“Grupi ekstremist, ISIS synon të bashkohet sërish për kryengritje”, ka thënë një grup i ekspertëve të Kombeve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit.
Qëndrimi i tyre është i bazuar në raportin e OKB-së për grupin ekstremist, në të cilën është thënë se “qendra e tij e gravitetit” gjendet në Irak, aty edhe ku besohet se jeton lideri i këtij grupi, Abu Bakr al-Bghadi.
“Pas largimit nga Baghuzi në muajin mars, bazës së fundit në Siri, ISIS tani synon të përgatitet për rikthim”, është thënë në raport.
Aty është thënë edhe se ky grup e shfrytëzon “propagandën” për të udhëhequr si rrjet terrorist global.
Pikëpamje të njejta për Shtetin Islamik kanë ndarë edhe zyrtarët e inteligjencës amerikane.
j.l./ dita

Usa, Israel, arabi saudite