Një masakër e vërtetë është kryer nga i ashtuquajturi Shteti Islamik.
Më shumë se 130 njerëz janë ekzekutuar në zonat që mbështesin qeverinë siriane dhe që së fundi janë marrë nën kontroll nga ISIS. Bëhet fjalë për qytetin lindor Deir Az Zor.
Observatori sirian për të drejtat e njeriut me bazë në Londër tha të shtunën se të paktën 80 njerëz ishin vrarë në radhët e milicisë proqeveritare, ndërsa pjesa tjetër ishin civilë. Observatori shtoi se së paku 400 civilë, duke përfshirë familjet e luftëtarëve pro-qeveritare, u rrëmbyen.
Agjencia shtetërore e lajmeve në Siri, SANA thotë se luftëtarët e ISIS kanë kryer “një masakër”, duke vrarë “rreth 300 civilë, shumica e tyre gra, fëmijë dhe të moshuar” në Baghaliyeh.
Përparimi në pjesën veriore të Deir Az Zor bën që ISIS të kontrollojë rreth 60 për qind të qytetit. Monitoruesit thanë gjithashtu se avionë luftarakë rusë kanë kryer sulme të rënda ajrore në mbështetje të forcave siriane për të zmbrapsur luftëtarët.
Deir Az Zor është kryeqyteti i provincës i pasur me naftë me të njëjtin emër. Krahina lidh kryeqytetin de facto të ISIS-it me qytetin sirian Raka me territorin e kontrolluar nga grupi në Irakun fqinj. /Dita/
