Islanda teston 10% të popullsisë për koronavirus, gjysma e të infektuarve pa simptoma

redaktor

Islanda ka kryer testimin e një të dhjetës së të gjithë popullsisë së saj dhe është zbuluar se gjysma e personave që kanë rezultuar pozitiv nuk kanë simptoma.

Në Islandë janë konfirmuar të prekur 1600 persona me Covid-19, nga të cilët kanë ndërruar jetë vetëm 7 persona, me një shkallë vdekshmërie vetëm 0,004 përqind.

Testimet e 10 përqind të popullsisë, e cila është mbi 364 mijë banorë, janë kryer me ndihmën e një kompanie biof farmaceutike me bazë në Rejkjavik, “deCODE”.

Daily Mail shkruan se Islanda është bërë vendi me përqindjen më të lartë të personave të prekur krahasuar me numrin e popullsisë dhe kjo ka ardhur si pasojë e përqindjes së lartë të testimeve. Pavarësisht këtyre shifrave, në Islandë bizneset nuk janë mbyllur.

e.k. / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *