ISIS kërcënon djalin e vogël të Trump, zbulohet mesazhi që është dërguar

Dita

Pas kërcënimeve të disa personazhe të njohur si Ronaldo, Neymar, Messi madje dhe djali i princit Ëilliam edhe djali i Donald Trump kërcënohet nga ISIS.

Lajmi u konfirmua nga Site Intelligence Group, organi që monitoron aktivitet online të organizatave terroriste. Në një chat xhihadist qarkullon fotoja e Barron, djalit 11 vjet të presidentit të SHBA-ve së bashku me hartën e shkollës së tij dhe në të shkruhej: “Kapni djalin e gomarit të Amerikës”.

Pamjet u shpërndanë nga kanali televiziv Telegram, “Dak al-Munafiqeen”, që do të thotë “Lufto hipokritët”. Së bashku me fotot e Barron dhe hartën e shkollës qarkullon dhe hashtagu në arabisht عليك_بإبن_بغل_أمريكا (Kapni djalin e gomarit).

Gjithsesi kushdo që ka shpërndarë imazhet ka bërë një gabim gjeografik, sepse shkolla St. Andrew’s Episcopal ndodhet në Washington, ndërsa Barron studion në një institut në Maryland.

Share This Article
1 Comment
  • Shembull shume i mire se si shqiptaret kane detyre te shenjet te luftohet ISIS dhe cdo antare apo simpatizuas apo predikuas te ideologjis ISIS-te.
    Eshte detyre e cdo shqiptari qe kjo ideologji fashiste te zhduket nga trojet shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *