Ishulli grek i “VIP-ave” drejt rihapjes, nga 26 korriku shfuqizohet ora policore

Edlira Shehu
Mykonos, Greece - June 13, 2016: Typical Cyclades architecture found in Mykonos Town. Photo taken during the day and features a street with shops, cafes, and both tourists and locals walking on it.

Mykonos nuk do të jetë më nën masa të rrepta ndaj COVID-19. Qeveria greke ka reflektuar dhe nga 26 korrikut pritet të shfuqizojë të gjitha masat që ka ndërmarrë prej 17 korrikut.

Ndërhyrja erdhi për shkak të mosrespektimit të masave nga turistët në ishullin kozmopolitan, festat e shfrenuara dhe grumbullimet në klubet e natës apo restorantet.

Nga e hëna e 26 korrikut do të lejohet muzika dhe rihapen restorantet e lokalet. Po ashtu do të hiqet dhe ora policore e cila tani është 01:00 pas mesnate. 24 orët e para të masave të rrepta kanë sjellë edhe impaktin tek rastet me COVID-19, por gjithsesi situata do të jetë në monitorim dhe qeveria greke më pas do të dalë me njoftimin zyrtar.

 

e.sh/Dita

 

Share This Article
1 Comment
  • ke me besu tani se une dje lexova shtypin italian qe thoshte se Mikonos dhe Santorini, dy parajsat e luksit, jane me ore policore…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *