Shteti islamik kërcënon me sulme të reja në Europë. Në një postim të xhihadistëve thuhet se sulmet e sotme u bazuan në planifikim, zbatim dhe shpejtësi.
Ndërkohë përkrahësit e IS janë ekzaltuar në rrjet pasi IS mori përsipër sulmet e Brukselit.
Mbështetësit e xhihadistëve kanë shpërthyer me hashtagun “Brukseli në flakë”.
“Lironi Salah Abdeslam, ose do të sulmoheni sërish”, shkruante një mbështetës i xhihadistëve.
“Shpërthimet e Brukselit janë një pjesë e vogël e asaj që të krishterët duhet të paguajnë”, thuhej në një tjetër status
Ndërkohë një tjetër përdorues me flamurin e IS si foto profili shkruan se “Këto janë pasojat e bombardimeve të vendeve europiane në Siri”./E.T
