Një tragjedi është shënuar në orët e vona të mbrëmjes së mërkurës në brigjet e Barit.
Mediat italiane shkruajnë se si pasojë e një aksidenti, të shkaktuar nga trazirat e detit është fundosur një anije rimorkiator.
Si pasojë rezultojnë të zhdukur 5 persona.
Sipas raportimeve, anija kishte destinacion Shqipërinë.
Komandanti i anijes, i identifikuar si një 63-vjeçar nga Katania u shpëtua nga një tjetër anije që shkoi menjëherë në det të hapur, pasi mësoi ngjarjen.
Ndërkohë vijojnë ende kërkimet për gjetjen e personave të tjerë të zhdukur.
Në afërsi të vendit ku ndodhi fundosja, ndodhen 5 anije kërkimi dhe një helikopter nga ajri.
j.l./ dita
