Një 23-vjeçare, e cila prej gati 3 vitesh ishte larguar nga banesa në Shënavlash i Durrësit, është kapur dje në aeroportin e Rinasit.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasja me inicialet K.C., ishte larguar nga banesa në datë 22.09.2014.
Gjatë deklarimit të dhënë para Oficerit të Policisë Gjyqësore e reja kishte pohuar se ishte larguar me dëshirën e saj, si emigrante në Gjermani.
Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

te keqen e titullit !!!
Fjala “kapet” perdoret per ata individe qe jane ne kerkim nga policia per llogari te drejtesise .
Personi ne fjale ishte ne moshe madhore kur u largua dhe eshte e drejte e saje te levize e jetoje kudo.