Ismail Kadare nderohet me çmimin “Jeronim De Rada”

Dita

Shkrimtari ynë i  madh Ismail Kadare u nderua sot me çmimin “Jeronim De Rada. Çmimi ju dorëzua nga ambasadori Italian Masimo Gajani.

Në një prononcim për mediat, Kadare u shpreh se ndihet i nderuar dhe i prekur për çmimin.

“Jam i gëzuar, i nderuar dhe i prekur për këtë çmim që mban emrin e gjeniut të parë të Rilindjes shqiptare. Poeti ndihmoi të rilindte vendi. Kam kënaqësi të marr çmimin që mban emrin e këtij gjeniu i cili riktheu letërsinë shqiptare në orientimin evropian që ishte duke humbur. Ishte një profet i të ardhmes së Shqipërisë”, u shpreh Kadare.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *