Kërcënohet redaksia e News24 dhe sërish gazetarja e gazetës shqiptare Aurora Koromani. Kërcënimi i rëndë ka ardhur përmes një mesazhi në adresë të numrit të telefonit të redaksisë së News24 vënë në dispozicion për qytetarët. “Juve ka me ju dënu Allahu. Aurora Koromani ka me ken e vrar”, – ka qenë ky mesazhi i shkruar në dialekt, i mbërritur, në orën, 00:49 minuta në telefonin e redaksisë.
Ndërkohë që 4 minuta më pas, ai është pasuar nga një telefonatë që vinte nga i njëjti numër. Por këtë radhë telefonuesi ka qëndruar në heshtje për 9 sekonda në linjë, pa iu përgjigjur gazetarit që u përgjigj në telefon. Televizioni News24 e ka trajtuar kërcënimin me seriozitet, duke kontaktuar policinë. Kjo e fundit ka nisur hetimet për identifikimin e njeriut që qëndron pas mesazhit kërcënues dhe për të gjetur lidhjet me kërcënimin që iu bë disa ditë më parë gazetares Aurora Koromani në rrjetin social ‘Facebook’.
Në një mesazh që dyshohet se vinte nga një militant i ISIS ajo paralajmërohej me fjalët “Do të paguash”. Ngjarja mori angazhimin e policisë, e cila i siguroi mbrojtje gazetares. Pas këtij lajmi reaguan përfaqësuesit më të lartë të shtetit dhe politikës, ndërsa kërcënimi u pasqyrua jo vetëm nga shtypi vendas por edhe mediat prestigjoze ndërkombëtare.

Kjo eshte fara e mbjelle nga politikanet kosovare, te cilet kane punuar pa mbajtur asnje pergjegjesi per ato qe thone e bejne,vetem e vetem per te marre votat,per te siguruar qendrimin sa me gjate ne pushtet,per te abuzuar sa me teper ne interes te tyre personal . Keshtu ka vepruar edhe politikani primitiv Sali Berisha,sipas udhezimeve te UDB-se dhe etjes se pa ngopur per t`u pasuruar e zene “qiellin” .
Solidaritet gazetares e cila po kercenohet nga disa maskarenj ekstremiste te mbytur nga injoranca dhe etja kriminale per te marre jete njerezish te pafajshem ne emer te nje zoti qe nuk i njeh si bij te tij.
Trimeria nuk ka nevoje per muskuj.Solidaritet me shkrimet dhe lirine e shtypit.Jane drita qe po e shkul mjekrat e pista fondamentalisteve mesjetare.Solidaritet me gazetaren ne fjale dhe nje bravo per kurajen.
Nuk mjaftojne solidarizimet, duhen veprime konkrete per shperthimin e celulave te mjekercjapeve antishqiptare dhe njekohesisht antinjerezore.
Prej ketij Shteti dhe kesaj qeverie hipokrite nuk mund te presesh zgjidhje. I shikojne perdite dhe bejne sehirxhiun. Nuk do te vonoj dita kur Shqiptaret do te detyrohen te bejne vetgjyqesi NDAj egersirave qe mbolli rrumpallizmi .