“Ishte një punë e brendshme”, ish roja zbulon kush e vrau Kennedyn

Ornela

Regjisori amerikan Oliver Stone ka zbuluar detajet e një rrëfimi në lidhje me vrasjen e John F. Kennedy. Ish agjenti i Qeverisë së  SHBA-së vendosi t’i rrëfente ato çfarë dinte pak para vdekjes.

Njeriu, i fshehur nën pseudonimin “Ron”, tha se ishte pjesë e trupës së rojeve presidenciale të asaj kohe dhe pohoi se “dikush nga ekipi i tij kishte qëlluar presidentin”, raporton Daily Mail. Regjisori thotë se Ron kontaktoi me të për herë të parë përmes disa letrave, pas shfaqjes së filmit “JFK” në 1991, ku hedh hipotezën se vrasja e Kennedyt ishte produkt i një komploti qeveritar.

57c3e8a3c361889a098b4671
Oliver Stone

Më vonë, pasi u njohën personalisht, ish veterani i sëmurë me kancer vendosi të ndajë sekretin, që deri në atë moment dihej vetëm nga djali i tij. Sipas vetë Ron, goditja fatale ishte “një punë e brendshme”, e kryer nga një snajper që i përkiste rojeve të sigurisë i ngarkuar për të ruajtur perimetrin. Stone shton se fillimisht ishte skeptik në lidhje me pretendimet e ish zyrtarit për shkak të numrit të madh të teorive dhe akuzave në lidhje me vdekjen e Kennedyt.

Megjithatë, ai thotë se arriti të shuante dyshimet kur konstatoi se Ron ishte marinar në Vietnam, për të cilën u bind kur dëgjonte zhargonin e tij ushtarak dhe detajet e ndërlikuara, që regjisori i përshkruan si “të besueshme dhe shumë autentike”. “Skenari që tregon (Ron) është shumë praktik. Kjo do të ishte mënyra se si unë do ta bëja nëse do të më duhej të bëja diçka të tillë”, shton Stone.

US film director Oliver Stone speaks before press in Tokyo on August 12, 2013. Stone visited the atomic-bombed cities of Hiroshima and Nagasaki last week as he published books of "The Untold History of the United States" with Peter Kuznick, professor of history at American University.   AFP PHOTO / Yoshikazu TSUNO        (Photo credit should read YOSHIKAZU TSUNO/AFP/Getty Images)

Edhe pse regjisori i famshëm nuk e di arsyen kryesore pse Ron vendosi të bëjë këtë rrëfim, pohon se në takimin e fundit me të në një hotel në Rochester, në Nju Jork, ish veterani “nuk donte para dhe as famë” dhe se veproi vetëm me ndërgjegje. Detajet e rrëfimit janë njohur për herë të parë nga Matt Zoller Seitz, biografi i Stone, dhe do të ekspozohen në librin me titull “The Oliver Stone Experience” që do të dalë në shitje më 13 shtator. /DITA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *