Policia e Durrësit ka arritur të vërë në pranga një 33-vjeçar nga Durrësi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
I arrestuari është shtetasi me inicialet, O.K. 33 vjeç, banues në qytetin e Durrësit, ndërsa është dënuar nga Gjykata e Bergamos në Itali, me 12 vite heqje lirie për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.
Arrestimi i 33-vjeçarit erdhi për llogari të shtetit italian, ndërkohë që po përgatitet edhe ekstradimi i tij për në Itali.
Policia shprehet se materialet e rastit janë referuar në Prokurorinë e Durrësit, për veprime të mëtejshme.
