ISSH: Rriten pensionet e parakohshme të caktuara në vitet 1994- ’95

Dita
Pensioniste duke mbajtur rradhen, per te terhequr shperblimin prej pese mije lekesh, te akorduar nga qeveria me rastin e festave te fundvitit.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka miratuar një projektvendim, në bazë të të cilit parashikohet rritja e masës së pensionit për disa kategori të veçanta.

“GSh” raporton se bëhet fjalë për pensione të parakohshme, të caktuara në vitet 1994 dhe 1995, të cilat në krahasim me pagesat e tjera të pleqërisë janë shumë të ulëta

“Sigurisht që Instituti i Sigurimeve Shoqërore mund të bëjë propozime pranë Këshillit të Ministrave për ndryshime të masës së pensionit. Konkretisht, në mbledhjen e datës 17 mars ne miratuam një projektvendim për të rritur disa pensione që janë shumë të ulëta. Janë disa pensione të parakohshme, të caktuara në vitet ’94-’95, të cilat kanë një diferencë shumë të madhe me të tjerat dhe për këtë arsye, ne dëshirojmë t’i përafrojmë shumat”, u shprehën përfaqësues të ISSH-së.

Të njëjtat burime shtuan se është ende herët për të folur konkretisht për masat e rritjes, pasi projekti i ISSH-së “Për ngushtimin e diferencave në masën e pensioneve” do të duhet të diskutohet edhe pranë Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë e më pas do të duhet të kalojë në qeveri për miratim. Do të jetë pikërisht kjo e fundit që do të vendosë nëse do të pranohet propozimi përkatës si dhe kategoritë përfituese.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *