Islami: Meta bën fushatë veç, sepse do të lërë një dritare për largim

anazapta

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Kastriot Islami,  thotë në një intervistë për “Panoramën” se Rama tenton të kopjojë Berishën.

“Rama tenton të kopjojë Berishën, por e ka të pamundur për shkak të kompleksit të inferioritetit dhe rezulton një kopje e shëmtuar e qesharake. Nëse Berisha ka autoritet kulturor, profesional e gjithçka deri autoritet politik në PD dhe mbi këtë bazë ka ndërtuar një ekip në respekt të vlerave e të meritave, Rama është një autoritar i paaftë, anakronik e klientelist, inkoherent e violent që urren hierarkinë e vlerave, refuzon rregullat dhe nuk respekton institucionet. Për rrjedhojë, të gjithë në PS janë të çoroditur dhe të demotivuar se nuk e dinë se çfarë ndodh nesër me ta dhe, për më tepër, dinë që kontributi e meritat e tyre nuk shërbejnë për karrierë, e cila bëhet vetëm mbi bazën e klientelizmit. Të vetmit të motivuar nga humbja e privilegjeve korruptive nga Bashkia e Tiranës dhe nga frika e falimentimit për shkak të humbjes janë vetëm skifterët e klientelës”, shprehet Islami.

Islami thotë se largimi i Arben Malajt dhe kandidimi i tij si i pavarur është humbje për PS-në. “Malaj është një nga profesionistët më të mirë. Malaj është një socialist i përkushtuar. Malaj është një shtetar me orientim europian. Socialistët e ndershëm e të vërtetë besoj se këtë ngjarje e përjetojnë negativisht. Kam shumë shpresë që vlonjatët e ndershëm e të zgjuar, siç e kanë zakon, do t’i japin një mësim kësaj sjelljeje arbitrare të Ramës dhe klientelës së tij. Aq më tepër që me kandidaturat që i kanë ofruar për këtë qark, ata i kanë ofenduar dhe prekur në sedër vlonjatët. Jam më se i sigurt se vlonjatët do të reagojnë masivisht ndaj sjelljes arbitrare të Rames dhe kandidaturave jo përfaqësuese, duke dhënë të parët në Shqipëri shembullin e thyerjes së frikës ndaj autoritarizmit të Ramës dhe sjelljes së klientelës së tij korruptive”.

Islami bën edhe parashikimin e tij në lidhje me zgjedhjet e 23 qershorit. Sipas tij, koalicioni i djathtë ka 71 mandate të sigurta, kurse koalicioni i majtë 69. Ndërsa në lidhje me fushatën e ndarë që po bëjnë nga njëra-tjetra PS dhe LSI, Islami thotë se kjo bëhet  për shkak se Meta “nuk dëshiron të marrë përsipër dështimin për të lënë hapur një dritare për të ardhmen politike të forcës së tij politike, që me shumë gjasa do të orientohet drejt integrimit pas 24 qershorit”.

 

Share This Article
11 Comments
  • Diagnoze kirurgjikale e Kastriot Islamit.

    Me precizoin germe per germe.

    Keshtu eshte e verteta e keshtu do te ndodhe.

    Duke shtuar se:

    Aleanca me dy koka humbi zgjedhjet kur firmosi lidhjen me 2 Prill

    E vulosi perfundimisht humbjen me 24 Prill,kur aleanca me dy koka,nuk mundi dot te bente aleance me AK-ne.

    Ose me shqip,kur i iku Niku!

    Pra sot ka 26 dite qe i ka humbur zgjedhjet

  • Po o hale pa kurrfar sensi sherbej berishes se i duhet edhe gruja se me ty ka maru pun me koh halee hale pty fare keqe

  • Eshte momenti qe ne mos ti japim vote Lsi sepse boll u tall ai me voten tone dhe ben koalicion me ke te doje…

  • E shikoni pra si eshte Meta? nje mashtrues kalibri, nje dhelper dinake qe ben lajka aty ku kia interes…

  • “Malaj është një nga profesionistët më të mirë. Malaj është një socialist i përkushtuar. Malaj është një shtetar me orientim europian. Socialistët e ndershëm e të vërtetë besoj se këtë ngjarje e përjetojnë negativisht.
    Keshtu do te perfundojne te gjithe…

  • Po more kellire po.Te lumte ty kur demokratet e vertete qe nuk jane ne lista rrine si kullufe.Leonard Demi apo Fatos Beja jane jashte listave sepse ti ke kontribuar me shume se to per PD.Apo edhe Selami Xhepa apo Fatos Hoxha.Ky Fatosi sekur shkruante ndonje artikull ke panorama tani po i fut gjume.

  • të gjithë në PS janë të çoroditur dhe të demotivuar se nuk e dinë se çfarë ndodh nesër me ta dhe, për më tepër, dinë që kontributi e meritat e tyre nuk shërbejnë për karrierë, e cila bëhet vetëm mbi bazën e klientelizmit. Të vetmit të motivuar nga humbja e privilegjeve korruptive nga Bashkia e Tiranës dhe nga frika e falimentimit për shkak të humbjes janë vetëm skifterët e klientelës”
    Jam shume dakort me kete qe ka thene ky njeri i nderuar qe Rama nuk ja diti vleren

  • Rama tenton të kopjojë Berishën, por e ka të pamundur për shkak të kompleksit të inferioritetit dhe rezulton një kopje e shëmtuar e qesharake.
    Por kjo gje nuk mund te arrihet sepse berisah ka nje zhvillim kulturor me te madh, edhe nje prind dhe baba i denje dhe nje lider ashtu sic ka hije

  • o Koqja Kace, ore i perdhunuari i Saliut, te paska ikur truri se nder ti nuk ke, te ka Saliu ne preher, mes 2 shalrve, e po te trajton ashtu sic e meritojne spiunet. Ore i rrjedhur si ka mundesi qe Rama kopjon nje kriminel qe i ka duart me gjak, ku disa pika gjaku jane edhe te tuat bashke me nja 2 dhembe, ore kelysh qeni i rrahur. O koqe shko kandido ne mallakaster, por vish partesyne e gruas dhe lyeji bezet me te kuq. Me ate lapsin tend o xhuxh bere per 2 mandate programin e zgjedhjeve tek PS, tani po na llogarit fitues Sali Kriminelin me 71 deputet. Fundi i spiuneve dihet, i ekzekuton ai qe i perdor.

  • Qelbesirat e llojit Islami e co. te ashtuquajtur te majte e te djathte pa dallim e kane marre peng jeten e Shqiperise e shqiptareve te vobeket ne keto 23 vjet anarshi post-komuniste , keta alias politikane jane barikada e mos suksesit te demokracise se vertete perendimore , Rini Shqiptare shporri keta mamuthe qe ju marrin peng te ardhmen tuaj .

  • nuk e imagjinoj dot veten time qe te votoj islamin ne pd dhe te le jasht pd figura qe i kane dhene kaq shume pd.ne nuk jemi vegla qorre te berishes te votojme cfar na servir ai ne lista.turp si mund te them qe kadelli na qenka me demokrat se fatos beja apo dogjani me demokrat se rusmajliapo kaci me demokrat se demi.nuk ka me injoranc se kjo demokratet duhet ti vene gishtin kokes,te mos shkojne qorrasi te kutia e votimit por ta mendojne qysh me pare se ku do e hedhin voten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *