Fanatikët e Shtetit Islamik kanë shpërndrë një prej videove të tyre më të urryera të kryera ndonjëherë, një xhirim ku shfaqen me qindëra kadetë ushtarakë të cilët qëllohen për vdekje me breshëri automatikësh teksa janë lënë përdhë të lidhur.
Pamjet tronditëse tregojnë ekzekutimin në shkallë industriale dhe duken disa djem të rinj që zbriten nga kamionët dhe luten për jetën e tyre përpara se të hidhen në varret masive dhe të qëllohen me plumba.
Disa të tjerë qëllohen individualisht dhe trupat e tyre hidhen në Lumin Tigër, tëksa një eskavator duket që zhvendos një numër të madh trupash ndërkohë që ekzekutimet vazhdojnë edhe gjatë natës. Video dëshmon shkallën e vërtetë të masakrës në Speicher, në Tikrit të Irakut, ku mbi 1,700 kadetë ushtarakë mendohet se u shfarosën.

Rrofte Amerika
Desh me thane
Por plumbat
Ne goje fjalen ja lane
Isis eshte nje pjelle e keqe islamiste
Me bekimin e amerikaneve
Nuk arrij dote kurre ta kuptoje ftohtesine akull te amerikes drejte nje paqeje te sigurteketyre makabriteteve qe ndodhin sote ne bote.
Amerika gjithmone ka pretenduare per drejtimin e botes drejte nje paqeje te sigurte,por me çfar po shohim gjithe bota eshte mbeshtjelle dhe sheqerosur me nje demagogji qe nuk ka me kufi,nuk ka ane dhe funde.