Ishujt grekë në afërsi me Turqinë kanë qenë porta kryesore hyrëse e qindra mijëra emigrantëve nga Siria dhe Iraku të përfshirë nga lufta prej disa vitesh.
Banorët kanë kontribuar jo pak për të mbijetuarit, duke u ofruar ndihma ushqimore, veshmbathje e sende të tjera emigrantëve që mësynë nga deti.
Janë pak kanë humbur edhe jetën, ndërsa varri i tyre i fundit ka qenë pikërisht në ishujt grekë. Banorët tashmë kërkojnë një “shpërblim” për këtë sakrificë; çmimin Nobel për Paqe.
Ata mbështeten edhe nga qeveria e tyre. Edhe peshkatarët e zonës kanë lënë shpesh punën e tyre për të ndihmuar në evakuimin e migrantëve e shumë prej tyre kanë shpëtuar më shumë njerëz se sa vetë autoritetet.
Sipas gazetës britanike “The Guardian”, akademitë e shquara nga Universitetet e Oksfordit, Princetonit, Harvardit, Cornellit dhe Kopenhagës po hartojnë një parashtesë në favor të dhënies së çmimit për banorët e ishujve të Lesbosit, Kosit, Kiosit, Samosit, Rodosit dhe Lerosit.
“Në ishujt e largët grekë, gjyshet u kanë kënduar bebeve të tmerruar në mënyrë që t’i vënë në gjumë, ndërsa mësuesit, pensionistët dhe studentët kanë kaluar muaj të tërë duke ofruar ushqim, strehim, veshje dhe rehati për refugjatët të cilët kanë rrezikuar jetën e tyre vetëm që të largohen nga lufta dhe terrori”, thuhet në peticion.
Afati i fundit është data 1 shkurt, ndërsa organizatorët kanë zhvilluar takime edhe me ministrin grek të emigracionit.
“Duke hapur zemrat banorët e këtyre ishujve kanë dërguar një mesazh të fuqishëm se humaniteti është mbi racat dhe nacionalitetet”, ka thënë Spyro Limneos, aktivit grek i grupit Avaaz.
