Greqia i drejtua të enjten kreut të Kombeve të Bashkuara me pretendimin se Turqia po sfidon drejtpërdrejt sovranitetin e saj mbi ishujt në lindje të Detit Egje dhe po ndjek një politikë armiqësore dhe “revizioniste” që po destabilizon rajonin.
Në letrën prej katër faqesh që mban datën 25 maj, drejtuar sekretarit të përgjithshëm Antonio Guterres, dhe e nënshkruar nga përfaqësuesja e përhershme e Greqisë në OKB, Maria Theofili shkruhet:
Greqia i bën thirrje solemnisht Turqisë që të ndalojë vënien në dyshim të sovranitetit të Greqisë mbi ishujt e saj në Egje, veçanërisht nëpërmjet pohimeve të pabaza dhe historikisht të rreme (dhe) të përmbahet nga kërcënimi i Greqisë me luftë.
Greqia dhe Turqia kanë pasur mosmarrëveshje për dekada mbi kufijtë detarë, por tensionet mes tyre u rritën në vitin 2020 pas intensifikimit të kërkimeve për naftë dhe gaz në Mesdheun lindor.
Turqia kërkon që Greqia të çmilitarizojë ishujt e saj lindorë, mbajtja e veprimit kërkohet sipas traktateve të shekullit të 20-të që ia dhanë sovranitetin e ishujve Greqisë.
Qeveria greke e quan kërkesën një keqinterpretim të qëllimshëm dhe ka akuzuar Turqinë, një anëtare e NATO-s, se po shton veprimet armiqësore në këto zona.
“Aktet tepër kërcënuese nga Turqia (përfshijnë) fluturime të përsëritura mbi territorin grek nga avionë luftarakë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar”, thuhej në letër.
Mosmarrëveshjet greko-turke kanë të bëjnë kryesisht mbi të drejtat e shpimeve për naftë dhe gaz në Mesdheun lindor, veçanërisht rreth ishujve grekë pranë vijës bregdetare të Turqisë.
Një mision zbulues turk dy vjet më parë shkaktoi një përplasje të tensionuar detare që aleatët perëndimorë paralajmëruan se rrezikonte të përshkallëzohej në një konflikt ushtarak.
Në përgjigje të krizës energjetike të përkeqësuar nga lufta në Ukrainë, Greqia është zotuar të anulojë përkohësisht nxjerrjen e qymyrit dhe të përshpejtojë kërkimin e hidrokarbureve përgjatë vijës së saj bregdetare në perëndim.
j.l./ dita

Perse shteti grek ben politike me 2 STANDARTE?
Perse nga Turqia kerkon respektimin e kufive ishullore sipas Marreveshjes se Lozanes 1923,kurse me Shqip[erine nuk i njeh Kufijte e vendosur nga Protokolli i Parisit dhe Firences 1926?Por i ben presion qeverive
Atdhemohuese shqiptare,TI DERGOJNE KUFIJTE E PERCAKTUAR EDHE NJEHERE NE GJYKATEN E HAGES?
Shqiptarët janë Osmanllinj
Allahu Ekber
KOMENTUESI SHQIPTAR DEMO KA SHKRUAR SAKTE.
Per çeshtjen e detit qeveria Berisha dhe qeveria Rama vune per interesat e tyre ne ankand Kufijte Detare te Shqiperise te percaktuar me Protokolle Nderkombetare Paris dhe Firence perpara 100 vjetesh.
SHTETI GREK VEPRON PER INTERESAT E VETA ME 2 STANDARTE TE KUNDERTA.
1-STANDARTI QE I INTERESON ME SHQIPERINE:
Obligon qeverite vasale antishqiptare te ndryshojne Kufirin e Percaktuar Detar perpara 100 vjetesh ne Paris e Firence qe te ndryshohet perseri Kufiri Detar Shqiperi-Ishulli Korfuz tani ne Gjykaten e Hages.
Zona ekonomike ekskluzive (ZEE) eshte rrjedhim i Kufirit Detar te percaktuar dhe Shellfit Kontinental ku Shqiperia ka te drejte krahasuar me ishullin korfuz dhe tre shkembinjte ishullor dhiapontiqia.
2-STANDARTI QE I INTERESON ME TURQINE:
Dergon letra ne OKB, USA, Europe, France, Gjermani qe Turqia mos te vere ne diskutim Kufirin Detar Turqi-Ishujt Grek sepse eshte percaktuar me Marreveshje Nderkombetare te Lozanes perpara 100 vjetesh.
Zona ekonomike ekskluzive (ZEE) eshte rrjedhim i Kufirit Detar te percaktuar dhe Shellfit Kontinental ku Turqia ka te drejte krahasuar me ishujt grek.
SEPSE SHELLFI KONTINENTAL (PLATFORMA KONTINENTALE) GJITHNJE ESHTE ME E MADHE PREVALON MBI ATE ISHULLORE. PER TA PERCAKTUAR SAKTESISHT KA SPECIALIST: (TOPOGRAF, GJEOLOG, GJEOGRAF, MATEMATICIEN) QE TA PERCAKTOJNE KONKRETISHT SIPAS RELIEVIT KONTINENTAL NENDETAR.
POR TE NDRYSHOSH KUFIRIN DETAR TE PERCAKTUAR ME PROTOKOLLE NDERKOMBETARE, NE NJE GJYKATE NDERKOMBETARE NE HAGE, SEPSE TE DETYRON GREQIA DHE I INTERESON GREQISE,
KJO ESHTE TRADHETI KOMBETARE NDAJ SHQIPERISE.