ISIS sulm me armë kimike në Irak

redaktor
In this Friday, March 11, 2016 photo, a victim exposed to a chemical attack waits for treatment at a hospital in Taza, 10 miles (20 kilometers) south of Kirkuk in northern Iraq. The Islamic State group launched two chemical attacks near the northern Iraqi city of Kirkuk, killing a three-year-old girl, wounding some 600 people and causing hundreds more to flee, Iraqi officials said Saturday. (ANSA/AP Photo)

Dy sulme me armë kimike janë kryer nga xhihadistët e ISIS në një qytet kurd pranë Kirkuk, në Irak. Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare të qeverisë irakene, që kanë konfirmuar dhe vdekjen e një vajze 3 vjaçare duke theksuar se rreth 600 janë personat e plagosur apo të intoksikuar dhe qindra të tjera janë në ikje nga zonat e prekura.

“Ajo ajo ISIS ka bërë në qytezën e Tazës, nuk do të mbete e pa ndëshkuar”, kanë thënë auotritet lidhur me këtë veprim.

Burime mjekësore dhe të sigurisë kanë shpjeguar se sulmet janë kryer në të njëjtin vend kur pak ditë më parë janë hedhur dhe predha të mbushura lëndë kimike.

Vajza e vogël 3 vjeçare, Fatima është e bija e një luftëtari sheiit, që lufton me xhihadistët në provincën e Kirkuk.

Kur u hodhën bombat kimike ishte në patrullim dhe u kthye në shtëpi, çoi vajzën në spital dhe dukej se ajo po e merrte veten. Pak orë më vonë fytyra dhe sytë filluan t’i ënjteshin dhe më pas ajo ndërroi jetë.

Autoritetet e qytezës ku ka ndodhur sulmi kanë referuar se frika dhe paniku, i ka pushtuar banorët dhe se ata i kanë kërkuar ndihmë qeverisë së Bagdadit. Ndërkohë që mësohet se ekspertë gjermanë dhe amerikane kanë mbarritur në vend për të berë testet e duhur për prezancën e mbetjve kimike dhe për të përcaktuar saktësisht për çfarë bëhet fjalë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *