Quhet North Sentinel dhe për turistët është parajsë e pazbuluar. Por ishulli i vogël me sipërfaqe 72 km katrorë është një “mollë e ndaluar”.
Ishulli shtrihet në arkipelagun në gjirin e Bengalës (Mes Birmanisë dhe Indonezisë). Sipas një legjende, kush tenton t’u afrohet brigjeve të tij do të gjendet nën një shi shigjetash.
Më tepër sesa një legjendë, kjo është me pak fjalë mënyra se si banorët i shohin të huajt. Banorët e ishullit, të cilët mendohet të jenë nga 40-400 njerëz, janë pasues të drejtpërdrejtë të komunitetit autokton të Afrikës, i cili daton rreth 60 mijë vjet më parë.
Gjuha që flitet atje ndryshon shumë nga ajo e zonës përreth, çka të bën të mendosh se kontaktet kanë qenë tepër të rralla.
Në vitin 2004, menjëherë pas cunamit që goditi Oqeanin Indian. Një helikopter i Marinës indiane tentoi të afrohet për të hedhur ndihma, por drejt tij u lëshuan qindra shigjeta.
Kontakti i fundit me këtë ishull është ai i vitit 2006, kur dy peshkatarë u vranë pasi u pikasën nga banorët duke peshkuar në ujërat pranë brigjeve të ishullit. Vetë qeveria indiane është dorëzuar dhe ka ndërprerë çdo lloj marrëdhënieje me këtë ishull, madje këshillon edhe turistët të mos u afrohen brigjeve të tij. / La repubblica / Përgatiti: Gazmira Sokoli





Sic eshte Lazarati ne Shqiperi
Po sikur te izolohet Lazarati, meqe ata nuk pranojne ligjshmerine dhe menyren e jeteses me rregullat e forta qe jane rregullatore te jeteses ne komunitet, sic jane duke i zbatuar popullsia perreth Lazaratit, a nuk eshte nje veprim i drejte?
Ky eshte nje ndeshkim i merituar per kultivuesit e droges ne Lazarat, pjelle e keqe e Popullit tone .