Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 56-vjeçari nga Kavaja

DITA Online

 

Policia e Tiranës ka arrestuar një 56-vjeçar nga Kavaja që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.

Ai është Tafil Vokrri, ndaj të cilit është lëshuar urdhër-arresti nga Gjykata e Katanxaros në Itali në Nëntor të vitit 2015.

Gjykata italiane ka vendosur arrest me burg ndaj 56-vjeçarit.

Tafil Vokrri kërkohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale, trafik droge dhe trafik të armëve.

Ai do të ekstradohet në Itali për t’u përballur me procesin gjyqësor ndaj tij.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *