Pushtimi turk dhe islamizimi i dhunshëm shënon goditjen e parë të rëndë ndaj popullsisë çame në trojet e veta. Përballë kësaj situate tejet të vështirë, kjo popullsi u detyrua të ruaj me fanatizëm gjuhën shqipe, zakonet e traditat, duke u mobilizua dhe në kryengritje të armatosur në shtatorin e vitit 1611. Historiani Hajredin Isufi sjellë në vazhdim dokumente historike e dëshmi nga kjo qëndresë, e cila bëri që banorët të ruajnë të paprekur identitetin e tyre…
ISLAMIZIMI I ÇAMËRISË
Islamizimi i dhunshëm, është goditja e parë ndaj çamëve në tokën e tyre amtare. Në vështrimin e parë të listave emërore të fshatrave që përmenden në dokumentet e kohës, vihet re se kthimi i të krishterëve në myslimanë është i papërfillshëm, si p.sh., në Gurrëz, Imlahor, Nehor etj, nuk figurojnë të krishterë të konvertuar. Ndryshe nga këta fshatra, fshati Koskë ka një dukuri tjetër. Në atë fshat defteri osman i vitit 1583 shënon 48 persona të islamizuar, të cilët në raport me popullsinë e fshatit përbënin 27 për qind të saj. Ndërsa fshati Gardhiq i Paramithisë nga gjithsej 112 kryefamiljarë, në regjistrimin osman shënohen vetëm dy prej tyre të kristianizuar. Në gjysmën e dytë të shek. XVI, në krejt zonën e Çamërisë, të krishterët përbënin mbi 90 për qind të numrit të përgjithshëm, kurse myslimanët nuk i kalonin as 10 për qind. Kështu, raporti i popullsisë kristiane me atë myslimane në përqindje ishte kryekëput në favor të të krishterëve.
PUSHTIMI OSMAN
“Forcat osmane, – shkruan Dora d’Istria, – e shkatërruan Janinën në vitin 1424 dhe kthyen në skllevër një pjesë të banorëve të saj. Turakani ngriti para qytetit një piramidë prej dy mijë kokash. Megjithatë, Thesprotia e lashtë u ngrit mbi rrënojat e saj.(Burimi: Dora d’Istria, Rinia e një shqiptareje, Tiranë, 2002, f.3l). Pushtuesit osmanë pasi mposhtën rezistencën e vendasve, një pjesë të forcave nën komandën e Sulejman Haxhi Beut e dislokuan në kështjellën e qytetit të Paramithisë. Ishte në traditën e Perandorisë Osmane që sapo pushtohej një territor, për nder të sulltanit ngrihej një xhami në qendër të këtij territori. Kështu, në vitin 1490, në Paramithi, u ndërtua xhamia e parë e madhe që u pagëzua “Xhamia e Sulltan Bajazitit II”. (Burimi: “Estia”, 1953, f. 163-165; Sp. Muselimi, vep. e përm., f.18). Ajo njihej edhe me emrin Xham-i Sherif (Xhamia e Shenjtë). Kjo ndërtesë kulti, fillimisht, do të shërbente për të kryer ritet fetare ushtria dhe oficerët turq të dislokuar në qytet dhe rrethina, por, nga pushtuesit e rinj, shihej në perspektivën e afërt dhe si një qendër fetare për të krishterët që do të ndërronin fenë në atë rajon. Ndërkohë, edhe në qytetin e Margëlliçit, një lagje, e banuar kryesisht nga ushtarë dhe jeniçerë osmanë, mori emrin “Lagja e Sulltan Bajazitit”. Pushtuesit osmanë në territoret shqiptare gjetën një popullsi të krishterë ortodokse e katolike. Predikuesit e fesë islame patën një terren të favorshëm edhe në zonën e Çamërisë. Ata nuk hasën ndonjë kundërpërgjigje të vendosur nga kleri dhe kisha.
SITUATA
Të krishterët shqiptarë para e pas pushtimit osman të shek. XV-XVI, kishin një kler të papërgatitur e të paorganizuar për të përballuar presionet e pushtuesit. Gjithashtu edhe disiplina kishtare ishte e shthurur aq sa në faltore nuk kryhej asnjë ceremoni fetare.(Burimi: Historia e Shqipërisë, vëll.I, Tiranë, 1959, f. 366-367).
Dobësinë që manifestonte kleri dhe kisha në këtë kohë, studiuesi Ferdinand Braudel e shpjegon me faktin që, sipas tij, “krishterimi në këtë vend nuk kishte hedhur rrënjë të thella”.(Burimi: F. Brandel, Mesdheu dhe bota mesdhetare në kohën e Filipit të dytë, 1949 (cituar nga Sh. Delvina në librin “E vërteta mbi Epirin”, Tiranë, f.315).
Perandoria Osmane u përpoq të bënte sa më pasiv rolin e dobësuar të kishave ndaj çdo veprimi që do të merrte kundër kishave, manastireve dhe besimtarëve të tyre. Administrata osmane u dha të kuptonin priftërinjve dhe klerit të lartë se, po të afroheshin me qeverisjen e pushtetit osman, ata do të kishin mbështetjen e saj. Klerikët, duke mos pasur as forcë e as mbështetje për të kundërshtuar strategjinë e pushtuesit të ri, pranuan më mirë të bëheshin përkrahës të pushtetit osman dhe të gëzonin privilegjet që i ofronte ai, sesa të deklaroheshin kundërshtarë të tij. (Burimi: “Enkyklopedia Eleftheroundaqi”, vëll. V, f.306). Kleri i krishterë, jo vetëm që nuk reagonte, por përkundrazi, nisi të heshtë ndaj dhunës, e sidomos ndaj përpjekjeve të pushtuesit për islamizimin e popullsisë së krishterë përmes rrugëve të ndryshme si: vështirësitë ekonomike, presioneve etj. Madje, ai u bë propagandues i flaktë i nënshtrimit ndaj së keqes, duke iu drejtuar besimtarëve të tij “që ta pranonin pa keqardhje nënshtrimin dhe taksat e rënda”.(Burimi: J. Sarras, Isteria tis Igumenitsis, 1550-1950, Athinë, 1985, f. 39).Ndërkohë klerikët e krishterë të fshatrave e të rajonit të Çamërisë, sa herë që hasnin në qëndresën e fshatarëve për të mos paguar taksat që i detyroheshin kishës, për shkak të varfërisë së tyre, u drejtoheshin për ndihmë pushtetarëve osmanë, për mbledhjen me dhunë të tyre. (Burimi: P. Pipineli, Historia e Revolucionit Grek, 1928, f.42; J. Kordatos, Lulëzimi dhe dekadenca e Bizantit (materiali i përkthyer në AIH, Tiranë).
DHUNË FISKALE E BURGIME
Administrata osmane vuri në zbatim një politikë diskriminuese fiskale, sidomos për të krishterët. Vendin kryesor të taksave në këtë kohë e zuri tributi i xhizjes. Xhizja ishte për kokë, detyrim që vihej në të holla vetëm për shtetas të krishterë fshatarë dhe qytetarë, kur me vendim të gjyqit lokal të Sheriatit një i krishterë kalonte në fenë myslimane, ai shkarkohej nga detyrimi për të paguar xhizjen. (Burimi: Historia e Popullit Shqiptar, vëll.l, 2002,f.592. Historia e Popullit Shqiptar…, vep. e përm., f.592). Popullsia e krishterë përballej me taksa të rënda, të cilat pushtuesi, gjatë fundit të shek. XVI e gjatë shek. XVIII, i rriste vazhdimisht. Shto këtu edhe faktin se shlyerja e taksave kërkohej të bëhej me flori, vështirësonte akoma shumë gjendjen ekonomike të shqiptarëve të krishterë. Kjo u ndie në mënyrë të veçantë nga popullsia e krishterë, që kishte të ardhura të pakta nga prodhimet bujqësore. Të krishterët, për të ruajtur fenë e tyre duhej të paguanin këtë taksë dhe, kush nuk e shlyente ose nuk ishte në gjendje ta paguante, burgosej menjëherë. Në se i krishteri e mohonte fenë e krishterë e kthehej në mysliman, barra e tatimeve i hiqej menjëherë.
Një nga format e qëndresës ndaj depërtimit të fesë së re ishte krishterimi i fshehtë (kriptokristianizmi). Ai përfaqësonte një gjendje kalimtare dybesimi, përmes së cilës, individë të krishterë e pranonin islamin vetëm formalisht, me qëllim që të shmangnin pagesën e haraçit dhe të gëzonin barazinë me popullsinë myslimane në jetën shoqërore. Në publik këta individë paraqiteshin si myslimanë që mbanin emra në besimin islam e shkonin në xhami, në familje, fshehtas, ushtronin ritin kristian.(Burimi: Historia e Popullit Shqiptar… Fq. 592). Në shumë raste, në një familje e pranonte fenë islame vetëm kryetari i saj, përfaqësuesi i familjes në marrëdhëniet me pushtetin osman, ndërsa pjesëtarët e tjerë mbeteshin kristianë.
PASHALLARËT E ÇAMËRISË
Shteti osman kishte si parim bazë në strategjinë e vet sigurimin e nëpunësve dhe funksionarëve në të gjitha nivelet e administratës nga kontigjentet e islamizuara vendase që kishte, por të përgatitur në Stamboll (robër lufte, të kapur në beteja të ndryshme të ushtrisë osmane). Këta robër, pasi islamizoheshin, edukoheshin në kolegjet osmane me një frymë të lartë devotshmërie ndaj islamit dhe Sulltanit(Burim i cituar më lart). Të tillë kishte edhe nga krahina e Çamërisë. Këta, pasi kishin braktisur besimin e krishterë, hynin si drejtues të administratës osmane në Çamëri. Njëri prej tyre është edhe i krishteri nga fshati Vica i Zagorisë, djali i së krishteres së ve, Bunës. Ky djalë, i islamizuar dhe i përgatitur në kolegjet e Stambollit, ishte pagëzuar me emrin muhamedan Ali dhe në vitin 1580 ishte vendosur në një nga postet më të larta në Paramithi: shef i xhandarmërisë osmane. Në burimet e kohës përmendet me emrin Ali Pasha.
Në vitet që pasuan, dhe veçanërisht në fillim të shek.XVII, emrat e të islamizuarve, që kishin zënë poste të larta në administratën osmane, ishin shtuar edhe më shumë. Dy prej tyre në këtë kohë kishin marrë titullin e lartë Pasha: Osman Pasha dhe vëllai i tij Ali Pasha – të dy paramithiotë të islamizuar. Cili ishte Osman Pasha? Një i krishterë me origjinë nga fshati Zavrus ose Turkogranicë i Paramithisë. (Burimi: P. Xhufi, Dionis Filozofi dhe Kryengritja e Shqipërisë së Poshtme e vitit 1611, në “Studime historike”, Tiranë, 1997, nr.l-4,f.32; V. Krapsites, vep. e përm., f. 131; K.D. Merziou, në “Epirotika Hronika”, 1940, f.34, 89). Ai, në fund të shek.XVI, u emërua sanxhakbej(Komandant ushtarak) i Delvinës dhe i Paramithisë (Ajdonatit), ndërsa vëllai i tij, Aliu, u bë sanxhakbej i Vlorës. Osman Pasha, më 26 qershor të vitit 1606, u transferua në Vlorë për të zëvendësuar të vëllain, i cili kishte marrë një detyrë tjetër nga Porta e Lartë: të kryesonte një ekspeditë turke kundër forcave hungareze, ku mbeti i vrarë në vitin 1608. (Burimi: V. Krapsites, vep. epërm., f.l31-133; K.D. Merziou, në “Epirotika Hronika”, 1940, f.38; Sp. Mouselimi, vep. epërm., f 31-32). Osman Pasha dy vjet më vonë, në vitin 1610 emërohet qeveritar i Paramithisë, dhe në marsin e vitit 1611 transferohet në postin e sanxhakbeut të Janinës.
KRYENGRITJA E ARMATOSUR
Në dhjetëvjeçarin e parë të shek. XVII, kur të krishterët dukeshin se nuk kishin më asnjë mbështetje, pati edhe klerikë të larte ortodoksë që dolën në mbrojtje të popullsisë së shtypur të krishterë si dhe për të kundërshtuar islamizmin, që kishte nisur dalë e ngadalë të shtrihej në çdo fshat e qytet të Çamërisë. Reagimet qenë të ashpra. Ato arritën deri në kryengritje të armatosur. Si vatra e qëndresës antiosmane ishte Paramithia, Margëlliçi dhe Suli. Dionis Filozofi nga Paramithia, asokohe kryepeshkop i Larisës dhe i Tërhallës, u bë vetë frymëzuesi dhe udhëheqësi i kryengritjes. Ajo nisi në ditët e para të shtatorit të vitit 1611 dhe arriti kulmin e saj më 10-11 shtator të vitit 1611. Vendi ku u zhvilluan ngjarjet e vjeshtës së atij viti ishte territori i Çamërisë, nga Bastia e Sajadhës, në bregdetin Jonian, në Paramithi e Margëlliç, duke përfshirë këtu edhe banorët e fshatrave të malësisë së Sulit. Sipas burimeve të kohës, ishin ngritur në këmbë rreth shtatëdhjetë fshatra dhe numri i kryengritësve arrinte në rreth 1100 vetë.(Burimi: P. Xhufi, art. i përm., f. 27; K.D. Mertziou, I epanastasis tou Dionisiou fhilosofous, iii’ “Epirotika Hronika”, nr.13, 1938, f.86). Kryengritja kishte tiparet e një lëvizjeje të gjerë popullore dhe mbështetej jo vetëm nga të krishterë, por edhe nga elementë vendas të islamizuar kundër dëshirës së tyre. Sanxhakbeu i Janinës, Osman Pasha, sapo mësoi se në Çamëri kishte shpërthyer kryengritja, i nisi një raport të gjatë Portës së Lartë në Stamboll, ku ndër të tjera akuzonte banorët e Çamërisë për rebelim, madje, sipas tij, kishin krijuar lidhje edhe me spanjollët kundër madhërisë së tij, Sulltanit. Së fundi, Osman Pasha kërkonte urdhër nga Stambolli se si të vepronte.(Burimi: “V. Krapsites, Oi mousoulmanoi tzamides tis Thesprotias, Athinë, 1986, f.18). Kuptohet se përgjigja nga Porta qe e shpejtë dhe e prerë: të shtypej me zjarr e hekur dhe kundërshtarët e Divanit të ndëshkoheshin ashpër që të merrnin mësim edhe banorët e tjerë të vendit.
NDËSHKIMI I KRYENGRITËSVE
Osman Pasha u nis vetë nga Janina në krye të forcave të shumta osmane për të shtypur kryengritjen. Ai, marshimin drejt Çamërisë, e shihte si një inkursion me rreziqe të mëdha për atë dhe forcat e tij. Këtë frikë, që përjetonte pashai i islamizuar nga Paramithia, ia shprehu hapur njërit prej shoqëruesve të tij, duke i thënë se ishte rrezik i madh të udhëtojë nëpër këto vende për shkak të kryengritësve, që ishin ngritur me armë në dorë nëpër male dhe që kishin zënë të gjitha shtigjet dhe qafat. Përballë forcave të shumta osmane, dhunës dhe presioneve që ata ushtruan, kryengritja u shtyp. Kjo edhe sepse organizimi i kryengritjes nuk mundi t’i përgjigjej kësaj lëvizjeje, ndaj dhe masakrat e ushtrisë së Osman Pashës ishin çnjerëzore ndaj popullsisë së pafajshme. Rreth dyqind kryengritës i dogjën të gjallë, bashkë me udhëheqësin e tyre, Dionis Filozofin.(Burimi: K.D. Merziou, art. ipërm.,f.85; P. Xhufi, art. i përm.,f.29). Pas shtypjes së kryengritjes ai u kthye në Janinë si triumfator duke lënë pas një tmerr dhe përgjakje në popullsinë çame. Ndër kohë, vatrat ku kishte shpërthyer kryengritja: Margëlliçi, Paramithi e Pargë, u përforcuan me trupa të shumta ushtarake, ndërsa administrata e lartë osmane në Janinë dërgonte herë pas here inspektime për të vëzhguar nga afër situatën në rajonin e Çamërisë, që për disa vjet u mbajt nën një kontroll të fortë. Administrata osmane me seli në Janinë, kur u bind se qëndresa vendase ishte ulur ndjeshëm, largoi një pjesë të forcave nga Çamëria dhe emëroi në vitin 1624 si kryeadministrator të Çamërisë me qendër në Paramithi, Mehmet Pashën, një tjetër timariot të islamizuar nga rrethinat e Paramithisë.(Burimi: “Epirotika Hronika”, 1940, f.38; V. Krapsites, I istorija tis Paramithias…, f.134.
Është me interes të vihet në dukje se pushturdi osman në vendet e pushtuara, nuk përdori dhunë të organizuar e të drejtpërdrejtë shtetërore për të imponuar kthimin nga feja e krishterë në atë islame. Porta e Lartë, në strategjinë e vet, synonte të arrinte përhapjen e islamit, fesë zyrtare të shtetit osman, nëpërmjet presioneve dhe taksave. Megjithatë, raste të mirëfillta të dhunës së ushtruar nga administratorët vendas të islamizuar, nuk munguan. Kështu, për shembull, Mehmet Pasha, për t’u treguar eprorëve të tij në Janinë se ishte i suksesshëm në funksionet që kishte dhe besnik ndaj Sulltanit, nuk kursente asnjë mjet për t’i detyruar vendasit që t’i nënshtroheshin pushtetit osman. Madje për të kaluar nga feja e krishterë në atë islame, ai jo rrallë përdorte edhe dhunën.
Burimet e kohës tregojnë se, kur ai bëri një inspektim nëpër fshatrat e krishtera nga Paramithia në Pargë, kudo ku kalonte, me forca të shumta që e shoqëronin, bënte presione të shumta dhe ushtronte dhunë mbi të krishterët për f i detyruar të bëheshin muhamedanë.Nga statistikat e vitit 1875 del se shumica e fshatrave në Çamëri si Grava, Galbaqi, Karbunari, Rrëzanji, Kurtesi, Dramësi, Spatari, Koska, Lopsi e të tjera ishin islamizuar plotësisht. Ndërkohë, në Çamëri, i njëjti autor grek jep edhe raportin e besimeve (myslimanë e të krishterë) në qytetet kryesore. Kështu p.sh. qyteti i Filatit nga 600 familje që kishte, vetëm 100 familje ishin të krishtera, ndërsa në qytetin e Paramithisë nga 900 familje që kishte, vetëm 300 familje ishin të krishtera.
SHTIMI I TERRORIT
Në Çamëri kishte dhe fshatra të përziera (laramane) si Grikohori, Njihori, Gurrëza, Picari, Minina etj. Ndërkohë kishte fshatra me popullsi të pastër të krishtera si Malluni, Rehania, Spasharati, Morfati, Shenica, 24 fshatrat e Fraritetj.(Burimi: B.SD Zatou Mollosos. Epirotikai Meletoi, Tom I, Athinë, 1875J.31, 37, 42, 57, 59). Është me interes të vihet në dukje se nga 189 fshatra që kishte Çamëria, në 124 prej tyre pa marrë parasysh besimin fetar flitej në familje vetëm gjuha shqipe, ndërsa vetëm në 55 fshatra flitej greqishtja. Dukuria e presioneve të individëve vendas të veshur me pushtet dhe të pasuesve të tyre të islamizuar fanatikë, u duk në çdo familje të krishterë. Në këto rrethana, elementi i krishterë, shkruan Pukëvili, për të mbijetuar e për të shpëtuar nga zgjedha e pronarëve muhamedanë dhe të fqinjëve të tyre, ndërruan fenë.(Burimi: Pouqueville. Voyage de la Grece. Vëll I, faqe 259). Ndërkohë, ata të krishterë, që tregoheshin të panënshtruar, ishin vënë nën presione të dhunshme. Kështu p.sh., në fshatin Smokovinë, një i krishterë, edhe pse u keqtrajtua publikisht në mes të fshatit, nuk pranoi të bëhej mysliman. Për këtë kokëfortësi që tregoi “kauri i pabindur” me urdhër të autoriteteve osmane u var te rrapi shekullor në qendër të pazarit të Paramithisë.(Burimi: “Epirotika Hronika, 1922, faqe 42”). Në vitet 30 të shek. XVI, spahinjtë shqiptarë, shkruan Aravantinoi, kishin mbushur radhët e taborëve osmanë. Ai përmend se në betejën kundër persëve, në radhët e ushtrisë osmane ishin mijëra spahinj myslimanë e të krishterë.
DEKRETI I SULLTANIT KUNDËR ÇAMËVE
Sulltan Murati IV, për të shtyrë edhe më tej strategjinë e fushatës së islamizimit, nxori një dekret sipas të cilit spahinjtë shqiptarë, pavarësisht nga lidhjet që kishin treguar me pushtetin osman, për t’i mbajtur e trashëguar pronat e tyre, duhet të ktheheshin në islam. (Burimi: K. Lazaridis, Oi Furkai Spaides, “Estia”, 1952; V. Krapsites, I Istorija tis Paramithias…, f.27; J. Sarras, vep. epërm., f.31-32).
Ky dekret sulltanor jo vetëm që nuk gjeti kundërshtim te spahijtë vendas, por ata u treguan sa të bindur, aq dhe të vendosur në mbështetje të administratës osmane në realizimin e planeve të saj dhe në islamizmin e tyre pa ngurrim. Ndërkohë, spahinjtë jo vetëm që arritën të legalizojnë pronat që kishin fituar nga shërbimet që kishin kryer, por një pjesë e tyre, duke fituar pushtet, i zgjeruan pronat dhe morën shumë pushtet. Kështu p.sh., Shahin Beu nga Paramithia, në vitin 1642, arriti të bëhej një pushtetar i lartë në Paramithi dhe kishte nën administrimin e tij një territor që shtrihej nga Paramithia deri në Lefkade. Më pas, pushteti i tij, duke fituar besimin e Portës, u rrit edhe më shumë. Në vitin 1644 ishte një ndër titullarët e lartë të administratës osmane në brigjet e detit Jon dhe kontrollonte çdo lëvizje të anijeve veneciane në Korfuz, të cilat sapo ankoroheshin në brigjet e Frarit, menjëherë tatoheshin me një taksë arbitrare59.
Për Mehmet beun, të birin e Hysen Shahin beut, kryeadministrator i Paramithisë, thuhet se së bashku me të atin e tij, kishte marrë pjesë në luftën 20-vjeçare kundër Kretës që njihet në histori me emrin “Lufta veneto-turke”. (Burimi: K.D. Merziou në “Epirotika Hronika”, 1940, f.38; V. Krapsites, 1 Istorija tis Paramithias…, f. 131-133; Sp. Mouselimi, vep. epërm.,f 131-132). Ndër ushtarakët e lartë të islamizuar të Çamërisë përmendet edhe Bejko beu nga Paramithia. Ai rridhte nga një timariot i islamizuar nga rrethinat e Paramithisë qysh në shek. XVI. Emrin e Bejko beut e hasim për herë të parë në postin e ushtarakut të lartë në ndërmarrjen e forcave osmane për të pushtuar Pargën, që ishte nën zotërimin e venecianëve. Bejko beu, në krye të forcave turke, në vitin 1657, e rrethoi Pargën, por për shkak të një moti të keq që filloi në vjeshtën e tretë të atij viti, u detyrua të largohet për të filluar sulmin kundër venecianeve disa muaj më vonë, më 18 shkurt të vitit 1658, pasi mori edhe përforcime të shumta edhe nga garnizonet turke në Vlorë. Bejko beu organizoi e drejtoi operacione të suksesshme kundër venecianëve në Pargë, por u kap rob nga kundërshtarët e tij dhe që nga ky moment, mori fund karriera e tij ushtarake, edhe pse u lirua më pas nga venecianët. Mund të përmenden edhe individë të tj erë të cilët, duke përqafuar fenë islame, arritën të zënë në Çamëri pozita të rëndësishme administrative si dhe të shtojnë me shpejtësi pasuritë dhe pronat e tyre. Ndër individë të tillë mund të veçohet edhe Hysen Xhelepi, një i afërm i Osman Pashës. Ai, në burimet historike përmendet që në vitin 1612. Ishte ndër spahinjtë e parë të Paramithisë i islamizuar që në fund të shek.XV, Hysen Xhelepi, duke përfituar nga mbështetja që kishte nga dy funksionarë të lartë të farefisit të tij, vëllezërit Osman Pasha dhe Ali Pasha, sanxhakbej në Delvinë, Vlorë, Paramithi e Janinë, arriti të verë nën zotërimin e tij shumë prona jo vetëm të fshatarëve të krishterë, por edhe të manastireve. Ky spahi taksambledhës arriti që çifiigjet e tij t’i shtrijë deri në fshatin Koron të Frarit. Thuhet se Hysen Xhelepi, sapo mori nën zotërimin e tij çifligun në fshatin Koron, mobilizoi 200 të krishterë, mjeshtra e fuqi punëtore dhe ndërtoi një mur të gjatë rrethues me gurë për të kufizuar çifligun e tij nga fqinjët e tjerë çifligarë. Ndërtuesit punuan të detyruar si skllevër për afro pesë vjet për nxjerrjen e gurit, transportit si dhe ndërtimit të murit rrethues. Këta çifligarë të rinj si Hysen Xhelepi, Mujo Xhelepi dhe Bejko Pashai, të tre nga Paramithia, i përmend edhe Evlia Çelebiu, që me sa duket i ka njohur, kur ka vizituar Paramithinë në vitin 1670…
NESËR DO TË LEXONI:
-Dëshmi dhe dokumente: Toleranca fetare në Çamëri, elementi kryesor i rezistencës e mbijetesës kundër pushtimit osman.
-Ruajtja e gjuhës, dokeve e zakoneve dhe thyerja e barrierave fetare në martesa, elementë të rëndësishëm për ruajtjen e identitetit shqiptar të popullsisë çame.
-Dokumente historike të arkivave të huaja dhe dëshmi të unitetit mes çamëve në përballimin e tiranisë së pushtuesve.

Drame dhe histori rrenqethese e popullit cam. Kur do te marin fund vuajtjet e kesaj pjese te piopullit shqiptar, kur do te rikthehen camet ne trojet e tyre aytoktone nga ku u perzune me dhune, nga nje genocid i pashembullt i shovinisteve greke?!
Loxo “Zerin e Camerise” per kryengritjen e 1611. Dhe do te kuptoshe se kush ka masakruar ke.
Asllan Pasha (Cam) donte tju jepte nje mesim te mire kryengritesve, ndaj pasi arriti ta kapi te gjalle Dionisin, pa bere as gjyqin me te vogel, e denoi ate per krimet qe ai kishte bere ndaj myslimaneve me djegje per se gjalli ne hell. Dionisi u poq per se gjalli ne hell dhe pasi u ballcamos u transportua ne gjithe Greqine qytet me qytet deri ne Stamboll.
Nje nder vendimet qe ndermorri pashai shqiptar i Janines se asokohe Asllan Pasha ishte largimi i te gjithe elementeve te rrezikshem greko-ortodoks nga zona e keshtjelles se Janines. Keshtu nga zona e keshtjelles se Janines u larguan nje pjese e grekeve dhe ne keshtjelle u vendosen çamet myslimane dhe çifutet.
Loxo “Zerin e Camerise” per kryengritjen e 1611. Dhe do te shikoni kush ka masakruar ke.
Asllan Pasha (Cam) donte tju jepte nje mesim te mire kryengritesve, ndaj pasi arriti ta kapi te gjalle Dionisin, pa bere as gjyqin me te vogel, e denoi ate per krimet qe ai kishte bere ndaj myslimaneve me djegje per se gjalli ne hell. Dionisi u poq per se gjalli ne hell dhe pasi u ballcamos u transportua ne gjithe Greqine qytet me qytet deri ne Stamboll.
Nje nder vendimet qe ndermorri pashai shqiptar i Janines se asokohe Asllan Pasha ishte largimi i te gjithe elementeve te rrezikshem greko-ortodoks nga zona e keshtjelles se Janines. Keshtu nga zona e keshtjelles se Janines u larguan nje pjese e grekeve dhe ne keshtjelle u vendosen çamet myslimane dhe çifutet.
gjergji tr ; hiqi syzet e janulles edhe lexoje shrimin si e lexojme te gjithe,,,,,,(Osman pasha edhe ali pasha vini nga fisi I bune-ve) u konvertuan ne myslimane per intersat personale, u persekutuan edhe larguan nga cameria te gjithe ata cemer qe nuk donin te nderronin fene, greket si gjithmone te djallezuar qysh nga koha e akilit (kali I trojes) shfrytezuan moskenaqesine e cemerve kundrejt konvertimit edhe taksave per ta shpallur si lufte kunder islamit,,,,,,pasi ta kesh lexuar komentin tim ik edhe merr rrogen te zyrat e soro-it ose ke zyrat e janulles,,,,,,,,,,te pakten cemerit e krishter u konvertuan ne myslimane per te mos paguar taksa kurse ju kopilat e janulles u konvertuat per 300 euro ne muaj,,,,,,kjo eshte diferenca juaj midis cemerve edhe sorollopit tuaj………!!!!!!!!!!
Jua prishi terezine ky artikull dhe filloni e flisni percarte.
Gjate gjithe historise se Shqiperise, ne lidhje me perhapjen e fese Islame ne trevat shqiptare ose me konvertimin e popullsise ne fene islame ka nje mendim: Perhapje me dhune, taksat e larta ndaj popullsise se krishtere dhe populli shqiptare duke i bere balle presionit turk arriti te mbijetoj! Edhe autori i ketij shkrimi nuk ka mundur te dali jashte strukturave te percaktuara me pare. Marko Bizi, peshkop ne Tivar, ne lidhje me konvertimin te popullsise ne islam thot: Nese ne rajon do te kishte me shume klerik mysliman, islamizimi do te ishte me i madh dhe me i shpejt. Ne raportin e tij derguar Vatikanit, si faktore te tjere qe kane ndikuar ne islamizimin e popullsise, shkruhej edhe mungesa e klerit te krishtere te shkolluar. Lufta ndermjet kishave te krishtera (katolike-ortodokse) i hapi rrugen konvertimit te popullsise ne fene e re (islame). Aty ku konflikti i krishtere ishte me i ashper, aty edhe islamizimi ishte me masive. Nese do te mundohemi ta shpjegojme islamizimin me ane te dhunes, si do te mund ta shpjegojme ekzistencen e fshatrave te krishtere te permendura ne shkrim!
Taksat: Te gjithe nenshtetasit osmane (te krishtere-mysliman) i kishin taksat te njejta. Te krishteret paguanin me teper vetem xhizjen (taksen e kokes), por nuk kishin detyrimet qe kishin myslimanet (psh. te venin ushtare)
Jeniçeret nuk jane rober lufte. Nuk e di kush e ka shkruar per here te pare kete, por nuk ka nje gje te tille.
Koncepti turk: Te flasesh per ne shk e 15, 16, eshte nje term i gabuar. Nese do te benim nje vleresim nga ana etnike, kemi per te vene re se etniku turk eshte minoritet, pakice. Te identifikosh nenshtetasit osman me emrin turk, nuk e di sa vleresim i drejt mund te jete.
Ndjenja e fajesimit qe te paret tane u bene mysliman, nga ana logjike e psikologjike, ben qe indiviti te akuzoje tjetrin (paraardhesin) per gjendjen ne te cilen jeton. Autori i gjen zgjidhjen: skane faj, se u detyruan me dhune!
Mendoni konvertimet ne fene islame te individeve te krishtere ne Shqiperi apo ne vende te ndryshme te Evropes, ne ditet e sotme, a do te mund t’i arsyetojme keto me ane te termave “dhune dhe taksa fiskale”? Nese jo, atehere pse na duket çudi perhapja e fese islame ne shk. 15-17, apo edhe ne shk. 19.?!
Artikull i Camit Hajredin Isufit eshte nje provokim per Cemerit, qe nje jete bejne “viktimen”.
une di te them se ka gabime nga ana e trajtimit historik.
vetem se po shoh qe fobia ndaj çameve paska zene rrenje ne shoqerine shqiptare. çamet nuk bejne viktimen, por qe ta kuptosh duhet te te rrahin, te marrin pasurine, te perzene nga pronat e tua dhe aty ku te vesh te ndjehesh i perbuzur. atehere kemi per ta kuptuar kete shoqeri qe ne Shqiperi u trajtuan si klase e ulet.
