ISIS plan për të vrarë mbretëreshën e Britanisë

anazapta

ISIS plan për të vrarë Mbretëreshën e Britanisë së Madhe? Gazeta britanike “Sunday Express”, duke cituar burime pranë Shërbimit Sekret britanik (MI5) raporton se ISIS ka bërë kërcënime për sulm ndaj Mbretëreshës Elisabeta.

Kjo ka bërë që policia të bëjë një rishikim urgjent të masave të sigurisë për këtë ceremoni. Policia dhe MI5 po punojnë për zbulimin e një plani të mundshëm të xhihadistëve britanikë për të vrarë Mbretëreshën Elisabeta e Dytë. Plani i sulmit thuhet se ka si organizator komandantët e ISIS-it nga Siria, por që do të vihet në zbatim nga terroristët në Britani.

Dyshohet se terroristët po kërkojnë të godasin këtë të shtunë me një bombë artizanale në Qendër të Londrës gjatë aktivitetit për përkujtimin e 70-vjetorit të Fitores ndaj Japonisë, që solli dhe fundin e Luftës së Dytë Botërore. Plani i ISIS besohet se është i ngjashëm me atë të sulmit me bombë në Maratonën e Bostonit në viti 2013, ku mbetën të vdekur tre persona ndërsa u plagosën 260 të tjerë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *