Ishulli i famshëm në Karaibe bëhet i gjithi i pabanueshëm pas shpërthimit të vullkanit

Rovena Cerka

Shpërthimi i vullkanit ka shkaktuar mbulimin nga tymi dhe hiri në ishullin e Shën Vincentit në Karaibe.

Vullkani në La Soufrière u aktivizua të enjten, ndërsa Kryeministri Ralph Gonsalves u kërkoi më shumë se 16,000 banorëve në zonat e ashtuquajtura të kuqe të evakuohen urgjentisht.

Ky është shpërthimi i parë në Shën Vincent që nga viti 1979. Më i keqi i regjistruar vrau më shumë se 1.000 njerëz në 1902.

Të evakuuarit u dërguan me anije në ishuj më të sigurt. Shumica e ishujve të Antileve të Vogla janë pjesë e një harku të gjatë vullkanik në Karaibet Lindore.

 

m.m/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *