Ish-socialisti Kastriot Islami ka sulmuar disa figura të rëndësishme të PS-së, të cilët i ka quajtur ish-komunistë. Pas sulmeve ndaj kreut të opozitës, Edi Rama, Islami ka vënë në shënjestër edhe figura të tjera të rëndësishme të PS si Gramoz Ruçi, Namik Dokle, Servet Pëllumbi. Gjatë një interviste për emisionin “Fakt”, Islami foli edhe për Berishën, të cilin e quajti një kryetar të fortë partie.
Pjesë nga intervista në “Fakt”
“Të gjitha figurat e grupit të tretë – këtu kam parasysh ose të rinjtë ose intelektualët – nuk janë më në PS; Rexhep Mejdani nuk është në PS, Ilir Meta nuk është në PS, Fatos Nano nuk është në PS, Pandeli Majko është i margjinalizuar në PS, nga 2 herë kryeministër, pavarësisht se fizikisht vazhdon të jetë në PS. Grupimi i parë, i cili ishte grupimi i njerëzve të trashëguar nga regjimi, vazhdon të jetë i rëndësishëm në PS.
Emrat…
Emrat nuk janë ndonjë sekret, p.sh. Gramoz Ruçi ka qenë një figurë, anëtar i Komitetit të Partisë së Punës dhe vazhdon të jetë numri 2 i PS-së. Z.Dokle ishte kryeredaktor i “Zërit të Popullit” dhe kandidat në Komitetin Qendror në ‘91-shin edhe para, dhe vazhdon të jetë një figurë e rëndësishme e PS-së. Servet Pëllumbi ka qenë nëndrejtor i Shkollës së Partisë, ka pasur një histori personale, por vinte në PS si figurë e kohëve të Partisë së Punës. Ky grupim vazhdon të jetë i rëndësishëm sot, bile të ketë pozita më të forta se sa kishin në ‘91-shin në PS. Nëse në PS në ‘91-shin ishin një nga pjesët që ishte mbas lokomotivës, që ishte grupi i tretë që morën përsipër transformimin e PS-së, ndoshta njerëzit kanë harruar Ilir Metën në krye të FRESSH-it. Ai ishte pjesë e motorit të rëndësishëm për ta afruar me Internacionalen Socialiste PS-në, e cila ishte një parti e cila trashëgonte të gjitha karakteristikat dhe arsenalin e Partisë së Punës dhe ishte pikërisht FRESSH-i i cili u vu në avancë të këtij transformimi, qoftë i imazhit, qoftë i përmbajtjes. Pati dhe një grup të tretë i PS-së që është sot, që s’ka qenë gjatë kësaj periudhe, dhe ky është forcuar në mënyrë të konsiderueshme pas vitin 2005 kur ka ardhur z.Rama. Ata që quhen biznesmenët e PS-së, kryesisht të formuar nëpërmjet biznesit të ndërtimit dhe në mënyrë të veçantë nëpërmjet aktivitetit të tyre në Tiranë kur kryetar bashkie ishte z.Rama. Pra, këto janë 3 grupimet që kemi sot në PS.
Ka pasur një nënvlerësim nga ana juaj, që s’e keni marrë seriozisht se mund të ishte lideri i ardhshëm i partisë që ju prezantoni, që transformuat në ’91-in; kjo është e qartë, zoti Islami. Të paktën deri nga viti 2003 asnjëri prej jush nuk mendonte se do të kishit shumë shpejt kryetar Edi Ramën dhe kryetar kaq të fortë, sepse kryetar kaq i fortë nuk ka qenë as zoti Nano, për të mos thënë as Ramiz Alia nga viti ‘85 e këtej.
Ramiz Alia s’ka qenë kryetar i fortë, kam përshtypjen. Sidomos në atë kohë, situata ka qenë më e brishtë. Unë nuk e quaj kryetar të fortë zotin Rama. Zoti Rama është një kryetar spekulativ.
Megjithatë zoti Rama është një kryetar i gjithëpushtetshëm. Fakti edhe që ju jeni jashtë PS-së, i përjashtuar prej tij.
Kryetar të gjithëpushtetshëm unë nuk quaj atë që përjashton nga partia, atë e quaj kryetar të dobët. Kryetar të fortë quaj atë që i mban të gjitha kapacitetet afër dhe fiton kundër kundërshtarit. Pra lider është ai që bashkon sa më shumë vetë. Z.Berisha është bërë kryetar i fortë në vitin 2005 kur i bashkoi të gjithë dhe fitoi.
Me çfarë analize ose mundësie e shikoni Edi Ramën fitues?
Në këtë pozicion që jam unë nuk mund të jap këshilla. Rama ka 3 minimalisht, – përveç programit, përveç organizimit, përveç motivimit etj., – 3 rrathë me të cilët duhet të motivojë ekipin. Rrethi i parë është që duhet të motivojë PS-në. Nëse Rama në PS do të vazhdojë të aplikojë skemën “motivim nëpërmjet pasigurisë”, të jesh i sigurtë që shumica do të jenë të demotivuar ose do mundohen të mos japin maksimumin e tyre. Dhe motivimi brenda PS-së ndodh vetëm nëse ftohen të gjitha figurat me eksperiencë, nëse ato do të vendosen brenda PS-së si në hierarki vlerash, kapacitetesh, dhe jo të vazhdojë skema e pasigurisë apo goditjes si rasti i 3 ligjeve, apo i Fierit me z.Malaj. Rrethi i 2 është me aleatët, ku unë nuk gjej ende një aleat që të jetë i qartë. Pra edhe aleatet janë totalisht të pasigurtë. Dhe rrethi i 3 është ajo që ka thënë vetë në 2005-ën, që tentoi të aplikonte në 2007-ën dhe që nuk e aplikoi në ’09-ën; është bashkimi i së majtës, por e majta nuk bashkohet as duke hedhur tezën. Jo ai vetë, por njerëz shumë pranë tij e bashkimit të qelbësirave. Si mundet Meta të bëhet pjesë e një koalicioni, kur thua që “do bashkohen të gjitha qelbësirat, mjafton që të rrëzohet regjimi i Berishës”? Pra nuk pranon asnjë aleat.
Ata ish komuniste, por te ndershem, ti ish dhe je dallkauk, njeri i poshter e pa karakter, ty nuk te qasin as Saliu as Meta, je lecke pa vlere, duhet te konkurosh per te dhene mesim tek
shkencat, se kane dale shume me te zot sot se ty, ke harruar dhe ato pak qe kishe mesuar.
Ike plaku Mere,ike, bashke me shoket e tu Sali e Ilir.