Në një shkrim të sotëm te Gazeta Shqiptare (editorial, madje) Kastriot Islami analizon çështjen “kryeministrore” të aleancës opozitare. Pasi deklaron se “Rama më së koti përpiqet të mbyllë debatin me terma pa kuptim”, Islami vlerëson se e tërë kjo tymnajë bëhet për të tërhequr më shumë vota të majta kah vetja, duke supozuar se publiku i majtë ka tendencë të votojë brenda koalicionit partinë e kryeministrit të ardhshëm. Islami është një nga kandidatët e PD-së në Tiranë që po punon në njësinë numër pesë por herë pas here merret edhe me punët në kampin e majtë.
Më poshtë shkrimi i plotë i Islamit:
Meta dhe Rama kur kanë rënë dakord për të formuar aleancën parazgjedhore të PS-LSI, mesa duket nuk kanë diskutuar apo nuk kanë arritur asnjë marrëveshje se cili do të ishte kryeministri në rast të një fitoreje eventuale të zgjedhjeve nga kjo aleancë. Kjo është maja e ajsbergut e (mos)marrëveshjeve PS-LSI. Nuk mund të kishte asnjë marrëveshje midis palëve, pa u sqaruar kjo çështje në trajtë të qartë, po ashtu nuk do të mund të kishte asnjë marrëveshje nëse do të tentohej t’i jepej një përgjigje e qartë dhe përfundimtare kësaj pyetjeje. Çështja e kryeministrit është në themel të së ardhmes së Metës e të Ramës dhe të fatit të LSI, por edhe të PS. Kjo temë është lënë qëllimisht pa u biseduar haptas duke u menduar secila palë ta zgjidhë këtë çështje sipas rrethanave. Vetë fushata, e cila është një betejë e maskuar për ndarjen e votave, pra mandateve, pra të pushtetit relativ midis PS e LSI nuk mund të mos e bënte pjesë këtë çështje. Sepse pushteti relativ varet se cilin do të perceptojnë votuesit e palëve si kryeministrin e ardhshëm po ashtu se kujt i përket kryeministri i ardhshëm do të varet nga raporti relativ i pushteteve midis PS e LSI. Ky debat ishte dhe do të jetë i pashmangshëm, ai mund t’i maskohet publikut, por në terren do të jetë prezent në mënyrë kapilare në betejën që do të bëhet në çdo cep të vendit dhe më konkretisht atje ku LSI ka programuar të fitojë mandate.
Deklaratat pompoze të Ramës për postin e kryeministrit
Rama para së të binte dakord me Metën për aleancën parazgjedhore, nuk linte rast pa deklaruar me pompozitet në çdo dalje publike se do të jetë kryeministri i ardhshëm në rast fitoreje, duke menduar njëkohësisht në mënyrë naive se kjo do të ndikonte te votuesit e majtë, përfshirë edhe ata të LSI për të votuar PS. Rama si gjithnjë nuk e kishte llogaritur se kjo temë do të kthehej në çështjen që do të trazonte fushatën në terren të të dyja palëve, pse jo do të hapte edhe sherrin midis palëve.
Meta në mënyrë indirekte “kërkon” postin e kryeministrit
Meta përmes Nasip Naços deklaron për të njëjtat arsye si edhe Rama, pra i) për të ndikuar te votuesit e majtë të votojnë LSI; ii) për të vendosur balancën e dëshiruar të pushtetit relativ midis PS e LSI dhe iii) dhe për t’i dhënë një mesazh të qartë Ramës e kujtuar se kjo çështje nuk është kaq e lehtë e do të zgjidhet sipas rrethanave. Për ta bërë të besueshëm këtë qëndrim, Meta në konferencën për shtyp iu shmang pyetjes, duke mos e mohuar deklaratën e deputetit Naço, i cili më vonë insistoi në deklarimin e tij. Këto deklarata vetëm e mbajnë të hapur debatin, gjë që i intereson më shumë LSI dhe Metës.
Rama më së koti përpiqet të mbyllë debatin me terma pa kuptim
Rama fill pas këtyre deklaratave në përpjekje për të mbyllur debatin thotë se kryeministri përcaktohet nga Kushtetuta, një fjali pa kuptim e çoroditëse, që as e mbyll debatin, por as nuk sqaron votuesit e socialistë se çfarë duhet të bëjë. Është naive të thuash që kryeministri caktohet nga Kushtetuta, ndërkohë që një maxhorancë qeverisëse do të duhet të përcaktonte kryeministrin përmes një marrëveshjeje politike. Në rastin e një fitoreje eventuale të maxhorancës qeverisëse nga koalicioni i majtë, përcaktimi i emrit të kryeministrit do të varej nga shumë faktorë dhe konkretisht mund të ishin Rama, Meta por edhe dikush tjetër.
Berisha sqaron elektoratin e tij se PD do të fitojë zgjedhjet dhe ai do të jetë kryeministër
Berisha nga Gjirokastra thotë se Meta u largua nga qeveria për të kërkuar karrigen e kryetarit të PS dhe “karrigen time”, por sqaron se “karrigen e time” nuk do të mund ta marrë as Meta dhe as Rama. Pra, Berisha sqaron votuesit e djathtë se nuk duhet të bien viktimë e kësaj beteje të brendshme midis Ramës e Metës dhe i siguron se ata nuk kanë asnjë shans që koalicioni Meta-Rama të fitojë zgjedhjet dhe i vetmi kryeministër është ai vetë. Natyrisht, me humor u kujtoj të majtëve se beteja midis Metës e Ramës është vetëm për “karrigen” e kryetarit të PS.
Debati në të majtën do të vazhdojë…
Debati vazhdon dhe nuk mund të mbyllet përderisa beteja për vota e mandate në terren është beteja themelore për ndarjen e pushtetit relativ midis PS e LSI, që përbën thelbin se cila nga këto dy forca do të kontrollojë apo rrudhë tjetrën. Por ky debat natyrisht është përtej fitimit të votave apo mandateve, i cili mbyllet në 23 qershor 2013. Aleatët e tjerë të majtë ndërhyjnë, por më së koti, se impakti i këtij debati mbi sasinë e votave të tyre do të jetë fatal. Të gjithë kandidatët socialistë kanë deklaruar kudo “mos u jepni asnjë votë aleatëve”, sepse nuk duhen lejuar të përmbushin kriterin që “25 mijë vota janë baraz me një post ministër”.
Në vend të përfundimit
Beteja e ashpër për ndarjen e pushtetit relativ në terren midis PS dhe LSI në mënyrë të pritshme ka përfshirë edhe postin e kryeministrit dhe kjo nuk mund të ishte ndryshe. Çështja e kryeministrit është vetëm maja e ajsbergut të mosmarrëveshjeve, por edhe katalizatori i këtyre mosmarrëveshjeve për ndarjen e pushtetit relativ në terren. Kjo çështje është e ndërlidhur po ashtu me të ardhmen e LSI.
Debati dhe deklaratat për postin e kryeministrit bëhen në këtë fazë në radhë të parë për të rritur sasinë relative të votave si nga PS, ashtu edhe nga LSI, ose e thënë më thjesht, LSI tenton të rrisë numrin e mandateve në kurriz të PS dhe PS tenton të rrisë numrin e mandateve në kurriz të LSI. Por kjo balancë pushteti midis PS e LSI, në rast fitoreje do të ishte përcaktuese se cili do të ishte emri i kryeministrit, ndërkohë që emri i kryeministrit është përcaktues për të ardhmen e Ramës, Metës, LSI e PS.
Kjo betejë në terren është e ngjashme me atë të zhvilluar në vitin 2007, madje më e egër. Sado të përpiqen palët ta mbyllin këtë debat apo thënë ndryshe të heqin nga reaksioni këtë katalizator, kjo është e pamundur për shkak të mosbesimit të thellë midis PS e LSI, por mbi të gjitha se PS synon të rrudhë/absorbojë LSI, kurse LSI synon të kontrollojë/rrudhë PS dhe çështja e kryeministrit është faktori përcaktues.
Rezultati i qartë i këtij debati të pashmangshëm është evident, kjo aleancë do të karakterizohet nga sinergjia negative, shume më e thellë se në 2007. Ky është “çelësi” i dështimit dhe nuk ka asnjë shans të shmanget ky debat, ai mund të maskohet, por nuk mund të eliminohet, sepse po u eliminua njëra palë, është e destinuar të dorëzohet para zgjedhjeve. Prandaj kjo betejë në terren as ndalet dhe as maskohet, por vetëm gjenerohet dhe çështja e kryeministrit është vetëm katalizatori i kësaj sinergjie negative.
bo bo kush po flet ky qe ju ka bo fytyra si byth tigani,e si mundet te te votoje elektorati i djathte kete pusht komunist pale kur te dali neper mitingje me 2 gishta perpjete,tamon nje zhgenjim dhe tallje per pjesen e eletoratit ta djatht ,do ngjojme kacin duke pellitur me dy gishta liri demokraci,ky eshte autogol qe psikoza sali i ka bere vetes dhe elektoratit …
Dhe ju pse i jepni kaq rendesi Kacos po te ishte i zoti kandidonte ne Mallakaster po Mallakastriotet e perzune qe me 2005 ku fitoi me manipulim.Njeriu i shitur shitet ne cdo regjim ke eshte Kaci nga Corrushi.
KA-QI!
o kaci zi merru me pd se me ps ske me shanse!te larguan sepse e kishe mendjen te leket dhe vetem te pasurimi jot!rilindja se duron dot kete dhe ne jemi rilindja
Ky Kaçi ta Kaç kokrra e legenit eshte treguar,si mesalla me dy faqe,TUUUUUUUUUrp por eshte sa ta njohish.