ISIS ekzekuton shqiptarin, nuk pranoi të luftonte në Siri

redaktor

Shqiptari Ervin Hasanaj është ekzekutuar nga xhihadistët pasi nuk pranoi të luftonte më në Siri.

I riu nga Sauku kishte shkuar në janar të vitit 2013 bashkë me gruan dhe dy fëmijët në Siri për t’iu bashkuar Shtetit Islamik, por pas muajsh të tërë luftime ishte zhgënjyer dhe donte të braktiste luftën, raporton Zëri.

Por ai është ekzekutuar dhe vdekja e tij u është mbajtur e fshehtë gruas Nexhmije Beka dhe dy fëmijëve të saj Fatime dhe Esma Hasanaj, përkatësisht 4 dhe 2 vjeç.

Hasanaj ishte rekrutuar nga Shteti Islamik për të kryer luftime në rajonin e Shamit, por realiteti ishte shumë zhgënjyes për të.

Por nga rrjeti rekrutues islamik nuk mund të dilet pa rrezikuar jetën dhe kështu i ka ndodhur edhe Hasanajt.

Ai është shqiptari i 17-të i vdekur në territorin islamik nga 90 shqiptarë të rekrutuar që do të luftonin për xhihad, transmeton gazeta Blic.

Vdekja e Hasanaj ishte konfirmuar nga antiterrori dy javë më parë ndërkohë që është zbuluar së fundmi se vdekja ka ardhur nga plumbat e atyre për të cilët ai luftoi deri para vdekjes.

Share This Article
7 Comments
  • Keqardhje per femijet dhe prinderit ! Per personin ne fjale…ate kerkoi,ate gjeti,ra deshmor ne rrugen e All-llahut 😛

  • Edne une jam me mendimin e komentuesit Helio.Per me teper desha te shtoj,se ai mendoi me shume per Allahun se sa per gruan dhe femijen e vet.O shqitare,mos u mashtroni keshtu.Apo, mos mendoni se Allahu do te mendoje per to.Edhe nje here: Mos u mashtroni.Per familjen tuaj,vetem ju duhet te kujdeseni.Ajo duhet te jete e shenjte per gjithesecilin.

  • Asnje keqardhje! Mercenaret kete fund duhet te presin. Sa per gruan dhe femijet te kujdesen familja e vet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *