ISIS nis rekrutimin me forcë të fëmijëve

Dita

182 fëmijë janë rrëmbyer nga militantët e Shtetit Islamik në Mosul. Ata janë dërguar për t’u trajnuar si xhihadistë në kampe të ndryshme në territorin e pushtuar, ku pasi i nënshtrohen indoktrinimit, përgatiten për përdorur armët e zjarrit dhe për të kryer sulme vetëvrasëse.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi e Partisë Demokratike të Kurdistanit, Saeed Mamouzini, sipas të cilit, fëmijët e rrëmbyer janë të moshave nga 10 deri 15 – vjeç.

Rrëmbimi dhe përdorimi i të miturve nuk është një taktikë e panjohur e Shtetit Islamik. Por kjo është hera e parë që fëmijët rrëmbehen nga territoret, që xhihadistët i kanë nën kontroll prej kohësh dhe për më tepër në një bastion të tyre si Mosuli.

Deri më sot është folur për rastet e rrëmbimit të fëmijëve nga xhihadistët, pasi këta të fundit kanë fituar beteja për marrjen e kontrollit në zona të banuara, me popullsinë vendase.

Shembull për këtë janë pushtimet në Kobani, ku xhihadistët zunë rob fëmijë kurdë, apo në Sinxhar, ku u rrëmbyen mijëra fëmijë jezidë. Prej fillimit të këtij viti, Shteti Islamik ka rekutuar mbi 1100 fëmijë.

Share This Article
2 Comments
    • e ku ti shush me kuç e maç!?
      kur i kapin ju bëjnë gjyq!
      jo ishe jo s’ishe,jo vrave jo ‘svrave!!e në fund bëjnë apel dhe shpesh nuk dënohen fare!!
      këtyre ju duhet bërë e njëjta gjë!!
      hanxharin në qafë dhe pastaj të fillojnë e të pyeten!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *