Ismail Kadare një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të kohës, mbush sot 84 vjeç.
Ditëlindja e Kadaresë është nuk është një datë e shënuar vetëm për lexuesit shqiptarë që krenohen me të, por edhe për lexuesit e gjuhëve të tjera në botë, pasi letërsia e tij është përkthyer në më shumë se 45-së gjuhë. Kadare ka qenë disa herë kandidat për çmimin “Nobel” në letërsi dhe së fundmi ka marrë dekoratën më të lartë franceze, si ‘Komandant i Legjionit të Nderit’.
Kadare (lindur në Gjirokastër, më 1936) është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë. Si shkrimtar shquhet kryesisht për prozë, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe ese.
Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar.
Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Në vitin 1992 u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca; më 2005 fitoi Man Booker International Prize, më 2009 çmimin “Prince of Asturias Aëards” për Artet, kurse në vitin 2015 Çmimin Jeruzalem, e më 2016 presidenti francez ia ndau titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”. Viteve të fundit, ai e ndan kohën e
Kadare njihet si shkrimtar i cili në veprat e tij në mënyrë të qëllimshme u shmang nga realizmi socialist, dhe si i tillë veprat e tij u përkthyen dhe u lavdëruan nga kritikët dhe lexuesit anembanë botës. Ai krijoi një vepër me karakter universal por që rrënjët i ka thellë në tokën shqiptare. Kadare konsiderohet nga disa si një nga shkrimtarët dhe intelektualët më të shquar evropianë të shekullit të 20-të, si dhe një zë universal kundër totalitarizmit.
Ismail Kadare është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare. Në vitin 1992 u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca. Në vitin 2005 fitoi çmimin “Man Booker International Prize” ku kishte qenë i nominuar bashkë me shkrimtarë të tjerë të mëdhenj, duke përfshirë nobelistë si Günter Grass, Garbiel Garcia Marquez, Kenzaburo Oe etj.
Kryetari i jurisë e arsyetoi vendimin për t’i dhënë çmimin Kadaresë me fjalët: “Ismail Kadare është një shkrimtar që hedh në hartë një kulturë të tërë: historinë e saj, dëshirën, folklorin, politikën, fatkeqësitë. Ai është një shkrimtar universal me traditë rrëfimi që shkon deri tek Homeri”. Në vitin 2009 u nderua me çmimin spanjoll Princi i Asturias për Artet – çmimi më i rëndësishëm letrar në vendet spanjolle, dhe një nga çmimet letrare më prestigjoze në botë. Në vitin 2010 Ismail Kadare nderohet në Itali me çmimin Lerici Pea.
“Dhënia e çmimit Lerici Pea 2010 autorit Kadare – shkruhet në motivimin e çmimit – nënkupton rolin e poezisë dhe letërsisë si instrument lirie, duke u bërë mbështetje për të gjithë njerëzit e botës, të cilëve iu mohohen liritë themelore”.
Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Ismail Kadare është dekoruar nga institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”.
Me studimin e veprës së Kadaresë janë marrë autorë të shteteve të ndryshme, të cilët kanë botuar vepra dhe studime për të në gjuhët e tyre amtare: Eric Faye dhe Jean-Paul Champseix (frëngjisht), Piet de Moor (hollandisht), Peter Morgan (anglisht), Jose Carlos Rodrigo Breto (spanjisht).
Ky i fundit e ka vlerësuar si një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të gjysmës së dytë të shekullit XX, dhe shkrimtarin më të rëndësishëm të shekullit XXI.
j.l./ dita

Si dhurate Partia do ti coj
nji Kuti me Viagra qe ti puoj ma mir truni
bastardit zhagarravites
“mjeshtrit të letërsisë shqiptare”
mjeshtrit të gënjeshtrës,keni dash me thon??
Ti ke nje moshe te perjeteshme Kadare,brenda kultures boterore,ku e ke vendosur veten.
Te falenderoj vecanerisht, nga shpirti,vecanerisht,kur dikur ne menyren me te ndjere dhe hapur,e ekspozoje.sic ishte ai sistem njeri trup dhe shpirt ngrenes.
Dhe kete e beje brenda stilit tend te vecante me nje diplomaci fine:
Mbasi nje mburrje te skajeshme te diktatorit( i dhuroje gjithmone mish shqiponjes,nga shpirti tend,ne sherbim te ngjitjes lart),papritur hidhje nje kove me boje te zeze,mbi sistemin me te cilen sundonte ai :
Socializmi eshte nje lufte midis te aftesh dhe te paaftesh,ku zakonisht fitojne te paaftet.
O Vasil që më vjen keq se keni emrin e SHËN-VASILIT,e na flet si e ËMA ZËQOS majë THANËS.
Vetë SOCIALIZMI është SUNDIMIT të VARFERVE. –Fatkeqësisht i pa realizuar,vec Vitet sa ish gjallë – *I TRETI i VERTET* pas Gjergj Kastriotit-Skënderbe dhe Plakut Ismail Qemali me shokë…
Shkrimtari Madh Ismail Kadareja ta gëzojë Ditlindien!
O Vasil që më vjen keq se keni emrin e SHËN-VASILIT,e na flet si e ËMA ZËQOS majë THANËS.
Vetë SOCIALIZMI është SUNDIMITSHUMICËS,pra shtresave te Mesme dhe të VARFERVE. –Fatkeqësisht i pa realizuar,vec Vitet sa ish gjallë – *I TRETI i VERTET* pas Gjergj Kastriotit-Skënderbe dhe Plakut Ismail Qemali me shokë…
U nisa te shkruaj nje koment per te madhin Kadare,por nuk me le ky Dhimitri.
Po pse o Dhimiter kenaqesh qe ju shtresat e varfera sunduat mbi ne,bejleret agallaret,Intelektualet me shkolle perendimore?
Pse rreckamani duhet te sundoje mbi Pasanikun?
Pse xhahili duhet te komandoje Te Diturin?
Pse fshatari duhet te zaptoje shtepine dhe token e qytetarit? Keshtu si uron ti jane Shqiperia enver hoxhes,Koreja e Kimave,Kamboxhia pol potit,ku u ngriten kembet t`i bien kokes.Kurse Kanadaja ku ke emigruar zotrote eshte ndertuar nga te pasurit,qe jane zemergjere dhe pranojne ne Kanada lloj lloj maskarenjsh,komisare te kuq,instruktore te AgjitPropit,qe pasi shkaterruan Shqiperine,po shkojne te mbjellin faren e djallit ne Demokracite e pasura kapitaliste,qe u jep edhe pensione qyl.
Kadareja i shkroi diktatures ,si pershembull : ku ti gjej rrenjet e tua parti e tj e tj .Nje burre me karakter dhe me principe nuk do shkruante , po te ishte me principe . Dua ti them Kadarese , e besoj se i lexon keto rreshta komentesh .Xhaxhai i im studiuar para clirimit ne perendim ,ne kohen e diktatures punoi si mesues i thjeshte e natyrisht me frike si te gjithe intelektualet e tjere mbaruar fakultet ne perendim .Me gjithe se ishte ne drejtimin e shkencat te matematikes ,nje here erdhen nga minisria arsimit nje ekip sic quhej atehere mesim i hapur .Ai shpjegoi mesimin ,ku ne fund personat e min se Arsimit ja kerkuan me shkrim ,dhe ju luten te botonte nje liber oe disa kapitij ,per te permiresuar cilesine e librave te asaj kohe ,pra per studentet . Punoi nje kohe te shkurter dhe e dorezoi punen e vet ne ministrine e Arsimit . Dhe me kujtohet si sot ,kam qene prezent ,i erdhi nga ministria nje zyrtar ne shtepi ,i dha leket natyrisht me fature te rregullt shteterore ,per punen qe kishte bere ,e natyrisht i fali edhe librin vetem nje fotokopje si ,akoma pa u botuar .Menjehere xhaxhai i im mbasi pa te gjithe librin ,i thote zyrtarit ,ketu ne liber qenga edhe nje autor tjeter qe shan e bene lanet Zotin ,pra fene .Xhaxhai i prere i tha ,une nuk i dua leket qe me takojne ,me gjithe se ishte shume keq ekonomikisht si te gjithe te tjeret ,por kjo do lahet kur te botoni librin, ,me urdher duhet te hiqni emrin tim medoemos ,materialin e kini gratis nga une mbajeni ,ndihmoni studentet ,pamvaresisht ketu autoret jane me kapituj te ndryshem .E kjo ndodhi , se ai nuk e duronte diktaturen ,nuk i lepiej ,e nuk donte te ishte me nje rugac fallco bythlepires i diktatures qe te shante zotin ,pra fene , pamvaresisht me artikuj te ndryshem . .Ashtu u be ,libri u botua ,ai ndihmoi studentet me punen shkencore qe beri ,dhe sot e kesj dite as edhe njeri nuk e di e nuk e njeh autorin e vertete te shkencave matematike .E natyrisht leket nuk i pranoi ,normal ishte kushti e deshira e tij ..Keto jane burra me principe e me karakter ,dhe une personalisht jam krenar per racen time…Prandaj mos ma lavderoni kete Kadarene per moral,.Bile e kam komentuar edhe here te tjera qe jazek i qofte ,Kadarese ,ku as edhe nje here nuk e ngriti zerin per te shkruar ,kritikuar ,e te vinte me shpatulla pas murit te gjithe politikanet e ketij tranzicioni post komunist ,qe e kane shtrire barkas dinjitetin e ekonomine e popullit te mjere e shume te vuajtur shqiptar .E ndryshe nga Kadare ,i nderuari PR Qose ,ka shkruar ,ka kritikuar sa ka pasur mundesi mbi politikanet e ketyre tre dekatave te fundit .rrespekt te madh kam per PR QOSEN .E them kete , se Dy intelektuale ka sot per sot shqiperia qe i ec fjala per krikikuar banditet politikane te tre dekatave te fundit . e kto jane PR Qosja e Kadareja ,e turp per kete te fundit ,dhe duke mos qene njeri mbi te gjitha ,zoti nuk do e nderoje me cmimin NOBEL Kadarene ,ktu do jemi.
Adih me emocionove me Episodin e jetuar,qe tregon,Nje te ngjashem mund te tregoj dhe une,qe perfundoi me 20 vjet burg nga Gjirokastra ne Burrel.Pleqte tane te tille qene,me karakter te larte,qe nuk u njollosen deri ne pasoja katastrofike per veten dhe familjet.
Por nga Kadare mos kerko me shume,se nuk u rrit ne liri,u rrit ne Tiranine e qoftelargut.Edhe aq sa i dha shqiptareve me talentin e tij,ishte nje pike uji ne shkretetiren dogmatike.
Nga të përkëdhelurit e regjimit deri tek ata që sot janë 180 gradë në kah tjetër. Sipas rendit alfabetik autori i parë është Adem Istrefi me poezinë e tij “Emri yt, Parti”. ‘Komunist’ është titulli i fragmentit të dytë poetik, dhuruar Enver Hoxhës, me autor Agim Gjakovën. Aleks Çaçi është autori i tretë që i dhuron ish-diktatorit vargjet “Ashtu, Myzeqe”. Nuk mungojnë vargjet për partinë të Andrea Varfit me titullin “Një ditë nëntori”. Edhe Bardhyl Londo i këndon partisë në vargjet me titull “Ti je zemra, Parti”. Autori i gjashtë në rend alfabetik është Dritëro Agolli me poezinë e tij të njohur “Komunistët”. Pa u ndarë nga partia, Dhimitër Shuteriqi ka dhuruar vargjet “Lavdi për ty, Parti”. Fatmir Gjata ato internacionalet e “Dimri i dyzet e katrës”. Fatos Arapi dhuron poezinë e tij “Alarme të përgjakura”. I dhjeti në rend alfabetik, Ismail Kadare dhuron fragment nga poezia e tij për partinë me titull “Shqiponjat fluturojnë lart”. “Gjirokastër” është poezia e Luan Qafëzezit për 16 tetorin e ditëlindjes së Enver Hoxhës. Llambro Ruci i ka blatuar ish-diktatorit vargjet “Drita e udhës”. Partisë vazhdon t’i këndojë Llazar Siliqi në poezinë “Mesazhi”. Ndoc Gjetja bën poezi me titull “Çast nga pranimi në Parti”. Ndërsa Ndoc Papleka për “Enveri midis nesh”. Natasha Lako përsërit katër herë në katër vargje fjalën parti në poezinë me titull ‘Këngët e rinisë”. Edhe Spiro Dede i ka dhuruar një poezi të titulluar “Krenari” ku shkruan “Ç’nder i madh të jesh shqiptar/ të jesh ushtar i Enver Hoxhës”. Një “Meditim nga uzina e çelikut” i dhurohet Enver Hoxhës nga Sulejman Mato. Një tjetër autor i kësaj rëndësie, Vehbi Bala, shkruan vargjet me titull “Shqipëri” ku sigurisht e ka fjalën për “Zemër, mendje e vegjëlisë, Parti e Punës/ prijëse e shqype e Shqipërisë…”. Xhevahir Spahiu i 20-ti poet në rend alfabetik, i kushton ditëlindjes së partisë vargje me titull “Ditëlindja e madhe”. Autorja e fundit është Xhuljana Jorganxhi me vargjet “Parti e vendit tim”. Në pamundësi për t’i botuar të gjitha, po botojmë vetëm disa prej tyre, ato të autorëve më të njohur, jo vetëm dje, por edhe sot, si dhe disa nga vargjet më zbavitëse të autorëve që sot janë rikthyer në anonimitet.
Babao Tomorri BABA TOMOR..vazhdo e shkruaj,ato që Atij udhëheqësi i takojnë. Një popull i tërë Atij Kënduar e do i këndojë,së veprën e Tyre MBROJNË. Ai ishte dhe është DIELL që nuk mbulohet me shoshë. Kush lufton ATË i bie MURIT me KOKË. Ai,Udhëheqësi 45 viteve SHQIPËRI SOCIALISTE, I
I TRETI i vërteti-NJOHUR BOTA,kur në MOSKË,foli. Baba Ali Tomori,KRYE 20 Poetëve atdhetarë, DOLI.
Babao Tomorri BABA TOMOR..vazhdo e shkruaj,ato që Atij udhëheqësi i takojnë. Një popull i tërë Atij Kënduar e do i këndojë,së veprën e Tyre MBROJNË. Ai ishte dhe është DIELL që nuk mbulohet me shoshë. Kush lufton ATË i bie MURIT me KOKË. Ai,Udhëheqësi 45 viteve SHQIPËRI SOCIALISTE,
I TRETI i vërteti-NJOHUR BOTA,kur në MOSKË,foli. Baba Ali Tomori,KRYE 20 Poetëve atdhetarë, DOLI.