ISIS-i sulmon trupat turke që ndodhen në Irak

Dita

Luftëtarët e Shtetit Islamik (ISIS) sulmuan sot trupat turke që ndodheshin në bazën ushtarake pranë Mosulit në veri të Irakut, duke plagosur katër ushtarë, raportoi sot agjencia shtetërore TRT.

Baza në Basheeqa ishte në qendër të tensioneve mes Bagdadit dhe Ankarasë gjatë javës së kaluar, ndërsa SHBA-ja i kërkonte dy vendeve të zgjidhnin problemet e tyre dhe të fokusohen në luftën kundër ISIS-it.

Qeveria turke është shprehur se “ushtarët e saj në Irak janë në mision trajnues dhe po punojnë me grupet arabe sunite dhe luftëtarët kurdë”.

Turqia tërhoqi disa trupa nga Basheeqa këtë javë, por Bagdadi ka vazhduar të insistojë në një tërheqje të plotë, si dhe ka dërguar një ankesë pranë Kombeve të Bashkuara.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *