Itali, 116 mjekë dhe 8 farmacistë mes viktimave nga koronavirusi

redaktor

Në një kohë që numri i viktimave në Itali nga Covid-19 ka shkuar tashmë në 21 mijë, edhe humbjet ne radhët e bluzëve të bardha sa vijnë e bëhen më tragjike.

Të dhënat e fundit të bëra publike nga Mbrojtja Civile, por edhe Urdhri i Mjekëve në Itali, këtë të martë ( 14 prill) raportohet se numri i mjekëve që kanë vdekur është 116.

Vetëm sot kanë vdekur 4 mjekë të tjerë.

Por veç mjekëve dhe infermierëve, po rritet edhe numri i farmacistëve që kanë ndërruar jetë.
8 farmacistë kanë gjetur vdekjen deri më tani.

e.k. / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *