Shteti Islamik ka shpallur armikun numër një të tij Papa Françeskun, të cilin e cilëson si “jo besimtar” në një artikull të “Dabiq”, revista propagandistike e organizatës terroriste, e cituar nga e përditshmja Daily Express.
Papa 79 vjeç, akuzohet nga xhihadistët si imoral pasi mbron homoseksualët dhe që kërkon dialog me një islam të moderuar.
Më parë Shtetit Islamik përmes një videoje ka zbuluar qëllimet e tij për të sulmuar Vatikanin.
Nga ana tjetër, burime të Vatikanit theksuan se lideri suprem i Kishës Katolike “nuk ka frikë” përballë këtyre paralajmërimeve dhe kërcënimeve duke shtuar se ka refuzuar të përdorë jelekun antiplumb si masë mbrojtjeje pavarësisht rekomandimeve të policisë italiane. /DITA
1 Comment

Papa asht i mishnume me kishen shejte dhe i vendosur per tu flijue edhe pse e kercnojne.
Jezukrishti a nuk mundte me i shpetue vdekjes misterioze dhe ti kthente ne te pajet te gjithe kundershtaret.Ai e lejoj veten te denohet edhe pse padrejtesisht tue i dhan me kuptue njerezimit se kjo nuk asht jeta e vertet por nji jete kalimtare qe mbas vdekjes kalon ne jete te vertet e ndare ne tri kategori.Parajsa,Njerzit e ndershem.Burgatori njerezit e penduem per te kryer denimin,dhe Ferri njerzit e pa moral,pakarakter,kriminela hajdute e te korruptuar,prototipi origjinal Berisha me te gjitha keto sintoma.Gezon ferrin diten qe vdes..