Jo më kot thonë se koha shëron plagët. Një ditë më parë Kastriot Islami do të ishte i ftuari i nderit në festën e 24-vjetorit të publikimit të parë të gazetës RD.
Është për të qeshur sepse është një nga më të sulmuarit e kësaj gazete. Islami akuzohej nga “RD” si njeriu i Ramiz Alisë dhe rezident në shërbim të ish-Sigurimit.
Ja një nga shkrimet e RD për Kastriotin, nxjerrë nga arkiva e Bibliotekës Kombëtare:
“Kastriot Islami ka pësuar tronditje të rëndë psikike. Guximi i tij për të paraqitur emrin e tij pranë Komisionit të Verifikimit të Figurave për t’u kandiduar për deputet, është kthyer shumë shpejt në ankth.
Kjo sepse ai e nisi këtë aventurë për karshillëk, duke menduar se pengesë për të do të bëhej vetëm një nen i ligjit antigenocid, (sepse për ligjin e dosjeve atë e kishte garantuar Ruçi me kohë se ia ka zhdukur gjurmët e dosjes).
Por ja që edhe njeriu i tij i besuar Ruçi ia paska punuar me hile. Në vërtetimin që ka marrë prej Komisionit, Islamit i është shënuar përveç nenit që flet për genocid edhe një nen tjetër që dëshmon se ai na paska qenë pak spiun.
Pra gjatë kohës që ai ka qenë me studime në Francë ka qenë rezident i ish-policisë sekrete komuniste dhe ka nisur informacione të bollshme në dëm të shokëve të tij. Këtë e ka bërë më shumë nisur nga zelli i tij pervers se nga detyrimi.
Këtë fakt e shpreh vetë përmbajtja e informacioneve që ia ka nisur që nga Franca, ku përveç të tjerave ai raporton dhe për çmimet me të cilët blinin televizorët shokët apo bashkëstudentët shqiptarë atje. Ky pra është shkaku i vërtetë i tronditjes së rëndë psikike që ai ka pësuar.
E në këtë gjendje ai ka nisur të flasë përçart. Dëshmisë e turpit që tanimë ai e ka marrë ka shkaktuar në trurin e Islamit turbullira të tilla që po reflektohen me shfaqjen e delirit të madhështisë përzier me një frikë permanente.
Ai qe i thirrur nga ish-sekretari i parë i KQ të PPSH-së Ramiz Alia i ngjiti shkallët e karrierës me një shpejtësi marramendëse për të vetmen meritë se e kishte kryer në mënyrë shembullore detyrën e rezidentit në shërbim te ish-sigurimit të shtetit, kërkon sot ta shpallë veten si disidenti më i madh i shekullit dhe madje kërkon duel elektoral me Presidentin Berisha.
Pori gjithë ky duf i Islamit duket hapur që është refleks i tronditjes së rëndë psikike të tij, sepse nuk ka mundësi kurrsesi një njeri normal nga trutë të kërkojë duel elektoral me Presidentin e Republikës.
Aq më tepër Kastriot Islami i cili pas shërbimeve të vyera në ish-sigurimin e shtetit si rezident, hyri në politikë si ministri i arsimit që kreu aktin më të turpshëm duke firmosur mbylljen e tempullit të dijes, Universitetin dhe Shkollat e Larta të vendit.
Kjo pra qe shërbimi i turpit dhe “trimëria” e parë legale si politikan për Islamin. Nën kujdesin e Ramiz Alisë për këtë akt turpi që kreu, ai u shpërblye. Aq i “fortë” dhe “bindës” si intelektual qe Islami sa në kulmin e tij politik,(nën ombrellën e Alisë), ai pati frikë të kandidojë në Tiranë dhe e vendosi kandidaturën në Mallakastër.
Shpërblimet për Islamin, Alia i kishte të majme për shkak të shërbimeve të vyera që ai i kishte kryer atij. U zgjodh kryetar i kryesisë së Kuvendit Popullor, në Parlamentin e dominuar nga komunistët, për ti kërkuar vetëm pas pak muajve Ramiz Alisë një mitraloz për të vrarë mijëra demonstruesit e kryeqytetit që kishin rrethuar Parlamentin e drejtuar nga ai.
E kapitulli i shpalljes së koshiencës kriminale të Islamit nuk do të mbyllej me kaq. Ai do të vijonte me deklarimet e tij për thyerje kafkash e tërheqje zvarrë demokratësh, në një miting në mbrojtje të hajdutit ordiner Fatos Nanos. Dhe më pas ikje për afro dy vjetësh për shkak të frikës nga ndëshkimi.
Këtë koshiencë kriminale tani pasi mori në dorë dëshminë e turpit të tij Islami ka nisur të shpalosë përmes kërcënimesh të tjera, këto përzier këtë radhë edhe me simptomat e një të sëmuri rëndë të cilin e mundon deliri i madhështisë ndaj vetes përzierë ndërkohë me një frikë permanente.
Ai shprehet se PS do të fitojë bindshëm ndërkohë që deklaron se PD ka marrë masat për të fituar me çdo kusht. Pra trimërimi i tij dallohet fare lehtë se është falas. Ai po përjeton me një tronditje të rëndë humbjen e sigurtë përfundimtare jo vetëm të tij si politikan por edhe të partisë që përfaqëson”.
Ja dhe disa foto nga festa:





po kjo nuk perben problem.Meta dhe Rama kanekembyer akuza me te renda dhe jane bere miq shtepie.Politikanet shqipetare shesin dhe nenen perpak kariere
Kris kjo race nuk ka kurre pune me nenat,se i kane lene me kohe,por shesin
te tjerat, per hire te karieres.
Kaci ziu,paska qene i semure psiqik,paska qene rezident i sigurimit te shtetit kur ishte ne France dhe paska mbyllur dhe Universitetin e Tiranes,pra paska shkaterua arsimin dhe per pasoje inteligjencen Shqiptare.Tani,vereni koincidencen:
Edhe Sali Berisha,eshte i semure psiqik,edhe ai ka qene bashkepuntor i sigurimit,jo vetem atij Shqiptar,por edhe i UDB-se Jugosllave.Edhe Saliu,shkateroi arsimin shqiptar me mesuesit agronome apo veterinere e me 8 vjecare,duke e degjeneruar arsimin e larte ne nje piramide “diplomash” me pare te thata e “krijuar” nje inteligjence tru boshe.
Po ku e gjejne njeri tjetrin xhanem te tillet,more aman?Shahen,ndahen,thyejne kafka,akuzojne e bertasin kunder njeri tjetrit e ne fund perfundojne ne te njejten vathe,ne vathen e PD-se te Saliut…
PD – parti e spiuneve te Sigurimit te Shtetit
Kaç Islami ka qene spiun i sigurimit te shtetit, madje spiun i suksesshem ne shitjen e shokeve te tij. Padyshim, shkuarja e tij ne PD eshte kuptimplote, pasi ne kete parti aderojne mjaft ish bashkepunetore te sigurimit te shtetit dhe ish anetare te Partise se Punes se Shqiperise ose bijte e tyre.
Ramiz Alia, a la me amanet që në PD te futeshin sa me shume oficere te sigurimit te shtetitt, bashkepunetore (spine) te tyre dhe anetare te Partise se Puines. Dhe Sali Berisha e ka zbatuar me fanatizem kete porosi te Ramiz Alise.
Si perfundim K.Islami ka shkuar dhe aderon ne partine qe i takon.
Kam dhe une ca arkiva me sharjet Meta-Rama. Ti nxjerrim dhe ato, si thoni?
He me nxirri m qafsh
E keni fjalen per Kaçin, Si u be spiun?Per te siguruar karieren, Njeriu ben çdo pune.Duke qene i tille,S,kishte vend ne PS,Se e pa qe Rama, Keto mostra nuk i le.Ne PD e ka vendin,Se kete shtres perfaqeson,PS von e kuptoj,Por ishte von.Kaçi le te lehi,Se degjon njeri.Ai i bere si laro,Bshk me te rrjedhurin Sali…
Po kjo eshte PD streha e spineve e e komunisteve te korruptuar cka per tu cuditur ketu.
KACI ESHTE NJE FIGURE E DJEGUR QE NUK JA VLEN TYE KOMENTOSH PER TE DHE GAZETA NUK KA PSE TE SHKRUAJ PER TE KUR KA 1001 HALLE SOT SHQIPERIA
Turp per kete njeri pa dinjitet e i legenosur per karier, e kepuclepires. Harrem i qofte vleresimi qe i ka bere populli i Mallakastres, te pakten.