Islami hedh shashkën e radhës: Kryeministër? Berisha ose Meta, Rama s’ka shanse

anazapta

Kastriot Islami, i cili tashmë kandidon nën siglën e PD-së, thotë se Rama nuk ka asnjë shans që të bëhet kryeministër. Islami, i cili prej kohësh merret me përllogaritjet  dhe parashikimet e zgjedhjeve, kësaj radhe ka marrë përsipër të parashikojë edhe se kush do të jetë kreu i qeverisë së pas 23 qershorit. Ai thotë se nëse fiton e djathta, në krye të qeverisë do të vijojë të jetë Berisha, ndërsa nëse fiton e majta, kryeministër do të jetë Ilir Meta.

“Rama tha një vërtete se ‘Kryeministrin e vendos rezultati” pra është hera e parë që në mënyrë indirekte pranoi se nuk ka asnje shans për të qënë kryeministër, sepse nëse fiton aleanca e djathtë, Kryeministër është Berisha; nëse fiton aleanca e majtë, kryeministrin e caktojnë votat e LSI, pra kryeministër është Meta ose dikush tjetër, por jo Rama. Nëse PS e vetme merr 71 mandate, gjë që nuk ndodh në asnjë rast, Rama mund të ishte kryeministër, por këtë e di edhe vetë Rama që është e pamundur. Madje, PS nuk merr më shumë mandate se në 2009 për të mos thënë se numri maksimal i mandateve të PS është jo më i madh se 60”, shprehet Islami.

Madje, Islami fton Ramën në një bast në lidhje me mandatet që do të marrë PS-ja në 23 qershor.

“Rama tha gënjeshtrën më të madhe që askush nuk e beson se e majta fiton nga 77 deri në 80 deputetë.  E sfidoj më një “bast”publik duke u thënë se kjo është gënjështër, dhe kushti i bastit është të largohet nga politika nëse kjo deklaratë e tij del e pavërtetë. Nuk mundet të vazhdojë me të tilla mashtrime thjesht për të motivuar ekipin e tij dhe votuesit”.

Share This Article
8 Comments
  • Lum si demokratet, per ke do votojne. Ta gezoni dhe ja pafshi hajrin. Shume shpejt do e kaloje perseri ylberin dhe do shkoje ne vathen e vet, keshtu qe beni mire te votoni per “demokartin” Kaq Islami.

  • Ruani Meten se ka shume deputet dhe per Shqiperine dhe intergimin kalon shpejt me Salen se Kaçi nje eshte.

  • Zoti Kaqi na vjen keq,por jeta jote bixhoz qenka. Deri ketu shkon,hapi jot eshte i shkurter. Mendja jote eshte e shplare dhe tani ke detyre te lash gojen. Eshte pak per ju emertimi qelbesire.

  • kastriotit i qenka pergjysmuar shume shpejt besimi tek fitorja. deri pak ditesh per te ishte vetem nje fitues, Berisha sot shikon edhe nje tjeter… me syte e tij te zene, natyrisht

  • Ky “filozof” jep mendime per te tjeret e nuk gjen vendin per vetveten ku te qendroj.Po shetit sa andje e ketjza.Nuk la parti pa i ndier aromen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *