Dërguar me SMS
në numrin e redaksisë
E nderuar Dita! Shkrimi i z.Ismet Isufi dt. 15.06.2014, sqaron me vërtetësi gjendjen skandaloze në veprimtarinë e administratës të ISSH-së. Unë si qindra ushtarakë të tjerë, po tregoj vetëm një aspekt se si zbaton ligjet kjo administratë. Që nga dt. 06.05.2014 deri dt. 10.12.2014 i jam drejtuar Komisionit të Apelit të DRSSH-së Vlorë si dhe të ISSH-së Tiranë, nga 2 deri 3 herë kërkesë për rillogaritje të pensionit, por deri sot nuk kam marrë përgjigje. Shpreh keqardhje se si qeveria aktuale nuk ka marrë asnjë masë për reformimin e këtij institucioni, megjithëse që nga KLSH-ja në veprimtarinë e tij janë konstatuar një mal me mungesa e shkelje ligjore. N.Çela, Vlorë.
