Kaluam 8 vjet me Berishën, nuk ishin 8 muaj, as 8 tre mujore, as 8 gjashtë mujore, por plot 8 vite. Të mjaftueshme për një lider, apo dhe për një forcë politike për të drejtuar një vend dhe për të zbatuar një program elektoral afatmesëm e afatgjatë. Në këto 8 vite, Berisha vinte për herë të dytë në drejtimin e këtij vendi. Hera e parë ishte përmbysja e sistemit komunist dhe Berisha e forca politike që ai drejtonte, Partia Demokratike, u mirpritën dhe u mbështetën nga populli. Këto ishin dy mandatet e para 1992-97, të cilat ai nuk i përfundoi, populli e largoi parakohe, sepse abuzoi me besimin që i dhanë duke instaluar me mashtrime sundimin personal të tij mbi institucionet. Ndodhi katraura, katastrofa e fillimvitit 1997, që do të mbetet si një njollë e zezë në historinë e këtij vendi. Dhe kjo katastrofë e ka emrin: “Vitet e qeverisjes së parë të Sali Berishës”. Populli u ngrit në një revoltë masive dhe e flaku këtë dështak.
Mirpo, populli i ynë thotë një shprehje të mençur: “Ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron!”. Berishës iu dha shans tjetër me ato mënyra trafikimi votash të njohura. Dhe sa konsolidoi pushtetin nisi avazin e vjetër. E bëri Gërdecin, 21 janarin, korrupsionin masiv në administratë. Populli këtë herë e rrëzoi jo me pushkë, por me votë plebishitare, votë të unitetit kombëtar. Rrugë të mbarë qeverisjes së re !
Letër e nënshkruar: Jovan Bizhyti
