Islamofobia dhe shembëlltyrat e rreme të Islamit

redaktor

Letër e nënshkruar,

Dorina Hoxha

 

Njohja më e thjeshtë për njeriun është opinioni, që përftohet si rezultat i përvojës së përditshme. Çdo ditë media bombardon njohjen dhe perceptimet njerëzore me përhapjen e lajmit. Më e keqja e të këqijave është përdorimi i opinionit si mjet për të luftuar dhe fituar objektiva të një individi apo grupi, të cilat jo detyrimisht janë pozitive dhe në dobi të shoqërisë. Interpretimet fetare të cilat i japin një shpjegim iracionales, janë lehtësisht të shënjestruara nga skeptikët e kohës. Feja islame në bazë të librit Kuranor jep interpretimin e saj mbi ekzistencën njerëzore dhe krijimin e universit. Vetë fjala Islam do të thotë paqe dhe nënshtrim, paqe me veten dhe me çdo gjë përreth, dhe nënshtrim për zbatimin e urdhrave të Zotit. Historia njerëzore ka treguar që ky fakt është keqinterpretuar dhe tjetërsuar për hir të interesave personale dhe njohjes së thjesht njerëzore (opinionit), duke përdorur si mjet deformues këtë libër. Prandaj historia njerëzore ka njohur edhe Kalifatin islamik, ka njohur kamikazë, e së fundmi edhe luftrat xhihadiste. Këto shëmbëlltyra të rreme të islamit jo vetëm po përhapin panik botëror por po dhe shtojnë numrin e islamofobëve: Militantët ekstremistë vrasin çdo ditë, derdhin gjak dhe postojnë video horror. Një njohës i mirë i Islamit do të pohonte menjëherë që kjo nuk është fytyra e vërtetë e Islamit. Në Kuranin e shenjtë nuk predikohet dhuna, hakmarrja, vrasja apo imoralitetet, por jo të gjithë kanë njohuri mbi fenë islame. Në perëndim sidomos ku ka një dominancë të fesë së krishterë, frika nga këto grupe ekstremiste të përhapura, shpeshherë për ato që nuk e njohin islamin dhe nuk kanë lexuar librin e shenjtë të Kuranit marrin trajtën islamofobe. A është islamofobia vetëm tendencë e perëndimit dhe a është ky një fenomen i derivuar vetëm nga situatat konfliktuale të lindjes dhe grupeve ekstremist?! Të dashur lexues, Islami I vërtetë është paqe për këdo por mbi të gjitha për veten. Ja një thënie kuptimplotë e Profetit Muhamed e cila përmbledh me pak fjalë përgjigjen: “Ngjyra e lapsit të nxënësit është më e shenjtë se gjaku i luftëtarit”.

Share This Article
2 Comments
  • vertet nje shkrim shume i bukur dhe i vertet. Islami po damkoset cdo dite nga keto shembelltyra por jo besimi i vertet, urime Dorines

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *