Itali, 150 kg marijuanë nga Shqipëria. Në pranga shqiptari

redaktor

Policia e Italisë ka sekuestuar 150 kg marijuanë në portin e Barit, ndërsa ka vënë në pranga një 46-vjeçar shqiptar. Mediat italiane citojnë karabinierët e Barit, të cilët bëjnë të ditur se operacioni antidrogë është organizuar në bashkëpunim me autoritetet doganore.

Shqiptari, transportues i drogës, emri i të cilit nuk bëhet i ditur kishte fshehur 71 pako në pjesën e poshtme të një kamioni frigorifer, i nisur nga Shqipëria me anije.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *