ISIS merr përsipër sulmin në Australi

Leda Hysa

 

Grupi militant Shteti Islamik tha se një prej pjesëtarëve të tij ka kryer një sulm me thikë të premten në Melburn të Australisë, ku një person u vra dhe dy u plagosën. Shteti Islamik e pranoi përgjegjësinë në ueb-faqen e tij “Amaq”, por nuk dha prova për pretendimet e tij.

Zyrtari i policisë australiane, Graham Ashton tha se i dyshuari me prejardhje nga Somalia ka qenë i njohur për policinë dhe se incidenti po trajtohet si terrorizëm.

Policia tha se ai ka sulmuar tre kalimtarë me thikë, pasi ka dalë nga një kamion, i cili më pas është përfshirë nga flakët.

Ai po ashtu bëri përpjekje të sulmojë oficerët e policisë, të cilët arritën në vendin e ngjarjes përpara se të qëllohej nga autoritetet. Agresori vdiq më pas në spital.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *