Ka ndërruar jetë të dielën në moshën 72-vjeçare, Marsel Skëndo, një nder biznesmenët e parë të Shqipërisë post-komuniste.
Ai prej pak kohësh vuante nga një sëmundje, që sot i mori dhe jetën.
Marsel Skëndo, njihet si një ndër pionierët e kapitalizmit të ri shqiptar, duke hapur bizneset e para në Tiranën e post-komunizmit, fillimisht duke sjellë mallrat e para të huaja në tregun e varfër shqiptar e më pas duke krijuar një ndër kompanitë e para ajrore në vend, Ada Air.
Marsel Skëndo dha një kontribut të rëndësishëm në ngritjen e medias elektronike në vend, pasi ishte një themeluesit e Televizionit Klan.
La pas bashkëshorten dhe tre fëmijë.
i.b. / dita

I perjetsjem Kujtimi i Marsel Skendos, nje nga Themeluesit e Tv.KLAN*sa medias shqiptare…Ngushellime familues sa dashamiresve. Me *Pasuesit veterane*te Torontos, *Pasuesi veteran 85 vjecar*… shpreh ngushellime.
Aman, mos harroni të thoni se e mbyti koronavirusi. Sepse nuk na besohet më se njerëzit vdesin edhe për shkaqe të tjera.
RIP. Me parate e te ndjerit u be klan tv, por malokeria ja grabiti. Nuk mund te fitonte qytetaria ndaj fshatareve!
Marsel Skendo e filloi biznesin si ortak I Zhyljen Roshe, ish keshilltar i Fransua Miteranit, presdient i Frances. Ne regjimin e E.Hoxhes Marseli ishte korrieri qe transportonte valixhen diplomatike me dollare France-Shqiperi, te cilat fitoheshin nga biznesi i veglave bujqesore qe prodhonte Uzina “Traktori”, dhe qe nepermjet Frances eksportoheshin ne kolonite franceze ne Afrike. Jane ato transaksionte qe askush nuk i di se si vinin e shkonin qe Marseli me Roshe, hapen fillimisht resortin turistik Mak Albania, ne Golem, vijuan me nje rrjet tregetar ne Tirane, i pari tek Blloku i Ambasadave dhe me pas linjen ajrore “Ada Air”. Nuk di pse, por qeveria e Meksit e arrestoi dhe Marseli me raporte mjekesore e kaloi disa muaj i shtruar ne spitalin e burgut. Me pas nuk di si shkoi puna e tij. Me nje fjale Skendo ishte biznesmen i pare ose nder te paret e Katovices se Ramizit. “Kapitalistet do te behen nga ne komunistet se ne e krijuam asurine kombetare socialiste…”, kishte ne themel ajo platforme, dhe qe pas renies se regjimit, do duhej te kalonte ne duart e bijve e bijave te tyre, nuseve apo dhendureve. Keshtu na u be, qysh ne ditet e para te pluralizmit kapitalist M.Skendo, K.Kokedhima, L.Bregasi (krushku i I.Hoxhes), A.Kucana (dhender i H.Toskes), I.Ferra dhender i H.Çelikut etj etj.