Mbetem i mahnitur nga Faktet e reja historike qe dalin ne drite, ketu tregohet qarte qe popullsia Ortotokse greqishte-folese u masakrua nga vete Cemerit e Islamizuar, Ortodokset u renuan ekonomikisht (me taksa dhe sekuestrime) dhe fizikisht (200 kryengrites u dogjen, ne Janine u be nje piramid e madhe me koket e prera), per te mbajtur Fen edhe Tradidat eTyre. Kurese Pashallare, adinistrator, pronare tokash, pasanik u bene Cemerit qe u kthyen ne Islamik te cilet e mbajne akoma me kaq fanatizem dhe mburje fene e tyre Islame.
Loxo “Zerin e Camerise” per kryengritjen e 1611.
Asllan Pasha (Cam) donte tju jepte nje mesim te mire kryengritesve, ndaj pasi arriti ta kapi te gjalle Dionisin, pa bere as gjyqin me te vogel, e denoi ate per krimet qe ai kishte bere ndaj myslimaneve me djegje per se gjalli ne hell. Dionisi u poq per se gjalli ne hell dhe pasi u ballcamos u transportua ne gjithe Greqine qytet me qytet deri ne Stamboll.
Nje nder vendimet qe ndermorri pashai shqiptar i Janines se asokohe Asllan Pasha ishte largimi i te gjithe elementeve te rrezikshem greko-ortodoks nga zona e keshtjelles se Janines. Keshtu nga zona e keshtjelles se Janines u larguan nje pjese e grekeve dhe ne keshtjelle u vendosen çamet myslimane dhe çifutet.
Termi “greko-ortodoks” eshte term politik. Do te ishte me mire nese themi “popullsia ortodokse”. Se na del se greko-ortodoksit na flisnin shqip e jo greqisht.
Te njejtat masakra bene dhe ne bashkepunim me Nazistet Gjerman.
Lexo internet “Paramythia wikipedia”
On the night of 27 September 1943, Cham militias arrested 53 Greek citizens in Paramythia and executed 49 of them two days later. This action was orchestrated by the brothers Nuri and Mazar Dino (an officer of the Cham militia) in order to get rid of the town’s Greek representatives and intellectuals. According to German reports, Cham militias were also part of the firing squad.[20]
During September 20–29, as a result of serial terrorist activities, at least Greek 75 citizens were killed in Paramythia and 19 municipalities were destroyed.[21] On September 30, the Swiss representative of the International Red Cross, Hans-Jakob Bickel, visited the area and concluded:[22]
20,000 Albanians, with Italian and now German support, spread terror to the rest of the population. Only in the region of Fanari 24 villages were destroyed. The entire harvest was taken by them. In my trip I realized that the Albanians kept the Greeks terrified inside their homes. Young Albanians, just finished from school, wandered heavily armed. The Greek population of Igoumenitsa had to find refuge in the mountains. The Albanians had stolen all the cattle and the fields remain uncultivated.
o emigrant ;lexoje mire ti shkrimin dhe pastaj nenvizo te gjitha c’ka thene autori per camet si muslimane qe u konvertuan edhe per ata krishtere,,,,,,,ik edhe kerko noi lemoshe ke “babai yt shpirteror “, dobic I janulles &co,,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!!!!!
Nese ngjarrjeve historike u heqim kontekstin “kohe”, u bejme vleresime sipas pikpamjeve politike te diteve te sotme, atehere na ka mbetur edhe nje gje: t’u heqim edhe daten e kohes kur ka ndodhur dhe te vendosim daten e sotme!
Deri tani kemi lexuar qe myslimanet kane dhunuar popullsine e krishtere. termi popullsi e krishtere u zvendesua me termin popullsi ortodokse. me mbas nga popullsi ortodokse kaluam tek popullsi greko-ortodokse dhe greqisht foles. tani po pres kur te shkruhet “shqiptaret myslimane kane dhunuar grekerit ortodoks”!
Zoterinj bythe-shitur alias neo-greke , historia eshte ajo qe eshte dhe per Camerine e çamet , nuk keni te drejte te interpretoni sipase midese suaj te Janullatos e Megali-Idhese , ne kohen qe shtjellohen ngjarjet ne kete shkrim nuk ekzistonte emri grek e as Greqia e sotme por Rumelia , ne Cameri te krishteret flisnin shqip si dhe myslimanet ( si dhe sot neper shtepi te krishteret nga frika e qeverise greke ) , ju te shitur apo argato-arabe te ardhur ne trojet shqiptare tek bejleret beni mire te mos nxirrni ende helm nga goja sepse eshte dita e shqiptareve nga Presheva ne Preveze ( shikoni ne internet shqipen e prevezianit Pr.Niko Stillos e intelektualeve te vertete greke per çamet qe ne kohen e Bizances )