Kadare fiton çmimin Jeruzalemi 2015

redaktor

Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare ka fituar Çmimin “Jeruzalemi” për vitin 2015.

Çmimi do t’i dorëzohet Kadaresë në hapje të Panairit Ndërkombëtar të Librit muajin e ardhshëm në Jeruzalem.

DITA citon gazetën Haaretz e cila thekson se Kadare i dha shprehje lirisë njerëzore në librat e tij.

Librat e përkthyer në hebraisht të autorit janë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Viti i mbrapshtë”, “I ngrirë në akull”, “Pasardhësi”, “Prilli i thyer”, “Piramida”, “Dasma” etj.

“Kadare është një tregimtar ironik dhe tepër interesant që rrëfen shkëlqyeshëm me nënkuptime të tërthorta rreth fajit kolektiv, veçanërisht në mos ndëshkimin e këtij faji… Edhe pse në formën e të shkruarit personazhet janë kryesisht lokalë, kuptimi dhe rëndësia janë padyshim universale. ” – thuhet në motivacion

Panairi ndërkombëtar i librit “Jeruzalem” do të hapet më 8 shkurt dhe do të zgjasë pesë ditë. Panairi i parë u mbajt në Jeruzalem në vitin 1963 dhe ka vazhduar të mbahet çdo dy vjet si një ngjarje unike ndërkombëtare që tërheq qindra botues nga shumë vende / DITA

Share This Article
21 Comments
  • Natyrisht qe Kadareja e meriton kete cmim dhe cmime me te larta se ky, Biles Kadareja qendron shume me lart se ky cmim

    Por keta izraelitet ja japin Kadarese kete cmim , meqnese Kadareja eshte shprehur hapur per braktisjen e fese islame

  • Shqiptari bashke me veshjen tradicionale ,bashke me armet e traditat e vjetra du he ta lere menjane edhe fene qe ska qene kurre per te identifikuse apo percaktuse.

  • Po ku cma mbna gishtin ne goje si femer nazike?

    Ta gezoje cmimin,

    por ne kete fotografi te ben per te vjelle!!!!!!!!!!!!!!!

  • Le te shpresojme se “Jerusalem-i” hap rrugen per Nobelin!
    Islamil Kadare ka shkruar kaq shume per ta merituar kete cmim
    sapo filloi te distancohej nga Enver Hoxha…
    I mbetet te distancohet edhe nga Sali Berisha qe te mos kete asnje pengese per tu afruar cmimit qe mori Mother Tereza, per te cilen ne e morem vesh njezete vite me vone…

  • Une mendoj se Kadareja ka nevoje per nje çmim, se e sheh qe po rreshket ne personalitet dhe nga intelekti. Eshte provuar se ky degradim eshte me frekuent te evgjitet. Meqenese evgjiteve nuk u japin çmim Nobel, se nuk mund te jene te tille, nganjehere u japin ndonje çmim izraelit, thene ndryshe çifut. Sa shume çifute paska Shqiperia. Hahahaha.

  • KADARE-ja eshte padyshim me i miri i te mireve ne boten e letrave.Kete e ka pohuar dhe shkrimtari i madh Agolli kur e ka cilesuar si me te mirin e letrave shqip.Kjo eshte madheshtia e njerezve te medhenj. Çmimi eshte nje simbolik por shtrirja gjeografike e çmimeve nga vende te ndryshme i jep tjeter rendesi. Ata i gezohen faktit qe jane bashkekohes te tij dhe qe e kane nderuar me çmimet per letersine nga vendet e tyre. Jam i keqardhur kur degjoj e lexoj nga ndonje, fjale jo te denja per shkrimtarin tone te madh KADARE. Ne duhet te punojme per njeritjetrin dhe Jo kunder njeritjetrit. Urime Kadare ! Urime Letersise e Kultures Shqiptare, ndoshta e vetmja ambasadore e denje e SHQIPTARIZMES NE bote.

  • Mos harrojme se ne kete bote shume çmime qe jepen jane cmime politike ne kuptimin qe jepen me qellim per perfaqesues te vendeve te ndryshme. Me siper thuhet : ” DITA citon gazetën Haaretz e cila thekson se Kadare i dha shprehje lirisë njerëzore në librat e tij.”

    Mendoj se vargjet e meposhteme nuk konfirmojne ate qe thote gazeta Haaretz :

    “Diktaturë e klasës s’është vec në vjersha
    Dhe në ditlindjen e veteranit tornitor.
    Je për socializmin
    /Vrapo në rrjeshta
    Shpall kudo dhe mbi këdo
    kontroll punëtor.”

    “Bjeri ditë e natë burokratizmit
    Klasën që u përmbys nën këmbë e mbaj.
    Në se s’do që nesër skuadër e pushkatimit
    Të të vejë në mur
    tek Bulevardi i Madh.”

    • Të mos meremi me dobësitë e Kadaresë por me madhështinë e tij!? Kadareja nuk po përhap nëpër botë dobësitë e tij por po përhap imazhin madhështor të kulturës e të kombit tonë!? Nuk mund të kërkosh nga një shkrimtar më shumë sesa të shpjerë “dritën” e kulturës sonë nëpër botë!? Dhe Kadareja këtë po bën? Më së miri!? Ku ka më mirë se në qëndrën e krishterimit? Nderime!

      • Une mendoj se roli kryesor i nje shkrimtari eshte te perhape dhe mbroje te verteten dhe jo te zbukuroje me silikon dhe batox rolin e tij si roje e qeverise kunder kulturave demokratike te perendimit.
        Me pelqen te kujtoj ketu se si ne varjantin e pare te romanit Keshtjella, Shqiperia ishte keshtjella kunder revisionismit etj, ndersa ne varjantin e dyte na u be papritmas keshtjella kunder islamismit.
        Une nuk do te isha dakord qe Ismaili te shpjere “genjeshtren” e kultures sone neper bote.
        Nuk arrij te kuptoj kete “fetishizim” dhe glorifikim te krishteimit i cili ne histori ka treguar se ka bere krime ( inkuisicjoni ) ashtu si edhe islamismi. Mos valle Hitleri ishte Islamist ? Jo,miq ai ishte Protestant sic eshte edhe nje pjese e madhe e Europes sot.
        Une mendoj se ne kur debatojme duhet te krijojme distance, te jemi gjakftofte dhe sidomos te mos jemi delirante per kete APO ate gje.
        Dikush ka thene se entuzjazmi i tepruar per dicka ose dike eshte shume i rrezikshem.
        E kam thene disa here ne forum se une i jap shume rendesi maredhenjes qe ka Ismaili si njeri me te verteten. E verteta duhet te jete ylli polar i cdo krijuesi dhe jo genjeshtra dhe silikoni.

        Pershendetje

      • Ore Pellumb i nderuar:

        te ikin duarsh Pikepyetjet (?) ty, apo i vendos me qellim ato?!

        Nuk ke merak se mos duke i lexuar ne menyre pyetsore tere ato qe thua ti per Kadareun, duket sikur tallesh me to…?!

        Te lutem, qe te mos ma marresh per keq, lexoje edhe nje here me kete sy:

        Të mos meremi me dobësitë e Kadaresë por me madhështinë e tij!? Kadareja nuk po përhap nëpër botë dobësitë e tij por po përhap imazhin madhështor të kulturës e të kombit tonë!? Nuk mund të kërkosh nga një shkrimtar më shumë sesa të shpjerë “dritën” e kulturës sonë nëpër botë!? Dhe Kadareja këtë po bën? Më së miri!? Ku ka më mirë se në qëndrën e krishterimit? Nderime!

        Sinqerisht, po ta lexonte kete email shkrimtari yne i shquar, kam frike se do trishtohej…

        • Amerikani i qetë? Pikpyetjet janë për ne komentuesit i nderuar jo për Kadarenë? Plus që ky celulari im e ka një difekt në shtypjen e gërmave dhe të shënjave të pikësimit. Nderime!

  • Disgusto.
    Po, gjithmone qe ka lajm per Kadarene ndjej disgusto.
    Ambiguo. Gjithe jeten, ambiguo.
    Ngre ne mit Enver Hoxhen, pastaj i thote kriminel.
    Shkruan: ….une komunisti i pa gjume….
    Pastaj shan komunizmin.
    E ka emrin Ismail e mer cmime ne Jeruzalem.
    Ka gjithe jeten qe perpiqet te krijoje idene se:
    Kushedi sa i mencur eshte ?kushedi se c’ka dashur te thote ?
    Kur ishte per te folur, nuk foli. Tani kerkon disidentin.
    Ka 25 vjet qe nuk i lexohet me asgje. I perseritshem e
    i merzitshem.
    Mbas debatit mediatik me Nasho Jorgaqin, nje njeri normal
    nuk do dilte te merte cmime.
    Por Kadare nuk do tja dije. Ketu flitet per ego.
    E po qe per ego ai nuk te fal. Nuk e ka egon te semure sic
    thote Jorgaqi, por terminale.

  • Sa gje e bukur eshte te hapesh gazeten e te maresh nje lajm te mbrekullueshem qe nje shqiptar vleresohet per dituri e mencuri. Urime mikut dhe vellaut tone qe na ben te dukemi gjithmone mire ne virbullen e te vobektve

  • Nje cmim tjeter,por nuk duhet harruar qe ai eshte nje vlere e rralle e letersise shqiptare,por edhe asaj boterore.
    Ata qe e shajne jane njerez qe shajne kedo dhe urrejne ata qe jane te zote dhe te sukseshem.
    Keta njerez nuk ndryshojne,sepse jane gatuar te tille.Ata deshtuan vete ne fushat ku gjelluan jeten e tyre dhe su mbetet tjeter vetem te shajne,urrejne dhe percmojne ata qe kane apo kishin me teper sukses se ata ne kete jete.Deshtim dhe urrejtje.

  • Ky njeri ka qene i privilegjur nen diktaturen Komuniste dhe ishte i paprekshem nen ate sistem, ku njerezit punonin ne koooperitivat e sistemit per nje buke misri! Sot ky njeri eshte nje “desident”: qe llomitit brockulla nga Franca dhe ben te moralshmin, per halle e probleme te cilat ai vete ai i braktisi ne kohen tranzicionit Shqiptar para 24-vitesh! Nukj e kup-toj se ku hyn e del ky njeri, perse i perket realitetit, por kam edhe nje dileme te madhe. Une persaonalisht, kam idene se ky eshte nje kokerr e mashtruestit me origjine nga Gjirokastra, i cili u ngrit ne ate kohe nga sistemi Masonik dhe vazhdon qe te mbijetoje edhe ne kete kohe nga e njejta gje. Po te ishte kaq i zhuritur ky njeri, per hallet e Shqiperise besoj se nuk do te kishte emigruar ne France qe te bej burrin e mirenga larg, por do te kishte kontribuar per vendin e tij, ashtu si po bejme te gjithe ne me vlerat qe na takojne dhe kontribojme per momentin!

    Jemi lodhur tashme me politikane dhe gjeja e fundit eshte qe te kemi edhe shkrimtare Shqiptare politikane ne emigrim, si puna e Ismailit!

    Muhabet qe vjen era kjo pune, per ata qe e kuptojne, natyrisht.

  • Kaso Troqja ishte i vetmi student nga fshati jone,qe studjonte ne Tirane ne vitin 1974.Kur kthehej Kaso ne fshat,mblidhej gjithe djemuria ne klubin e xha Shaqes dhe degjonin pordhet e Troqes.Gjithe femrat e qytetit studenti cmendeshin pas Troqes,me profesoret e kishte grure,Safet Berishen e kishte aq shok,sa e therriste:-o 15 kateshi !Ema Qazimi i ruante biletat per festivalin;,Agim Fagu nuk e fillonte ndeshjen,pa pershendetur Troqen ne shkallet e pallatit te sportit.Kaq,deri ne 90,kur fshati jone u shperngul i gjithe ne Tirane dhe Kaso Troqen e gjeten kollovar ne Lac.Te nderuar komentues,kthehuni me kembe ne toke dhe respektoni ata shkrimtare shqiptare,qe nuk shkruan per tu dukur andej e kendej kufirit,as per cmime boterore,se shkelqimi i rreme do tju zhgenjeje si Kaso Troqja!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *