Itali, 16 të arrestuar nga banda italo-shqiptare e drogës

editor

Trafikonin kokainë dhe marijuanë nga Amerika latine në Itali. Zbulimi është kryer nga Policia e Breshias në Itali, e cila në bashkëpunim me prokurorinë e këtij qyteti ka mundur të vërë në pranga 16 anëtarë të një bande të rrezikshme, të përbërë nga shtetas italianë dhe shqiptarë. Kështu, falë operacionit të koduar “biletë restoranti”, mendohet se aktiviteti i tyre shtrihej kryesisht në biznese private si restorante.

Sipas të dhënave të fundit, hetimet kanë zanafillën në vitin 2010-të, pas arrestimit të njërit prej  anëtarëve të bandës. Droga mësohet se transportohej nga Santo Domingo për në në Itali dhe shpërndahej më pas nga anëtarët e bandës italo-shqiptare drejt Breshias  dhe Mantovës.

Në fazën e parë të  “biletë restoranti”, u bë i mundur arrestimi i pesë personave, si dhe u sekuestruan 4 kg kokainë dhe 2 kg hashash. Më tej u  identifikua edhe një dërgese droge nga Amerika Latine nëpërmjet Zvicrës, me ndërmjetesimin e trafikanteve amerikano-latinë dhe italianë.

Faza e dytë e operacionit vijoi me arrestimin e tre personave të tjerë në aeroportin e Zyrihut, ku u sekuestruan edhe 3 kg kokainë, paketuar në kuti konservash me perime. Hetimet e policisë italiane kanë vërtetuar se, kokaina trafikohej nga Amerika Latine ndërkohë që, hashashi sigurohej nga brenda Italisë, nëpërmjet elementëve mafiosë të “Ngdrageta”-s, që operon në zonën Kalabri – Milano.

Polica thekson gjithashtu se janë shpallur në kërkim dy shtetas shqiptarë, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë publik, ndërkohë që nën akuzë janë aktualisht 28 persona, nga të cilët 5 janë arrestuar në flagrancë,  13 të tjerë ndodhen në burg dhe një tjetër në arrest shtepie.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *