ISIS këmbëngul: Autori i maskarës së Las Vegasit, njeriu jonë

Leda Hysa

ISIS vazhdon të pohojë se masakra e ndodhur në Las Vegas është e lidhur me organizimin e tyre, pavarësisht mohimeve të FBI-së.

Menjëherë pas masakrës të së dielës, ku Paddock, 64 vjeç, vrau 59 njerëz dhe plagosi më shumë se 500 të tjerë, agjencia e lajmeve e ISIS-it e lidhi incidentin me organizatën e tyre.

Sot, grupi terrorist islamik e quajti atë “Abu Abdul Bar al-AmrikI”, që do të thotë ‘amerikan’, duke përsëritur pretendimet se ishte “ushtar i kalifatit”.

Në deklaratën e djeshme, e dërguar nga agjencia e lajmeve Amaq, ISIS tha se sulmi ishte hakmarrje për luftën e koalicionit të udhëhequr nga SHBA kundër tyre në Lindjen e Mesme.

“Sulmi i Las Vegas u krye nga një ushtar i Shtetit Islamik dhe ai e kreu atë në përgjigje të thirrjeve për shtetet e koalicionit. Sulmuesi i Las Vegasit u konvertua në Islamik disa muaj më parë”, pohon ndër të tjera ISIS.

Jo shumë kohë pas deklaratës fillestare nga ISIS, FBI tha se kjo ngjarje nuk kishte asnjë lidhje me asnjë grup terrorist ndërkombëtar.

“Ndërsa ky hetim vazhdon, ne do të vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë për të siguruar që kjo është faktikisht, plotësisht dhe absolutisht e hetuar, për të sjellë ngushëllim dhe paqe në këtë komunitet”, tha agjenti i FBI-së Aaron Rouse në një deklaratë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *