona të tjerë nga terapia intensive në pavijon, në gjendje të mirë shëndetësore, të cilët më parë nuk ishin të intubuar por ishin me frymëmarrje me oksigjen.

O.J/DITA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *