Islami i del në mbrojtje Nishanit: Kandidati për ambasador e ka fyer

anazapta

Prezantimi i tre kandidaturave për ambasadorë në Maqedoni, Kosovë dhe Vatikan, është shoqëruar me debate në Komisionin e Jashtëm.

Debate ka pasur fillimisht mbi kandidaturën e Ardian Ndrecës, i cili është propozuar si ambasador në Vatikan.

Deputeti demokrat, Kastriot Islami ka qenë kundër kandidaturës së Ndrecës, pasi sipas tij, ai e ka cilësuar presidentin Bujar Nishani si “ulok” gjatë një shkrimi.

“Ndreca e ka quajtur presidentin ulok moral. Ka shkelur etikën. Ka konflikt interesi moral me Presidentin e Republikës”, ka thënë Islami.

Ndërsa deputeti socialist, Ben Blushi, ka kërkuar nga ai që të ketë kujdes me përdorimin e gegërishtes.

“Ju e konsumoni veprimtarinë tuaj në gegërisht. Nuk duhet ta bëni këtë kur jeni zyrtar. Nuk duhet të cenoni gjuhën letrare”, ka thënë Blushi.

Ndreca i është përgjigjur se gegërisht ka shkruar ese, jo shkrime zyrtare. / TEMA

 

 

Share This Article
7 Comments
  • Yll ,yll Profesori !
    DITA , pse nuk e botoni asnjeher ?

    Kaqi na shkriu gazit ,dashur padashur na ben nder kur i perserit batutat e Profesorit
    ‘ulok moral” hahhahahahahahah dhe ulok mendor
    Po Benin qe nuk po ecen vete ,korrigjues hartimesh e kemi ? Jo se vlen pak dhe si i tille .

  • Ardian Ndreca nuk eshte i pershtatshem per ambasador ne Vatikan, nuk ka tipare perfaqesuese, eshte tip ekstremisti dhe revanshisti.

  • PO PSE O KACI NUK TE PELQEN Z. NDRECA. APO SE ESHTE NGA VERIU. MOS HARRO SE TY NUK TE DO ME AS MALLAKASTRA. JE KONSUMUAR AQ SHUME SA TE ESHTE BERE FYTYRA SHOLLE KEPUCE.

  • Nuk e njoh kete Ndrecen, por Islami si gjithnje ia fut kot. Nishanit i thone 85% e shqiptareve ULOK dhe jo vetem. Kaçi eshte dhe njeri qe lexon. Nuk i ka pare? Ndreca eshte nje grimce. Çfare mbron Kaçi? Presidentin qe mbron te keqen, ate qe emron ne staf njerez qe humben, apo ne drejtesi njerez per te mbrojtur nje grup oligarkesh. Nga vjen ky Islami? A thua nuk i di ky keto?

  • Ardian Ndreca eshte kandidatura me e gjetur ne keto 23-vite ne ambasaden e Vatikanit, me nje performance kulturore te kompletuar dhe erudit. Si njeri, llogorja e tij ka qene pozitivja kunder negatives, e mira kunder te liges, e bukura kunder te shemtuares, e verteta kunder genjeshtres, ajo e Zotit kunder djallit. Mes dy llogoresh ashte ajo e ulokeve. ajo e njerzve me karakter ulok e invalid, si puna e Kaç Islamit me sojin e tij. Ndaj, ulokut, nuk mund ti thuhet qe je “sakllam”. Nuk eshte ne natyren e Ndreces kjo. Veç kesaj, pse ta ngas me tej: boll me pase Kaçin kundra dhe nuk ka nevoje ti kerkosh cv-ne tjetrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *