Ismail Kadare: Një rrëfim për letërsinë, Shqipërinë komuniste dhe Nobelin e munguar

Gazeta Dita

Vjollca Hajdari, (gazetare, politologe, etnologe dhe perkthyese në Berlin), ka intervistuar shkrimtarin Ismail Kadare me rastin e botimit nga Fischer Verlage, të romanit “E penguara”, përkthyer nga Joachim Rëm. Intervista është marrë në kafenenë e preferuar të shkrimtarit “Le Rostand”, ku ka qenë së bashku me zonjën e tij, Helena.

Më poshtë po ju japim tekstin integral të intervistës botuar në faqet kulturore të fundjavës, 22 korrik 2017, të gazetës së madhe gjermane “Die Welt”. Intervista është publikuar në faqen e Facebook të Shtëpisë Botuese Onufri e cila ka të drejtën e botimit të librave të Kadaresë në gjuhën shqipe.

Kadare në këtë intervistë flet për marrëdhënien me sistemin komunist, tregon disa fakte “pikante” të asaj periudhe të çmendur, një pyetje të sikletshme nga gazetari gjerman, largimin për në Paris, veprën në tri kohë dhe opinionin mbi Turqinë dhe frazën e Erdoganit se “Kosova është Turqi”.

Zoti Kadare, Ju jeni shkrimtari më i njohur shqiptar në botë. Përmes jush letërsia shqiptare zuri vend në arenën ndërkombëtare. Çfarë do të thotë kjo arritje për ju, për shqiptarët dhe në veçanti, për Shqipërinë?

Më lejoni të përsëris mendimin e njohur se letërsia, si pasuria shpirtërore më e bujshme e planetit tonë, ka dy tipare themelore: është universale dhe është e përjetshme. Rrjedhimisht për të flasin të gjithë dhe në çdo kohë. Ndoshta kjo është dhe arsyeja që të flasësh për të duket e lehtë, por këtu duhet shtuar se, të bësh gabime, është edhe më e lehtë.
Asnjë shkrimtar nuk e krijon letërsinë për veten e vet. Aq më pak, asnjë popull.

Qysh në ditën e parë të saj, ajo krijohet për të gjithë. Anglia edhe të dojë ta mbajë për vete Shekspirin e saj, nuk e ka në dorë. Ai na përket të gjithëve. Nuk ka ndonjë hartë popujsh ku letërsia mund të prodhohet, e një tjetër hartë, që kjo është e pamundur.
Shqipëria, si një vend i vogël dhe i izoluar ishte e panjohur për botën. Si do ta prezantonit ju Shqipërinë para lexuesit të huaj dhe si do ta njihnit atë me Shqipërinë dhe shqiptarët ?
Letërsia nuk krijohet për të bërë të njohur popujt. Për këtë janë të mjaftueshme atlaset, librat e historisë e të tjera si këto. Arti i letërsisë është aq i pavarur saqë në çdo gjuhë që përkthehet letërsia rilind. Këtu qëndron thelbi i magjisë së saj.
Natyrisht që njohja e vendit ose e popullit ku lind një letërsi vjen natyrshëm, por kjo s’është asnjëherë qëllim në vetvete.
Qyteti antik i Trojës është shembulli më tronditës.

Qëllimi i grekëve kur e rrënuan ishte që asnjë kujtesë, asnjë gjurmë, madje as emri të mos i mbetej. Mirëpo ndodhi pikërisht e kundërta. Falë artit letrar, Troja ushqeu gati tri mijë vite, madje vazhdon të ushqejë ende sot kujtesën e njerëzimit mbarë.
Nga ky këndvështrim mund të thuhet se rasti trojan është paradoksi më madhështor i botës sonë.
Jeni nominuar shumë herë për çmimin Nobel në letërsi. Krahas pritshmërisë së madhe të adhuruesve tuaj, ju nuk e keni marrë atë. Përse? Çfarë mendoni ju, ku qëndron problemi?
Sinqerisht nuk kam ndonjë përgjigje për pyetjen tuaj. Midis zakoneve të botës sonë janë edhe pyetjet e kësaj natyre. Ka kolegë që bezdisen prej tyre. Mendoj se s’ka vend për bezdisje.

Përkundrazi, më duket një zakon i bukur që, kur afron koha e këtij çmimi, ashtu siç ndodh me afrimin e Krishtlindjeve, kur bëhen pyetjet e njohura ku do t’i kaloni festat etj.,etj., shumë njerëz pyesin për këtë çmim. Mendoj se letërsia duhet t’i jetë mirënjohëse kësaj vëmendjeje, qoftë disi naive, të publikut botëror.
Gojët e liga flasin se ju nuk e keni marrë çmimin Nobel për letërsi sepse, sipas tyre, ishit « në harmoni » me sistemin e atëhershëm komunist, sa kohë që ju jeni i njohur si zëri universal kundër totalitarizmit. A nuk qëndron ky pohim në kundërshtim me qëndrimin tuaj? A ka ardhur koha që t’i hiqni qafesh përgjithmonë të tilla deklarime ?

Po nis nga fundi. Ju keni të drejtë, por nuk është punë e shkrimtarëve të merren me sqarime të tilla.
Çështja e raporteve të letërsisë me një regjim tiranik është zakonisht e ndërlikuar. Historia nuk jep ndonjë regjim që të mos ketë patur acarim me letërsinë. Regjimi, sidomos ai totalitar, përpiqet ta fshehë këtë acarim. Madje, shpesh i bën lajka letërsisë, në kohën që bën çmos ta ketë nën kontroll, ta përgjojë, t’i kujtojë burgun, madje vdekjen.

Armiqësia midis letërsisë dhe tiranisë buron natyrshëm nga natyra e të dyjave.Dihet se letërsia e ka në thelbin e saj lirinë, emancipimin, demokracinë, ashtu sikurse tirania ka të kundërtën. Te rasti i shkrimtarëve të njohur, sa më e madhe të jetë njohja, aq më dramatik bëhet problemi. Një diktaturë nuk e duron dot autoritetin paralel, pa përmendur smirën, tiparin shpesh numër një të çdo sunduesi.
Një paradoks i njohur shfaqet në këtë rast: në një regjim mizor mund të zhvillohet një letërsi e klasit të parë. Regjimi përpiqet të përfitojë prej saj. Janë të njohura klishetë për letërsinë që e nderon vendin, etj., duke nënkuptuar, madje, regjimin. Letërsia nuk e ka bërë kurrë këtë.

Në qoftë se është fjala për nderim, ajo ka nderuar vetveten.
Rendet diktatoriale nuk shquhen vetëm për egërsi, por edhe për dinakëri. Vite me radhë ato kanë përgatitur dosje të fshehta për shkrimtarët, sidomos për përbaltjen e tyre.
Pas rënies së komunizmit në Shqipëri, kam qenë një ndër të parët që kam kërkuar hapjen e arkivave të fshehta. Sot që po bisedojmë bashkë, pas 27 vitesh, kjo ende s’ka ndodhur.

Edhe kur rastësisht është zbuluar ndonjë dokument arkival, në vend që kjo të nxiste kërkimin e mëtejshëm, është rrethuar me heshtje.
Para disa vitesh më ra në dorë, rastësisht, një raport i hetuesisë sekrete shqiptare të vitit 1982. Meqenëse raporti është botuar në shtyp dhe ribotuar më pas, po jua tregoj juve, për të krijuar një ide se çfarë janë këto dosje të fshehta, për të cilat flasin të gjithë, por s’i ka parë askush.
Për çfarë bëhet fjalë në këtë raport?
Në këtë raport kërkohet të vërtetohet se shkrimtari me të cilin ju bisedoni sot, I.K., ka qenë pjesëmarrës i një grupi komplotist, që synonte rrëzimin e shtetit. Siç e shihni, nuk flitet për vogëlsira, por për gjëra « serioze », nga ato që të çonin drejt e në pushkatim.
Ju, po të keni kureshtje, mund ta gjeni lehtësisht atë raport. Eshtë teksti i marrjes në pyetje të ministrit shqiptar të Shëndetësisë, Dr. Ziçishti, vdekur nën torturë në po atë vit.

Në raport janë «hollësitë e komplotit», bashkë me emrin e hetuesit, i cili është ende gjallë në Shqipëri, i patrazuar nga askush. I pyetur nga një gazetare e re shqiptare, hetuesi ka pranuar origjinalitetin e tekstit.
Çfarë ka ndodhur pastaj?
Puna është mbyllur me kaq. Ato «gojët e liga» që përmendët ju në këtë intervistë, (midis tyre ka edhe gazetarë të huaj), nuk treguan asnjë interes për këtë dokument, që tregon natyrën e raportit të shkrimtarit me shtetin diktatorial. Pas rënies së komunizmit, s’më ka shkuar mendja të mburrem se paskam qenë pjesëmarrës i komplotit kundër shtetit, sepse thjesht kjo s’ka qenë e vërtetë, por dosja sekrete është aty.

Ajo tregon fare qartë se shteti e kishte gati arkivolin për shkrimtarin dhe nuk priste veç urdhrin për të. Gjë që kishte ndodhur në shumë raste të tjera.
A mund ta shtjelloni më gjerësisht fenomenin, duke u nisur nga ky fakt?
Shkrimtari nuk është çudibërës. Ai nuk mund të ndreqë prapësitë e një vendi që ka marrë rrokullimën, siç ka qenë rasti i Shqipërisë komuniste. Ndërkaq, shkrimtari mban përgjegjësi për letërsinë që krijon, në të gjitha rrethanat, qoftë dhe në ato që duken të pamundura. Sidomos shkrimtari i njohur. Sa më e madhe të jetë njohja, aq më e ndjeshme bëhet përgjegjësia.
Meqenëse po bisedojmë bashkë dhe meqenëse ju më bëtë pyetjen, më lejoni të përgjigjem më saktësisht për rastin tim.
Jam bërë i njohur jo pas rënies së komunizmit, kur mund ta përshkruaje zymtinë e tij, pa u rrezikuar nga asgjë. Do të shtoja se nuk e kam shkruar veprën në ndonjë breg liqeni të Zvicrës, pra jashtë Shqipërisë tiranike, por brenda saj.
Ja çka ndodhur saktësisht.
Më 1960 isha një shkrimtar tepër i njohur në Shqipërinë staliniste. Ndërkaq më 1970 ndodhi diçka e rrallë: Pas përkthimit të një libri në Paris, për një kohë të shkurtër fitova njohje botërore, çka në atë kohë do të thoshte njohje perëndimore.
Tronditja nuk është e paktë në një rast të tillë. Për vetë shkrimtarin, për lexuesit e tij, për shtetin komunist, ku ai jeton. Ndërkaq, ajo që mund të jetë dukur si një ngjarje e mrekullueshme, mund të kthehet befas kundër teje.

Ashtu siç ndodhi vërtet. Shkrimtari gjendet midis një dyshimi të vazhdueshëm. Në thelb të dyshimit është pyetja: përse bota perëndimore, «borgjezia», armikja jonë e betuar, ndërsa urren Shqipërinë tonë heroike, bolshevike etj., ty të pëlqen kaq fort?
Nuk po zgjatem për gjendjen që u krijua. Shteti paranojak shqiptar u gjend i papërgatitur. Ndaj meje kishte heshtje dhe dosje të fshehta, ndoshta si ajo që ju tregova. Kurse haptas nuk thuhej asgjë. Me sa kam kuptuar, prisnin që unë vetë «t’i tregoja vendin borgjezisë». Me fjalë të tjera, të deklaroja: ju më pëlqeni, por unë jam armiku juaj!
Asgjë e tillë s’ka ndodhur asnjëherë.

Nën presionin botëror u lejua takimi i gazetarëve «borgjezë» me mua. Janë dhjetëra intervista të botuara që mund të gjenden dhe unë po ju them me përgjegjësi të plotë morale se nuk ka askund, asnjë paragraf, nga ato që do të ëndërronin stalinistët shqiptarë.
Kjo ishte prova e parë që e kam kapërcyer dhe ku shteti, s’kam ndrojtje ta them, e uli kokën.
Ishte e vështirë kjo?
Natyrisht. Gjithë puna është që ta kesh mbledhur mendjen që të mos shtrembërosh thelbin e së vërtetës.
Desha të nënvizoj këtu se përgjithësisht gazetarët perendimorë, duke e marrë me mend pozitën time të vështirë, kanë treguar kujdes, për të mos ma rënduar atë. Megjithatë donin apo s’donin ata, momenti i rrezikshëm vinte papritur. Sidomos kur intervistat ishin drejtpërdrejt në TV.
Si dukej një moment i tillë?
Më kujtohet një rast i tillë, pikërisht në Gjermani, në TV berlinez. Gazetari më bëri befas një pyetje që ishte, si të thuash, fatale për shkrimtarët që vinin nga Lindja. Zoti Kadare, a mund të shkruani ju kundër regjimit?

Pyetja, e bërë qoftë pa qëllim provokimi, ishte në vetvete më e bezdisshmja e të gjithave. Kisha dëgjuar se nuk ishin të paktë shkrimtarët që ishin zënë ngushtë prej saj. Përgjigjet e tipit se një gjë e tillë s’kishte pse të shtrohej përderisa shkrimtari i intervistuar nuk kishte ndonjë problem me regjimin etj.,etj., ngjanin në çdo rast të varfëra.
Në heshtjen e shkurtër që u krijua, fati më ndihmoi që të ruaja gjakftohtësinë e të përgjigjem me një «jo»! E fill pas kësaj, të shpjegoja arsyen: në vendin tim, ligji e ndalon një gjë të tillë.

Përgjigja dukej më e guximshme se ç’ishte në të vërtetë. Duke u kthyer me avion në Shqipëri, rrugës mendoja se si mund të mbrohesha, në rast se kjo përgjigje ishte gjykuar «e keqe». Gjëja e parë që më vinte ndërmend ishin mijëra pllakatet që mbushnin Shqipërinë anekënd me fjalët: «Rroftë diktatura e proletariatit!». E pra, ky vend nuk e fshihte aspak se ishte diktaturë, me fjalë të tjera, se s’lejonte asgjë që ta prekte, për të ardhur gjer te ndalimi me ligj i «propagandës borgjeze», etj.,etj.
Me veprën letrare ka qenë më lehtë apo më vështirë?
Kjo varej nga rrethanat. Nga viti 1970 e gjer në rënien e komunizmit, pavarësisht nga njohja dhe pranimi në botën perëndimore, unë quhesha shkrimtar i realizmit socialist.

Këtij emërtimi nuk i jepja asnjë rëndësi, përderisa në veprën time ai nuk lozte ndonjë rol. Madje e përdorja termin aq natyrshëm saqë ndonjë nga shokët e ngushtë, gjysmë me shaka, më thoshte se, me sa dukej, quaja kështu atë që shkruaja unë vetë. Sipas tij, tani s’më mbetej veç ta quaja letërsi dekadente atë tjetrën, letërsinë dogmatike, staliniste, etj.
Ndonëse e gjitha kjo dukej për të qeshur, kishte një thelb të vërtetë. Në thellësinë time besoja se, sado paradoksale të tingëllonte, letërsitë dogmatike të kohës, si ajo shqiptare, sovjetike apo kineze, në një kuptim të thellë të fjalës, nuk ishin veçse “dekadente”.

Lidhur me letërsinë që prodhohet në një regjim totalitar, ka gjithmonë, ende sot, keqkuptime. Vetë përdorimi i termit «realizëm socialist», ndihmon në një farë kaosi. Për disa ky është një emërtim i mallkuar dhe janë gati të mohojnë çdo krijimtari, që ka lidhje me të. Për të tjerët, termi nuk ka pse të merret aq seriozisht.

Kam menduar gjithmonë se letërsia qëndron mbi paragjykimet, e sidomos mbi etiketimet. Kjo është arsyeja që jam bërë ndoshta i mërzitshëm me formulën se kam shkruar letërsi normale në një vend anormal.
Në të vërtetë vazhdoj t’i qëndroj kësaj formule. Gjatë bisedës sonë besoj se u sqarua se kam shkruar në tri kohë të ndryshme: njëzetvjeçari i parë 1950-1970, ka qenë kohë tipike e realizmit socialist, me shtet e lexues bashkë. Njëzet vjeçari i dytë 1970-1990, ka qenë përsëri shoqëri socialiste, por me lexues dy llojesh: shqiptar dhe botëror. Së fundi, koha e tretë, ajo paskomuniste, e lirisë së plotë.

Me përgjegjësi të plotë morale mund të them se vepra ime e shkruar në tri kohë të ndryshme, me rreth 40 tituj, brenda dhe jashtë Shqipërisë, është e njëjtë, në përmbajtje, në formë dhe në mesazhe. Asnjë nga librat nuk është mohuar prej meje. S’kam tundur as flamurin e disidentit e as atë të konformistit.
Kam qenë vetëm shkrimtar. E përsëris, i njëjti në të tri kohët. Tigëllon e pabesueshme? Më lejoni t’ju them një kuriozitet: Në këtë ditë që po bisedojmë, në Londër është në zhvillim e sipër konkurrimi për Man Booker Prize, librit më të mirë të huaj të vitit, botuar në Britaninë e Madhe. Në konkurrimin e 2017 janë zgjedhur 12 vende. Midis tyre, vendi im, Shqipëria.

Kurioziteti është ky: libri që përfaqëson Shqipërinë, romani im «Kamarja e turpit» , është shkruar rreth 40 vite më parë në Shqipëri. Më lejoni të saktësoj: në Shqipërinë staliniste, bolshevike, armiken numër një të Perëndimit, duke përfshirë edhe Britaninë e Madhe!
Dhe në këtë libër nuk ka ndryshuar asgjë, do të thotë ai është botuar në formën origjinale?
Libri s’ka asnjë faqe të ndryshuar. Të shtoj se është një roman për terrorin shtetëror? Edhe kjo është e saktë.

Në vitin 1990 keni kërkuar azil politik në Francë. A mund të na shpjegoni arsyet e ikjes? Perse zgjodhët pikërisht Francën?
Franca për shqiptarët, ashtu si për gjithë ballkanasit, u bë e afërt sidomos gjatë kohës së Napoleonit, si shembull frymëzimi për t’u shkëputur nga sundimi osman. Kronikat tregojnë se në Ballkan, e sidomos në viset e Shqipërisë, pati një kohë kur «Marsejeza» u këndua si këngë patriotike vendase! Kam kërkuar azilin politik, pas një letërkëmbimi të ashpër me presidentin Alia, ku përfundimisht kuptova se asnjë shpresë nuk mund të pritej prej tij, në kohën kur shumë njerëz besonin se ai mund të bëhej si një Gorbaçov shqiptar.
Si qëndron raporti juaj me vendin amë dhe sa ka ndryshuar raporti juaj me Shqipërinë në krahasim me vitet e mëparshme ?
Nuk kam pasur raporte moskuptimi me publikun e gjerë. Përkundrazi, mirëkuptimi ka qenë i plotë në të gjitha rastet. Popujt e gadishullit ballkanik, në sytë e Europës përfytyrohen zakonisht tepër të ashpër, të prirur më shumë për grindje sesa për pasione lirike. Më duhet të pranoj se ka diçka të vërtetë në këtë pohim. Ndërkaq s’mund të mos them se pikërisht këta popuj, e midis tyre shqiptarët, e duan shumë letërsinë, madje e sublimojnë atë.

Është vërtet një befasim që lidhet me të tjera paradokse, si për shembull, qëndrimi ndaj femrës dhe ndaj dashurisë. Më lejoni të përsëris mendimin se vajzat dhe gratë, më shumë se në jetë, ku qëndrimi ndaj tyre s’është për t’u lakmuar, kanë patur fat në art. Rrallë ka zona në botë ku ato të trajtohen si hyjnesha. Ka gjasë që letërsia të ketë përfituar nga kjo.
Meqë ra fjala për gratë. Çfarë roli ka luajtur – dhe luan – në jetën Tuaj gruaja Juaj Helena, e cila po ashtu është shkrimtare?
Përgjigje: E kam të vështirë ta përfytyroj se si do të zhvillohej krijimtaria ime letrare e përditshme pa ndihmën e saj. Mbi të gjitha, ajo ka qenë gjatë gjithë kohës së jetesës sonë të përbashkët, lexuesja ime e parë, pra mendimi i parë për veprën, çka për shumë shkrimtarë, ku bëj pjesë edhe unë, ka një rëndësi të pazëvendësueshme.

Shija e saj letrare gjithashtu është e pagabueshme. Nuk po flas për ndihmën tjetër: kalimin në duart e saj të të gjithë procesit të përgatitjes së dorëshkrimit, të shtypjes së tij në ordinator, korrekturës së parë dhe redaktimit dhe gjithfarë çështjesh teknike, për të cilat shkrimtari ka aq shumë nevojë.
Vitin që shkoi një grua e madhe shqiptare, Nënë Tereza, Anjeze Gonxhe Bojaxhiu, u shenjtërua në Vatikan. Komenti juaj?
Ju e merrni me mend përgjigjen time. Ka qenë një krenari e ligjshme. Ndërkaq do të shtoja se kishte një përmasë dramatike gjatë kohës së komunizmit.

Ndërsa gjithë bota e adhuronte, ishte një periudhë kur në Shqipëri nuk flitej për të për dy arsye: e para ngaqë ajo ishte fetare dhe e dyta, ngaqë konsiderohej pjesë e botës perëndimore. Aq e fortë qe kjo trysni saqë me gjithë lutjet e saj, atë nuk e lejuan të vinte të vizitonte familjen e saj, apo thjesht të vinte një tufë me lule në varret e tyre.
Nëse përjashtojmë kohën e komunizmit, Shqipëria është një nga vendet unike në botë për tolerancën fetare. Shqiptarët kanë një tjetër qasje ndaj fesë dhe nuk identifikohen sipas besimit fetar. Si e shpjegoni ju këtë?
Kjo është e vërtetë dhe kjo, nuk e fsheh, më bën të ndihem krenar. Dua të shtoj se ne, popujt e Ballkanit, e kemi disi të lehtë mburrjen. Është një karakteristikë jo fort e lakmueshme, por në këtë rast shqiptarët kanë të drejtë të krenohen.

Shpjegimi duhet të jetë i ndërlikuar. Harmonia fetare është një nga tiparet më të rralla në historinë e popujve. Shqiptarët e kanë pasur këtë tipar në të gjitha kushtet historike: gjatë pushtimit osman, pas çlirimit prej tij, gjatë kohës së mbretërisë shqiptare, gjatë fashizmit dhe, për çudi, edhe gjatë komunizmit, atëherë kur toleranca u duk se i kishte lënë lamtumirën Shqipërisë përgjithmonë.
Do të shtoja këtu se edhe krenaria tjetër legjitime, mbrojtja e përhershme e hebrejve, sidomos gjatë Luftës Botërore, ka lidhje, me sa duket, me harmoninë që u fol më lart.


E dini se Berlini ka një shkollë, e cila nga 2014-ta mban emrin e Refik Veselit, fotografit shqiptar, “Të drejtit ndër popuj” që kishte shpëtuar dy familje hebreje gjatë Luftës së Dytë Botërore?
Jo, nuk e dija. Po e mësoj nga ju. Dhe natyrisht më bëhet qejfi për këtë.

Kur e keni vizituar Gjermaninë dhe çfarë përshtypjesh keni nga shteti gjerman?
Gjermania ka qenë e pranishme në Shqipëri qysh pas rikthimit të saj në Europë. Sipas një tradite, që po vendosej në Ballkan, dinastia e parë mbretërore europiano-shqiptare, ka qenë ajo gjermanike, qysh në vitin 1914, me miratimin e Fuqive të Mëdha. Për fat të keq, këtë fazë të parë të integrimit të Shqipërisë në Europë, (ëndërr që vazhdon ende sot që po bisedojmë bashkë), e prishi Lufta e Parë Botërore.

Pas një mbretërie shqiptare që u mbyll në mënyrë dramatike, Shqipëria përfundoi në një shtet fashist, i cili ra bashkë me boshtin italo-gjerman. Më pas vazhdoi historia e njohur e vendosjes së komunizmit, e miqësisë tepër pasionante me kampin komunist, e armiqësisë po aq pasionante me të, e miqësi-armiqësisë me kinezët, e izolimit të trishtuar, gjer në rënien e komunizmit.

Gjatë gjithë kësaj kohe, Gjermania Perendimore ishte i vetmi shtet perendimor që, duke përfituar nga armiqësia e Shqipërisë me kampin komunist, u përpoq ta tërhiqte atë drejt Europës. Misioni i ndërmarrë prej Shtrausit ishte i pamundur ngaqë Shqipëria, duke qenë vërtet armiqësore me ish miqtë e saj komunistë, ishte ndërkaq më staliniste se ata!
Nuk ishte e lehtë të kuptohej kjo! Ndërkaq në Shqipëri u përhap një shpresë me «shansin gjerman». Ishte fjala gjithmonë për Gjermaninë Perëndimore. Dy-tre udhëtime të miat, për shkak botimesh në gjermanisht, ndodhën pikërisht në këtë Gjermani «kapitaliste». Kurse në Berlin kam hyrë për herë të parë gjysmë fshehtazi!
Nuk po zgjatem me këtë histori groteske, që vazhdoi deri në kohën që Shqipëria u gjend, më në fund, bashkë me Gjermaninë e sotme, në Aleancën Atlantike.

Mund të them me bindje se pavarësisht nga paradokset e krijuara prej historisë, një ndjesi pozitive për gjermanët dhe Gjermaninë ka qenë gjithmonë e pranishme në Shqipëri. Ka gjasë që shpjegimi për këtë mund të ketë lidhje me mirënjohjen ndaj shkencëtarëve gjermanë, të cilët janë marrë me gjuhën shqipe, më thellë dhe më seriozisht se të gjithë, duke përfshirë edhe vetë shqiptarët. Kjo mund të duket e tepruar në qoftë se nuk keni dijeni për adhurimin pa kufi ndaj gjuhës që, në sytë e shqiptarëve, kishte marrë ndërkaq aureolën e një martireje, sidomos pas ndalimit me dekret të saj nga shteti osman.
Ju falenderoj për kuriozitetin që është vërtet mbresëlënës. Më lejoni ta përfundoj bisedën tonë me një pyetje: Para tre vjetësh presidenti turk Erdogan ishte në Kosovë dhe e quajti Kosovën Turqi. Ç’mendoni për këtë?
Jam në dijeni për këtë deklarim të tij dhe e vetmja gjë që mund të them është se kur e kam lexuar nuk iu kam besuar syve.

Intervistoi dhe përktheu në gjermanisht: Vjollca Hajdari, gazetare dhe përkthyese, Berlin

Share This Article
11 Comments
  • REALIZIMI SOCIALIST-ARTI I MADH I REVOLUCIONIT
    Ismail KADARE
    Zeri i Popullit, 13 janar 1974
    Midis profecive të shumta tepër të zymta që bëhen sot në botën borgjeze dhe revizioniste nga fallxhorët e klasave sunduese, një pjesë u përkasin letërsisë dhe arteve. A do të vazhdojnë të ekzistojnë letërsia dhe artet në të ardhmen? Kjo pyetje, herë në mënyrë të drejtpërdrejtë, herë në mënyrë të tërthortë, vërtitet në të gjitha propagandat e tyre. Përgjegjësia e saj përbëhet nga një radhë parashikimesh sa fataliste aq edhe absurde: pritet vdekja e romanit, vdekja e poezisë, vdekja e letërsisë dhe e gjithë arteve në përgjithësi. Cili është shkaku i këtij “de profundis” që tellallët e borgjezisë e përsërisin pa pushim prej kohësh? Përgjigja është e thjeshtë: ashtu si një pjesë e profecive edhe kjo nuk është tjetër veçse një dëshirë e vjetër e klasave sunduese, e trashëguar brez pas brezi prej tyre bashkë me etjen për pushtet dhe shfrytëzim.
    Dihet se qysh nga kohët më të lashta, strukturat e mëdha burokratike e militariste, pra shtetet e mëdha agresive si psh; Perandoria Romake, duke përkrahur letërsinë zyrtare kanë rënë shpesh herë në konflikte të hapura me letërsinë dhe artin përparimtar. Kjo ka qënë e natyrshme, sepse ky art në përgjithësi nuk mund të pajtohej me frymën agresive, me dëshirën për hegjemoni dhe sundim të botës e cila ishte promotori i gjithë propagandave të këtyre shteteve. E njëjta ndodh sot me superfuqitë e kohës sonë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Sovjetik. Letërsitë dhe artet e këtyre vendeve prej kohësh janë përpara një alternative; ose të deformohen plotësisht sipas interesave antipopullore të këtyre regjimeve, ose të zhduken. Pra profecitë për vdekjen e tyre në fund të fundit, nuk janë tjetër vecse kërcënime të tërthorta që u bëhen letërsisë dhe artit në qoftëse ato nuk konformohen plotësisht me qëllimet hegjemoniste agresive të këtyre superfuqive.
    Për sa u përket popujve që luftojnë për liri dhe pavarësi, historia ka treguar dhe vazhdon të tregojë se tek letërsia dhe artet ata kanë gjetur gjithmonë një mbështetje të sigurtë në luftën dhe në aspiratat e tyre. Historia e vendit tonë e rikonfirmon me forcë të vecantë këtë. Shoku Enver ka thënë se ‘populli ynë nuk e ka ndarë kurrë dyfekun me gjalmë, nga libri, shpatën nga pena, trimërinë nga dituria…’ Dhe kjo është një e vërtetë e madhe. Populli ynë që e ka pasur gjithmonë në qendër të kujtesës së tij kombëtare Skënderbeun, nuk e ka nxjerrë kurrë në periferi të saj Naim Frashërin. Popullin tonë i është dashur shumë herë të ngrihet i vetëm kundër rrezikut të zhdukjes nga faqja e dheut. Por as agresioni, që vdekjet, as uria, as rrebeshet e historisë nuk ja kanë humbur atij asnjëherë bukurinë e fjalës, të gdhendjes të titullit. Përkundrazi, ky fat i vështirë ja ka prefeksionuar ato gjerë në virtuozitet. ǒart i mrekullueshëm duhet të jetë ai për të cilin populli ka nevojë në ditë të mira dhe të këqia. ǒprovë e madhe është për letërsinë dhe artet kjo dashuri e popullit për të në momentet kyçe të historisë dhe sa qesharakë duken ata estetë pozamëdhenjë që me sofizma të pafund në kabinetet e tyre belbëzojnë nëse duhet ose nuk duhet të ekzistojnë letërsia dhe arti.
    Fakti i madh që populli, midis varfërisë së tij të thellë, i pa ngrënë dhe i paveshur, midis halleve, këto male të dyta të vendit, e deshi gjithmonë artin, tregon se ai ka pasur arsye të thella për këtë. Populli gjithmonë ka arësye të mëdha për të bërë një gjë. Arësye të mëdha për të dashuruar, arësye të mëdha për të urryer. Ai e ka dashur poezinë shqipe, letërsinë dhe artet e tjera sepse ato kanë qënë të lidhura me fatet e tij. Kjo lidhje me fatet e popullit dhe të kombit është tipari kryesor me i rëndësishmi dhe më i pavdekshmi i letërisë dhe i arteve tona. Të gjitha vlerat e tjera të këtij arti shekullor do të asgjesoheshin pa këtë vlerë thelbësore të tij. Kjo lidhje ka qënë fati më i madh i kësaj letërsie, ashtu si do të ishte fatkeqësia më e madhe e saj ndarja prej popullit. Letërsia jonë e realizmit socialist e trashëgoi si thesarin më të shtrenjtë këtë lidhje, duke pasuruar e ngritur në një shkallë më të lartë atë me idetë e revolucionit dhe të komunizmit. Partishmëria proletare e letërsisë sonë të realizmit socialist është shprehja më e lartë e lidhjes së plotë të saj, si asnjëherë tjetër, me fatet e popullit.
    Të gjithë ne shkrimtarët e realizmit socialist kemi një përgjegjësi të madhe për ta ruajtur të paprekur këtë thesar shpirtëror të pacmuar.
    Në të tridhjetë vjetët e moshës së saj, letërsia jonë e re e realizmit socialist ka njohur suksese dhe gëzime të mëdha. E vënë pa asnjë rezervë në shërbim të revolucionit, komuniste dhe kombëtare njëkohësisht, ajo i ka larë njëherë e përgjithmonë llogaritë me gjithë ndryshkun shekullor të artit feudal – borgjez, me misticizmin, irealimzin, sentimentalizmin, bulevardizmin, me historitë iluzive të vajzave të të varfërve me ‘princët e kaltërt’, me një fjalë gjithë trillimet e kuzhinave shekullore të botës së vjetër. Ajo ka vazhduar të bëj një luftë të sukesshme kur këto trillime, pasi i ka dëbuar nga dera, janë përpjekur të hynë nga dritarja të veshura me petkun modern. Detyra e ruajtjes së pastërtisë së artit tonë është sa e vështirë aq edhe madhështore, sidomos në kohën e sotme plot furtuna revolucionesh e kundërrevolucionesh. E vërteta është se megjithë sukseset që janë arritur, megjithse trungun kryesor të letërsisë dhe të arteve e kemi ruajtur të pastër, nuk mund të themi se i kemi mbrojtur siduhet të gjitha degët e tij. E përplasur mbi to, vala e ndërshkimeve ka bërë dëme, disa herë thyerje, dhe për këtë përgjegjësia na takon ne të gjithëve. Por letërisa dhe artet tona kanë një lidhje të tillë të thellë me revolucionin dhe me kombin, sa që për një kohë të shkurtër janë në gjendje të rigjenerojnë plotësisht degët e dëmtuara. Por kjo nuk duhet të na verë në gjumë. Në të ardhmen nuk pritet asnjë dobësi; përkundrazi do të ketë gjithmonë dëndësime të këtyre valëve goditëse. Agresioni është po aq i vjetër sa edhe shoqëria me klasa (Homeri, shkrimtari i parë i planetit tonë, nuk shkroi vecse për një agresion). Por në asnjë shekull ai nuk ka qënë aq global, tinzar dhe i shumëfytyrshëm sa në kohën tonë. Dhe kjo është e kuptueshme, përderisa kjo është epokë e përmbysjeve të mëdha revolucionare. Agresioni nuk tregon forcën e agresorëve, por përkundrazi, frikën, panikun e tyre përpara historisë. Gjysma e dytë e shekullit tonë po bëhet dëshmitare e një intensifikimi të pashembull të agresionit. Nuk është më agresioni i vjetër klasik, prania e të cilit ndihej vetëm kur shkelte cizmja e të huajt mbi tokën tënde. Tani armikun mund ta kesh mijëra kilometra larg, me të mund të mos shkëmbesh asnjë pushkë e, megjithatë, pa e kuptuar, mund të fillosh të biesh viktimë e agresionit të tij. Agresioni kultural, agresioni i fjalës, i titullit, i ngjyrave nuk është më pak i rrezikshëm se agresioni i cizmes së ushtarit.
    Një nga dëshirat e drejtuesve të superfuqive është që bota të jetë memece, në mënyrë që ajo të mos i gjykojë dot krimet e tyre. Mirëpo njerëzit kanë lindur me gjuhë. Atëherë, arësyetojnë, ata, nëqoftëse njerëzit nuk i detyron dot të mos flasin, përpiqen që ata të belbëzojnë në mënyrë sa më të pakuptueshme, si të marrët. Dhe kështu vazhdon gara e ethëshme për të krijuar libra sa më të degraduara, poezi hermetike, prozë të coroditur, tinguj kafëshorë, kompozime abstrakte. I gjithë ky belbëzim, që shpesh u ngjan belbëzimeve të të sëmurëve psikik, është një shërbim i madh që i bëhet borgjezisë së sotme, shërbim të cilin ajo e cmon së tepërmi. Historia e dekadentizmit, ashtu si ajo e gjithë artit, është shekullore, por në asnjë shekull ai nuk ka pasur një shpërthim të tillë si sot. Kjo ndodh sepse në asnjë shekull klasat sunduese nuk janë gjendur ndonjëherë kaq pranë humnerës si në këtë shekull. Në një gjendje të dëshpëruar, ato ndodhen vazhdimisht në një aktivitet të ethshëm në të gjitha fushat – ekonomike, ushtarake, politike, morale, ideologjike, artistike, në mënyrë që ti shmangen katastrofës. Në terrenin e letërsisë dhe të arteve duke kuptuar se lidhja e letërsisë dhe e arteve me fatin e popullit është fatkeqësia më e madhe për ta, shpejtojnë ta shkallmojnë me të gjitha mënyrat këtë lidhja. Në qoftëse do të kërkonim të gjenim dy fjalë që të përmblidhnin sa më qartë esencën e gjithë asaj morie izmash të asaj flore të sotme të helmatisur borgjeze e revizioniste, këto fjalë do të ishin ‘ndajra nga populli’. Kjo ngjarje është synimi i përbashkët i gjithë propagandave të sotme reaksionare.
    Mirëpo borgjezia dhe revizionistët, duke e kuptuar se thirrja për ndarjen e artit nga populli, ka në vetvete rrezikun e diskreditimit, kërkojnë rrugë më të stërholluara e të maskuara për të realizuar këtë ndarje. Ata e fillojnë rrethimin shumë larg. Për të humbur gjurmët, ata nuk bëjnë thirrje për ndarje nga populli, por për ndarje nga njeriu në përgjithësi. Kështu shpjegohet ai pasion për dehumanizimin e artit, për mënjanimin e njeriut dhe për zëvendësimin e tij me fetishe e maska. Superioriteti im është se unë s’kam zemër, ka thënë një poet dekadent. Kështu shpjegohet për primitivizmin, për mendimin paralogjik, i cili, sipas tyre, është më i thellë, sepse vjen që nga larg, nga barbaria. Lidhur me këto janë përpjekjet për shthurjen e kohës në veprën letrare, për shkatërrimin e ligjeve të kompozicionit, të sintaksës dhe më në fund të gjuhës. (Një nga kryedekadentët, Xhojsi, është përpjekur, për shembull, të krijojë një vepër të tij – gjuhën e ujit dhe të erës).
    Edhe në rastet kur dekadentët e pranojnë njeriun në veprat e tyre, ky nuk është njeri në kuptimin normal të kësaj fjale. Më tepër se një njeri, ai është një surrogate i tij, një qënie biologjike, jashtë kohës, hapësirës dhe shoqërisë. Pikërisht një njeri të tillë, dekadentizmi përpiqet ta bëjë hero tipik të kohës. ‘Njeriu pa cilësi’, është titulli i romanit voluminoz të Myzilit, një nga katekizmat e dekadentizmit modern. Dihet se njeriu që nuk i përket asnjë shoqërie, humbet identitetin e vet dhe kthehet kështu në një maskë. Për të tilla maska ka shumë nevojë sot reaksioni botëror. Kështu arti borgjez përpiqet sot të krijojë një model të ri antiheroi, një autsajdër (ai që është jashtë), sic e kanë pagëzuar në Perëndim. Ky autsajdër, i cili mbush librat, skenat dhe filmat e botës borgjeze e revizioniste, mishëron ikjen nga bota jonë, dezertimin e turpshëm nga koha. Ai nuk është ndonjë shpikje e re; përkundrazi, rrënjët e tij duhet t’i kërkojmë thellë tek Bibla dhe Kurani, këto puse të pashtershme ideshë reaksionare. S’është e rastit që një nga ideologët e sotëm borgjezë ka shkruar: “individi e nis këtë udhë të gjatë si autsajdër dhe do ta mbarojë, ndoshta, si një shenjt”. Hipitë e sotëm, autsajderët, antiherojtë e Kamysit ose të Beketit, nuk janë tjetër vecse modifikime të shenjtorëve mjekërgjatë që bridhnin qysh para 2000 vjetëve e më pas nëpër shkretëtirat e Sinait, heremitët, pelegrinët jezuitë dhe musulmanët që niseshin për haxhillëk në Mekë. Gjithë ky arsenal errësire dhe myku është trashëguar nga arti i sotëm borgjez e revisionist. Duke e trashëguar atë, ky art i degraduar, megjithse pretendon të jetë i kohës e modern, në të vërtetë tregon se është i vjetër e dogmatic sa s’ka ku të vejë më.
    Në pleniumin e 4-të të Komitetit Qendror të Partisë shoku Enver, në një mënyrë thellësisht marksiste, zbërtheu esencën e vërtetë konservatore të borgjezisë dhe të revizionistit të sotëm. “Karakter konservator – thotë shoku Enver, – kanë jo vetëm ideologjitë e vjetra që vinë nga thellësitë e shekujve, por edhe ideologjia e kultura e sotme e degjeneruar borgjeze e revizioniste, i gjithë liberalizmi e modernizmi i tyre”. Duke zbatuar tezën e shokut Enver në terrenin e letërsisë dhe të arteve, nuk është vështirë të dallojmë në kohën tonë aleancën e shenjtë të konservatorizmit më të tërbuar me modernizmin më të shthurur. Le të kujtojmë disa fakte nga historia e letërsisë sonë. Cili ka qënë konservatori më i madh i letrave shqipe dhe jo vetëm i letrave, por i gjithë kulturës sonë? Përgjigja është e qartë për të gjithë: ky konservator ka qënë Gjergj Fishta. Fanatik i tërbuar, idealizues i çdo gjëje patriarkale, apologjet i fesë, i institucioneve mesjetare, hymnizues i primitivizmit, armik i egër i çdo përparimi – ky është portreti i këtij letrari prift. Mirëpo, nga ana tjetër po të bëjmë pyetje se cili ka qënë liberali më i madh i letërsisë sonë, përgjigja është po ajo: përsëri Gjergj Fishta. Filoitalian i papërmbajtshëm, agjent i Vatikanit, emisar i pushtimit fashist, partizan i çkombëtarizimit dhe i romanizimit të kulturës sonë. Pra, nga një anë kryekonservator fanatik, nga ana tjetër kryeliberal. Shovinist i tërbuar dhe njëkohësisht kozmopolit i tërbuar. Kur ishte fjala për idetë e reja shoqërore, përparimin, për revolucionin, ai ishte konservatori më fanatik. Kur ishte fjala për fatet e atdheut, për lirinë, për kufijtë ai ishte liberali më i madh.
    Të njëjtin shembull na e jep figura e letrarit fashist Ernest Koliqi. Konservatorizmi i tij ekstrem nuk e pengoi të shfrytëzonte në veprën e tij reaksionare, një teori aq të shtrenjtë për modernizmin e sotëm, frojdizmin. Kështu në tregimet e tij, ai herë na paraqitet si një namuslli turkoshak, herë si një gagarelë evropjan.
    Dhe në përgjithsi është vështirë të gjendet një teori tjetër që t’u ketë shërbyer me aq zell si konservatorizmit ashtu edhe liberalizmit, sa frojdizmi. Esenca e tij konservatore – thirrje për kthim drejt barbarisë, nuk e pengon aspak, përkundrazi i ndjell akoma më shumë drejt tij dekadentët e të gjitha ngjyrave.
    Kjo aleancë e shenjtë midis konservatorizmit dhe liberalizmit është plotësisht e shpjegueshme po ta shikojmë problemin nga pikpamja marksiste. Në fund të fundit qëllimi i të dy palëve, konservatore dhe liberale është një; kthimi në botën e përmbysur, rifitimi i ‘parajsës së humbur’.
    Ndërsa sulen me tërbim për të shkallmuar spirancën që e lidh njeriun dhe artin e tij me shoqërinë dhe komunitetin njerzor, dekadentët nuk harrojnë për asnjë cast të sulmojnë spirancën tjetër, atë që e mban njeriun dhe artin e tij të lidhur me popullin e vet, me kombin dhe karakterin kombëtar. Ata godasin me tërbim këto dy spiranca, sepse e dinë që me shkallmimin e tyre vlerat shpirtërore do të mbeten në mëshirën e errësirës dhe dallgëve të tërbuara të reaksionit botëror.
    Nuk është e rastit që pseudoshkrimtari dhe armiku i partisë Fadil Paçrami i linte të mbushura pseudodramat e tij me hije dhe jo me njerëz. Nuk është e rastit që ai bashkë me Todi Lubonjën ishin kundërshtarë të tërbuar të karakterit kombëtar në artet tona. Në poezi, F. Paçrami urrente figurën e baballarëve, në skulpturë figurën e nënës, në prozë përbuzte plakat shamizeza. Ai tmerrohej nga figura e Skëndërbeut me keq se një pasha turk. Pra, ai nuk duronte dot asgjë që kishte lidhje me themelet e popullit dhe të kombit. Nga kjo pikpamje ai të kujtonte ata pseudodijetarë të Ishullit të Laputëve, për të cilët Suifti tregon se kërkonin të shpiknin një metodë për të filluar ndërtimin e shtëpive nga catia. Djathtizmi i T. Lubonjës e F. Paçramit, kozmopolitizmi, urrejtja për folklorin dhe antishqiptarizmi i tyre, treguan dhe një herë se lufta e klasave në terrenin e letërsisë dhe të arteve është e gjallë dhe do të jetë e tillë për një kohë shumë të gjatë.
    Si pjesë përbërëse e mekanizmit të revolucionit, realizmi socialist ka pasur, ka dhe do të ketë po ata armiq që ka revolucioni. Tërbimi i tyre, rrufetë që ata lëshojnë mbi të, nuk tregojnë gjë tjetër vecse fuqinë dhe rrezikshmërinë e tij për klasat sunduese. Akuzat për gjoja ngushtësinë e tij, për pamundësitë e tij, për rregullat kufizuese që i shkurtojnë jetë, koha i ka hedhur do i hedhë poshtë njerën pas tjetrës. Realizmi socialist është art i së ardhmes. Asnjë art i gjertanishëm nuk mund të jetë i krahasueshëm më të për nga mundësitë, epiciteti, thellësia, dramaciteti dhe niveli i lartë ideoartistik. Këtë omnipotencë ja jep atij revolucioni komunist. Liria që zbërthen revolucioni është më e madhja liri që është parë ndonjë herë mbi këtë rruzul, sepse ajo është liri e milionave. Përpara kësaj lirie zbehen si qirinj, liritë e tjera të kënduara apo të pakënduara në odetet e poetëve. Realizmi socialist si pjellë e revolucionit gëzon po atë liri të revolucionit. Ai nuk u bindet kanoneve, rregullave dhe dogmave, sic pretendojnë armiqtë e tij të hapur, ose miqtë e tij të rremë. Ai u bindet vetëm ligjeve të revolucionit, i njeh dhe i respekton ato ligje, dhe pikërisht në këtë qëndron jo dobësia dhe jetëshkurtësia e tij, por përkundrazi forca dhe pavdeksia e tij. Nganjëherë vetë ne shkrimtarët dhe artistët e realizmit socialist, nuk i njohim, ose nuk i përdorim dot mundësitë e pakufishme të këtij arti. Marksizmi na mëson që shpesh herë qëllon që shija e parë e klasës së fitimtarëve mbart me vete elementë të shijes së fundit të klasës së të mundurve. Shkëputja nga kjo shije është një detyrë e vazhdueshme e të gjithëve, dhe veanërisht e ne krijuesve.
    Duke hedhur poshtë rrënjësisht toerinë e ‘realizmit pa cak’ të revizionistit frëng Rozhe Garodi, i cili ka përqëllim integrimin e një pjese të dekadentizmit në realizmin socialist, ne jemi gjithashtu kundër kufizimeve artificiale të fushës së veprimit të artit të ri të klasës punëtore. Realizmi socialist ka një forcë të tillë të brendshme sa që është në gjendje të shtjellojë në gjirin e tij të gjitha temat, duke filluar nga revolucioni proletar e gjer në legjendat më të thella të shekujve. Ai është në gjendje ta rishikojë dhe ta rishpjegojë artistikisht gjithë botën, që nga rrethimi i Trojës e gjer në rrethimin imperialisto – revisionist. Këtë aftësi të re ndricuese ja jep atij vetë revolucioni. Dhe pikërisht këtu qëndron esenca e novatorizmit të tij të madh. Kufizimi në kohë dhe në hapësirë i sferës vepruesme të realizmit socialist, nuk bën gjë tjetër vecse nga njëra anë, i shkëput rrënjët e këtij arti nga themelet kombëtare dhe nga ana tjetër i njeh sundimin e plotë, mbi 5 mijë vjet të historisë së popujve, tiranisë, kulturave të të gjitha superstrukturave të vjetra.
    Epoka e kapitalizmit është në perëndim, dhe tonin e artit botëror, kulmet e tij po i jep e do ti jap akoma më shumë në vitet e ardhshme jo borgjezia, por klasa punëtore. Realizmi socialist është ende në dekadat e tija të para. Në vitet e ardhshme ai do të ngushtojë gjithmonë e më tepër perandorinë kulturale borgjeze – revizioniste, gjersa më në fund ta rrethojë atë. Letërsia jonë e re shqipe, për vetë pozitën pararojë të partisë dhe të vendit tonë në luftë kundër botës së vjetër në kuadrin e artit botëror komunist, ka sot një pozitë të privilegjuar dhe mundësi të pakufishme për vepra të mëdha
    .
    Eshte tragjedi kombetare
    qe ky s/lepires i enverit
    u be kapterr i elez serbiberit..

    • Te lumte , pergjigje me te bukur per kete lypsarin e Nobelit s’ka.
      Flm dhe per nje arsye tjeter. Pavaresisht se e ka shkruar ky …..,, ( nuk dua te me beje te shaj). artikulli eshte a analize e forte, dhe sinteze e te gjitha mesimeve dhe drejtimeve te asaj “diktature” qe e ngriti artin dhe letersine ne majat me te larta, duke e mbeshtetur ne tabanin Kombetar e I frymezuar thellesisht dhe nga korifejte Rilindas.
      Po te heqesh pjesen e sulmeve te paskrupullta ndaj ish miqve te tij, si Todi Lubonja, vlen se tepermi ta futesh ne librat e letersise si njohuri baze per nxenesit e studentet , per tiparet e verteta te Letersise se Realizmit Socialist. Atehere vertet , me shume se askush tjeter, kadare do te vleje diçka per brezin e ri

  • NJE GJE ESHTE E SIGURT.

    NUK E KE SHQYER MIRE B….. PARA CIFUTEVE QE

    TE TE JAPIN CMIMIN NOBEL.

    SHQIPETAREVE UA KE BERE BORXH,

    E KE VENE VETEN NE SHERBIM TE

    ANTISHQIPETARISE, PER NJE CMIM NOBEL

    TE DHJEFSHA TY DHE CMIMIN NOBEL.

    • ty të dhjefsha erdoganin që ju lëpin bythën çifutëve origjinalë të izraelit dhe në krahun tjetër bën sikur i plas bytha për palestinezët!!
      për kurdët nuk ja vlen të flasim!?apo jo o qën turk??

  • Tani ke te besoj Ismahil Kadarene apo Ismahil Kadarene. Komenti i mesiperm ja hedh poshte te gjitha se çfare ka thene e bere , sidomos pas vitit 1990. Dhe s’eshte koment, por shkrim i Kadares ne 13 janar 1974 dhe ne gazeten presitgjoze shqiptare, organ i partise punes Shqiperise, Zeri Popullit. Ndersa sot 24 korrik 2017, po i njejti Kadare si emer, por me tjeter shprehje. Mos valle i kan nderruar dikush koken? Keta jane njerezit e penes se madhe dhe e shatit, duke perjashtuar lopaten. Nuk mund te te besoj o “shkrimtari i madhe shqiptar i botes”.

  • Sinqerisht me këtë stilin tënd rocambolesque, o Mol, që mundohesh të bësh pseudo-disidentin ke filluar të na e shpifësh.

  • Do ti kerkoja ndjese ndonje fansi te kadarese (pasi dhe vete jam ish fans i tij letrar ) per kete shuplake qe po i jap atij.
    .
    Eshte e vertete qe vepra artistike e Kadarese mori fame boterore duke i shkruar sokakut te te marreve ku dy banoret” e marre” e tij reale ishte enveri dhe kadareja.

    Kam aftesine te ndaj kadarene si fenomen boteror ne fushen e letersise nga Ismaili si nje njeri pambarimisht i lig dhe hileqar.
    .
    Rreth vitit 1971 -72 kam bere nje debat te ashper familjar me babane tim ( partizan trim dhe qe nuk u ngjit kurre ne pozite) qe me tha shprehimisht kur une e mbroja me gjithe shpirt Kadarene:
    .

    Ai eshte njeri me kulture te madhe por kur te vije dita qe ky sistem yne do pembyset (e kishte bindje 100%) ky do jete ai qe do ti haje me shume kockat enverit dhe ashtu ndodhi.

    Cfare tipi kolerik ka qene dhe eshte Kadareja ndiqni nje montazh modest per skizofrenine e tij per baba Stalinin

    Duke shfletuar poezitë e rinisë së hershme të Kadaresë konsta¬ton se përjetimi më i thellë emocional i kësaj periudhe të jetës së tij është vdekja e Stalinit, në 1953. E mirë, mund të thotë dikush, ashtu ishte koha, kur vdiq Stalini të gjithë letrarët e rinj do të shkruanin diçka për të. Kjo është e vërtetë, por Kadare është i vetmi letrar, si ndër të rinjtë, ashtu dhe ndër të vjetrit, që bëri poezi të veçanta, për Stalinin e sëmurë, për vdekjen e Stalinit, për varrimin e tij, për kujtimin e Stalinit, Kadare kishte projektuar tek Stalini figurën e sublimuar të babait.
    Nëse Kadare do të kishte shkruar një poezi për vdekjen e babait të vet, ajo nuk do të ishte më e ndjerë. Duket qartë se Kadare e ndjen thellë Stalinin si një figurë atërore.
    .
    Kur vdiq Stalini shpërtheu një histeri kolektive vajtimesh, ku gjithkush ishte i detyruar të bënte ritualin se mund të spiunohej nga ata që kishte përreth, se nuk ishte hidhëruar sa duhet për vdekjen e Stalinit. Kishte nga ata që bë¬nin sikur u binte të fikët dhe i çonin edhe në spital.
    .
    Një nga ata që çuan në spital nga shkolla e mesme e Gjirokastrës ishte dhe Kadare. Mjekët që e kuptonin se kishin të bënin me simu¬lues bënin sikur i trajtonin dhe i linin vetë që të çoheshin e të iknin kur të mërziteshin në spital. Por Kadare ishte një nga ata që i alarmoi mjekët se panë që nuk po vinte në vete. Duke qenë tem¬perament kolerik, Kadare e kishte autosugjestionuar veten, sikur vërtet i kishte vdekur babai.
    .
    Kur Ismail Kadare u rrit dhe filloi të shkruajë poezi, ai e sublimoi figurën e babait, duke e projektuar atë tek Stalini dhe Enver Hoxha, si etër virtualë të tij
    Mozik poezish nga biri i Stalinit, Ismaili
    Fry përmbi fushat e gjëra o erë,
    Këngët e mija i merr ti në gji!
    Këngë të reja në çdo parëverë.
    Stalin do thur un’ për Ty!…»

    Mjergulla fushës noton dalngadalë,
    Zogjtë u kthyen e djelli shkëlqen.
    Por në dritare Stalini s’ka dalë,
    Vallë pranverën s’e ndjen?…

    Vendesh të mija kur fryn kurdoherë
    Era nga deti i kaltër jugor;
    Flet për Stalinin çdo lule pranvere,
    Flet çdo agim pranveror.

    Por parëverën me drita dhe yje
    Të komunizmit kish njohur Ay:
    Kopshtet, uzinat dhe brezat me pyje,
    Mbjellur nga dora e tij;

    shpesh nga Kremlini Ay kish kundruar
    Natyrën të veshur plot lule, blerim.
    Hapur dritarja… Çibuku në duar
    Nxirrte një drudhzë tym…

    Të ardhmen mendonte si diell të qartë,
    Që nga Uralet gjer në Ballkan,
    Stepat e blera nën djellin e artë;
    Planin e math stalinian.

    per nje cerek shekulli talebani berishe dhe ato qe jane pas tij shkaterroi shtetin dhe perdhosi dinjitetin e shqiptareve.A ndone fjali apo fjale te Ismailit kunder ketij perbindeshi
    .
    Kjo eshte ligesia pambarim e ketij shkrimtari te madh por njeriu te vogel……se sa here afrohet stina e Nobelit
    i jain “urdher” te beje rezil enverin qe ne fakt po e kthen ne legjende ..me kanibalizmin..ka 30 vjet kadareja qe po i shqyen kockat enverit se dikush i tund dosjen K …ketij ismailopiteku…

  • Leri kohet e tua,Kadare,por nuk i mbush dot mendjen asnje shqiptari qe ti ke qene shkrimtasri i OBOPRRIT SOCIOALIST,i perkedheluri i tij,qe dilje jashte shtetit me paret e tij sa here ke dashur!
    Ty re zgjodhen deputet,ne tribunat e kongreseve te PPSH ishte pas Enver Hoxhes dhe kur te kritikuan per “Dimrin e Vetmise te Madhe”,erdhi vete Enveri ne Kongresin e Rinise ne Elbasan dhe te mbro9jti zyrtarisht nga lincimi popullor!
    Perrallat me perndjekje sigurimi etj,tregojua te huajve se ti pas 1990-tes nuk ke bere asnje veper letrare qe t’i afrohet sado pak romaneve apo poemave te tua per PPSH dhe Enver Hoxhen!
    Dy romanet e tua me personazh kryesor Enver Hoxhen ne Moske dhe pastaj me prishjen me Kinen,jane kryeveprsat e tua me te cilat u bere ky qe je sot!
    Por ti edhe ne kete interviste tregohesh qe je nje SOFIST i perkryer se kurre nuk ke bere gje per popullin ne 27 vjet duke mbeshtetur Sali Berishen ne te gjitha krimet e tij!
    Ti mashtron kur thua se nuk ke thene qe njerezit e AMBASADAVE ishin JASHTEQITJA E VENDIT!
    Turp te kesh se e ke thene hapur para mijra njerezve dhe eshte e dokumentuar ne Zeri i Popullit!

  • Ore na cave me nder b……ti dhe Muci i Nanos…..nuk keni me ca te mereni edhe kthehu e rikthehu ..nje avaz…vdiqe per nje cope Nobel….ku e kane hallin shqiptaret e ku ju…..epo kjo pune…..po shkruani a derezi dicka te hajrit per kete vend…..

    .

  • O Mol, Apartamentin e pare e more tek Pallati I rruges se Postes nga me te miret ne Tirane ne ate kohe, ku merrnin funksionaret e larte te asaj kohe. Pastaj more dy apartamente bashke ne mes te rruges se Dibres, I bashkove, I rregullove e mobilove si asksh, mu ne qender te Tiranes ku dhe aty te thjeshtet apo disidentet nuk banonin dot. Kishe makine me shofer e shkoje ku te doje me te dhe shoferi e benzina paguhej nga shteti. Gruaja jote gjithashtu shkonte ne pune per nja dy-tre ore sa per llogje kafe e cigare, se ishte dhe ajo ne profesion te lire e leje krijuese qe pak I merrnin. Rrogat rroga, sa te ministrave, antar I KQ, Nen kryetar I frontit Demokratik, deputet, mik I te medhenjve dhe femijve te tyre I ftuar per dreka e darka ne shtepite e tyre, vajtje jashte shtetit e botime jashte shtetit me parate nga shteti. Vajza me burse shteti u dergua per studime ne Paris. I marre ne mbrojtje nga kupola e diktatures. Ne se ky mund te quhet dissident dhe I persekutuar, flisni o njerez. mbylle ate goje O Mol e jeto me lemoshat e frances e mos bej ze se na lodhe. sa per librat e tua nuk besoj se brezi I ri I lexon apo cmon e pelqen ato. Edhe brezi modern I Tiranes se viteve 70 nuk te lexonte, vec kur detyrohej per provimet e matures

  • Komenti i Besnikut eshte shume i vertete. Nenkryetari i Frontit Demokratik te Shqiperise, veprat e te cilit perzgjidheshin per te mbushur faqet e tekseve shkollor te letersise se realizmit socialist te te te gjitha niveleve, qe nga filloria e deri te arsimi i larte,sepse plotesonin kushtin si vepra qe ndikonin ne edukimin komunist te popullit, per shkaqe thjesht interesash personal,genjen ,genjen dhe vetem genjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *